Partia Demokratike denoncon me forcë aktet e shëmtuara të kandidatit të Edi Ramës për Bashkinë e Mirditës, i cili u kap sonte në flagrancë duke shpërndarë ndihma në këmbim të votës.
Partia Demokratike denoncon gjithashtu neglizhencën e Policisë, e cila megjithë insistimin e kërkesat e vazhdueshme nuk reagoi në kohë.
Përfaqësuesit e Partisë Demokratike arritën të ndalonin furgonin e Ndrec Dedës, arritën të bllokonin këtë përpjekje të dëshpëruar të kandidatit të Edi Ramës për dëmtuar standardin e zgjedhjeve.
Më poshtë, keni prononcimin e deputetes së Partisë Demokratike, Albina Deda dhe foto të makinës së kandidatit Ndreca me ndihma në këmbim të votës.
Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 20 Qershor 2015