Kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma bashkëbisedoi me banorët e Katundit të ri mbi programin e saj afatgjatë për zhvillimin e bujqësisë së zonës dhe rritjes së vendeve të punës. Duma tha se sukses do të jetë që brenda mandatit, çdo familje të bashki të ketë minimalisht një person të punësuar. Ajo ftoi banorët të bashkohen të gjithë rreth fitores së përbashkët më 21 Qershor.

“Nesër nuk do të jetë arritje që me taksat do të bëjmë rrugët. Nesër do jetë arritje që çdo familje e bashkisë së Durrësit do ketë minimalisht një të punësuar. Periferia bën produktin bujqësor dhe ti jepet mundësia që ti shitet tek tregu dhe këtë do t’ua siguroj me 3 tregje të mëdha që do të lidhin zonat bujqësore, me pikën e grumbullimit, me tregun e levisshëm që do bëjmë në qytet dhe zona të tjera ku do kemi edhe produkt bujqësor por edhe produkte të tjera. Do ta çojmë produktin bujqësor drejt turizmit. Do ndërtojmë një agroturizëm që e meriton secili nga ne. Ju ftoj të ndjejmë frymën e fitores nga tani deri më 21 Qershor”, tha Duma.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 1 Qershor 2015