Ulja e taksave për biznesin sjell mundësi  punësimi.

Kështu është shprehur kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë Rrogozhinë Eqerem Deliu në takimin e organizuar me bizneset në këtë qytet.

Qeveria e sotme ka dyfishuar taksën e biznesit, u shpreh z.Deliu, ndërsa u premtoi të pranishmëve se ulja e taksave është forma më e mirë që biznesi të ofrojë punësim.

Deliu tha se do të ulë jo vetëm taksën për bizneset, por ccdo lloj takse që varet nga bashkia.  Përpara bizneseve në Rrogozhinë, kandidati i Partisë Demokratike prezantoi disa nga pikat e programit të tij për rininë në sektorin e bujqësisë, etj.

Nga sheshi qëndror i Rrogozhinës, z Deliu u kërkoi votuesve të mos e shesin votën për një thes miell.

Në këtë takim, kandidati Eqerem Deliu u shoqërua nga deputeti Eduard Halimi dhe kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 3 Qershor 2015