Shkon në 1 milionë e 346 mijë euro shpenzimi i kandidatit të Ramës për spote televizive, deri më 15 qershor. Asnjë transparencë se nga vijnë këto para.
Sa më shumë afron 21 qershori, aq më shumë shtohen shpenzimet e dëshpëruara të kandidatit rilindas për Tiranën, për spote e reklama televizive.
Deri më datë 15 qershor, Erion Veliaj ka shpenzuar 1 milionë e 346 mijë euro.
Pra nga denoncimi ynë i parë për 1 milionë e 144 mijë euro, shifra për dy ditë është rritur 202 mijë euro.
202 mijë euro për dy ditë shpenzon Erion Veliaj vetëm për spote, ndërkohë që mijëra familje në Tiranë e në mbarë vendin mezi mbyllin muajin dhe janë zhytur në borxhe për bukën e gojës.
Veliaj deklaroi publikisht një jave me pare se ka vetëm 108 milionë lekë të vjetra për fushatë. Por faktet flasin ndryshe!
Erion Veliaj nuk duhet të vazhdojë të fshihet dhe e ka për detyrim moral dhe ligjor të bëjë transparencë.
Kemi besimin se qytetarët e Tiranës e kanë të qartë këtë gjë dhe me datë 21 Qershor do të marrin vendimin e duhur dhe do t’i japin gjykimin e duhur.
Edhe 4 ditë! Sepse nuk mund t’i besojmë votën dhe të ardhmen një njeriu që punën e bazon vetëm në reklama dhe reklamat vetëm në gënjeshtra.
Deklaratë për media e deputetit të Partisë Demokratike, Gert Bogdani, 17 Qershor 2015