Merene Agalliu, Sekretare e një qendre votimi dhe bashkëshortja e kryetarit të Seksionit nr 6 të Partisë Demokratike të degës së Durrësit është dhunuar në mënyrë barbare. Persona të paidentifikuar kanë sulmuar fizikisht aktivisten e Partisë Demokratike duke i thënë: tani voto PD-në, e më pas e kanë dhunuar rëndë fizikisht. Aktivistja u dërgua në spital në një gjendje të rëndë. Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi e dënoi ashpër këtë ngjarje dhe i bëri thirrje kandidatit Dako të tërhiqet nga dhunimi i aktivistëve të PD-së.


Deklaratë për shtyp e Partisë Demokratike, 20 Qershor 2015