Vijojnë takimet elektorale të kandidati të djathtë për Bashkinë Kavajë z. Engjëll Cara. Takim i rradhës për kandidatin e Partsë Demokratike ishte në fshatin “Luz i Vogël”, nga ku z. Cara shpalosi platformën e tij për zhvillimin e bujqësisë në zonat rurale. Në këtë takim ishte i pranishën dhe kryetari i Partisë Republikane z. Fatmir Mediu, si pjesë e Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet. Nga ky fshat kandidati Engjëll Cara, denoncoi një shkelje flagrante të ligjit nga kandidati i majtë Elvis Rroshi, i cili ka tejkaluar kompetencat ligjore, duke dhënë leje rikonstruksioni të një ndërtese, pa juridiksionin përkatës, duke qenë që Bashkia e re nuk është kostituuar akoma.
“Ja një shembull që Ervini del jashtë ligjit. Vërtetim, nuk e them për arsye etike emrin e qytetarit në Domën, që mund të ndërtojë, rikonstruktojë çatinë dhe Ervin Rroshi, ia jep për zbatim Ilir Rrapushit. A ka shkelje ligjore më të madhe se kjo, kalim kompetence? Si mund të drejtojë ky njëri që nuk e ka të qartë ç’është ligji? Deri sa të bëhet konstituimi i Bashkisë së re, drejtues të Bashkive janë ata që janë dhe të njesive administrative, të komunave janë: Përparim Caça, Hajrulla Tafa dhe Namir Gjoci”, tha kandiati Cara.

Më pas ai u ndal dhe në disa shtylla të programit të tij elektoral, në të cilin, si prioritet për “Luzin e Vogël” është pastrimi i kanaleve kulluese dhe vaditëse.

“Do të bëjmë rregullisht pastrimin e kanaleve kulluese dhe vaditëse. Do të marrim përgjegjësinë, dhe e them këtu nga Luzi, që uji i vaditjes do të jetë në çdo parcelë të fermerëve të Bashkisë së re Kavajë”, tha Cara.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 9 Qershor 2015