Kandidati për kryebashkiak, Halim Kosova, prezantoi sot projektin e tij për Petrelën duke u ndalur në specifikat e fshatrave e lagjeve.

Unë kam projekte specifike dhe kontrete jo vetëm per njësitë dhe komunat por për çdo lagje, pikërisht aty ku ju banoni. Sot unë dua të ndaj me ju projektet që kam për zonën ku jemi:

-Ndërtimin i rrugës Daias – Gurrë e Madh me gjatësi 5.2 km, duke përmirësuar gjeometrinë e kthesave

-Rrugë me gjerësi 7 m, me dy sense kalimi dhe me bankina

-Ndërtimi i sistemit të drenazhimit, kanale anesore të betonuara dhe të gjitha veprat e artit

-Paisja me të gjithë sinjalistikën e nevojshme vertikale dhe horizontale.

Objetivat dhe Investimet për të gjithë Komunën Petrelë për vitet 2015 – 2017

  1. Përmirësimi i Higjenës

Objektivi:   Përmirësimi i kushteve të jetesës duke synuar rritjn e nivelit të shërbimeve në të gjithë zonën administrative të Petrelës

Investimet:

  1. Rritja e cilësisë së shërbimit të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve të ujrave të zeza:
  • Sigurimi i furnizimi me ujë të pijshëm me cilësi dhe pa ndërprerje
  • Ndërtimi i rrjetit të kanalizimeve të ujrave të zeza në fshati Picallë (1.4 km)
  • Mirëmbajtja e linjave ekzistuese të ujësjellësit
  • Ndërtimi i linjës së ujësjellësit Lagjia Kacan
  1. Mbrojtja nga ndotjet e mbetjeve urbane dhe ujrat e zeza:
  • Ndërtimi i dekantuesve të ujrave të zeza në pikat e shkarkimit në përrenj e lumenj
  • Rehabilitimi i Përroit të Mamicës
  • Përmirësimi i cilësisë së shërbimit të grumbullimit, transportit dhe depozitimit të mbetjeve urbane.

Përfitojnë rreth 6.400 banorë

  1. Përmirësimi i infrastrukturës së arsimit parashkollor dhe parauniversitar

Objektivi:  Përmirësimi i kushteve të mësimdhënies dhe rritja e sigurisë në objektet arsimore zonën administrative të Petrelës

Investimet:

  1. Rikonstruksioni i 2 objekteve arsimore dhe 2 terreneve sportive:
  • Rikonstruksion shkolle 9-vjecare në Mangull, Stërmas
  • Ndërtim i terrene sportive në shkollën 9 vjecare Mullet
  • Ndërtim palestre në shkollën e mesme Mullet
  • Instalimi i sistemit të ngrohjes për 6 objekte
  • Rikonstruksioni i nyjeve sanitare në të gjitha shkollat
  • Sigurimi i internetit.
  1. Për fëmijë të shëndetshëm në nivelin parashkollor:
  • Vendosja e 3 kënde lojrash për fëmijët parashkollor
  • Pasurimi me mjete didaktike
  1. Përmirësimi i sigurisë në shkolla nëpërmjet:
  •     Sigurimi i transportit për fëmijët që banojnë 30min larg objekteve arsimore
  • Vendosja e sinjalistikës së nevojshme për sinjalizimin e shkollave

Përfitojnë rreth 900 fëmijë

  1. Infrastruktura rrugore

Objektivi:   Përmirësimi i kushteve të lëvizjes së njerëzve dhe produkteve në të gjithë zonën administrative të Petrelës

Investimet:

  1. Përmirësimi i gjendjes së rrjetit rrugor
  • Përmirësimi i kushteve të lëvizjes në 7 km rrjet kryesor që lidhet me rrjetin rrugor kombëtar brenda vitit të parë të mandatit
  • Ndërtimi i Urës, Shkëmbi Care
  • Asfaltimi i 15 km rrugë dytësore që lidhin fshatrat me njëri tjetrin
  •       Përmirësimi i kushteve të lëvizjes në 65 km rrjet rrugor dytësorë dhe rrugë të brendshme brenda 2 viteve të para të mandatit
  1. Përmirësimi i kushteve të sigurisë rrugore
  • Riparimi i sinjalistikës në rrugët ekzistuese si dhe kompletimi me të gjithë elementët e sinjalistikës horizontale dhe vertikale në 25 km rrjet rrugor kryesorë dhe dytësorë
  • Ndriçimi rrugor në qendrat e komunave
  1. Përmirësimi i kushteve të lëvizjes për këmbësorët
  • Ndërtimi i trotuarëve në rrugët që do rikonstruktohen
  • Krijimi i rampave për PAK (persona me aftësi të kufizuara)

Përfitojnë rreth 6.400 banorë

Unë nuk jam një politikan tipik, por ndoshta për këtë keni nevojë. Pikërisht pse kam projekte specifike për lagjen tuaj dhe për çdo lagje të Tiranës do tju them ekzaksisht se çfarë do të bëj. Në vend që unë të fajësoj të tjerët, gjithë jetën time kam marr përgjegjësi për të zgjidhur problemet. Unë jam një menaxher i fortë, me vizion të qartë, vendos objektiva dhe arrij standartet. Çdo projekt do të përfundohet brenda afatit kohor dhe do të tregoj tolerancë zero ndaj korrupisionit ashtu siç kam bërë gjatë gjithë jetës sime.

Unë do të punoj për të gjithë dhe me të gjithë ju pa asnje dallim, dhe unë do t’ju dëgjoj dhe do tju drejtoj dhe unë nuk kam vetëm fjalë por punë, për ju, për të gjithë Tiranën.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 3 Qershor 2015