Kandidati për Korçën Gjergji  Mero ishte në Selanik ku u takua me emigrantët shqiptarë. Ata i garantuan Gjergji Meros se do të vijnë në Korçë  dhe në qytetet e tjera  nga ku kanë origjinën,  për të votuar programin e Partisë Demokratike, si shpëtim nga kriza e rëndë ekonomike që ka mbërthyer Shqipërinë. Emigrantët thanë se prindërit dhe të afërmit e tyre nuk po jetojnë dot me pensionet minimale, të cilëve u është privuar dhe rimbursimi i ujit dhe dritave. Çmimet  janë rritur, faturat dhe taksat  po bëhen gjithnjë e më të papërballueshme. “Në zgjedhjet politike të 2013-ës, kjo qeveri na mashtroi  me premtime boshe për ne dhe për të gjithë familjet tona në atdhe, prej nesh solli dhe me autobusa dhe  nuk u realizua asgjë nga premtimet e Rilindjes.

Kandidati Gjergji Mero ndër të tjera theksoi se vota për programin e koalicionit të djathtë për Punë dhe Dinjitet,  është vota për zhvillimin e Korçës, për zhvillimin dhe kthimin e shpresës për  çdo qytet, ku mjerimi ka mbërthyer çdo familje, papunësia e lartë po shkakton problem të rënda sociale, ku taksat rrënuese  po mbyllin mijëra biznese dhe po falimentojnë prodhimin vendas.

“Vota juaj tha kandidati Mero është për shpëtimin e fshatit nga falimentimi, ku ju keni derdhur mundin dhe sakrificën e afër çerekshekulli pune të rëndë në emigracion. Ne do të zhvillojmë fermat dhe do të ngjallim tregun e prodhimeve bujqësore, duke rritur ekonominë dhe agrobiznesin.

Kandidati Gjergji Mero vuri në dukje se në Korçë dhe në qytete të tjera, qeveria ka rrëzuar për pak minuta me tritol INUK-u , banesat, bizneset e emigrantëve të ndërtuara me vetësakrifikim dhe të familjeve të tyre në Shqipëri.

Kandidati Mero tha se vota e emigrantëve duhet të jetë vendimtare për fitoren e programit që do të sjellë zhvillimin, do të kthejë shpresën për të rinjtë dhe do të sigurojë punë dhe dinjitet.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 14 Qershor 2015