Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Elbasanit Ardjan Turku zhvilloi një takim në lagjen 28 Nëntori. Vota e 21 Qershorit është mjaft e rëndësishme për Elbasanin dhe mbarë Shqipërinë, për ti thënë ndal situatës tepër të vështirë në të cilën e kanë zhytur vendin dhe cdo familje qeverisja aktuale, u tha gjatë takimit. Ndërkohë duke folur përpara qytetarëve kandidati Ardjan Turku, ka theksuar edhe njëherë faktin se bashkia aktuale me miliarda lekë në dispozicion ka menduar vetëm për qendrën e qytetit, duke braktisur çdo periferi të tij.

“Çfarë bëri Ardjan Turku, çfarë bëri Qazim Sejdini. Ju lutem, ju them që të gjithëve, kam qenë 3 vjet kryetar bashkie, i tillë ishte mandati, ka qenë 8 vjet kryetar bashkie, Sejdini, dy mandate me nga katër vjet. Kam menaxhuar në ato 3 vjet gjithsej 18 miliardë lekë të vjetra. Ndërsa Sejdini ka menaxhuar mbi 75 miliardë lekë të vjetra, sepse buxhetet iu shtuan. Dhe çfarë ka ndodhur. Ka ndodhur ajo që nga 1 maji deri tek stadium dhe nga tatimi, taksat, deri 300 metra pas pedagogjikes, vjet dhe sivjet janë hedhur mbi 15 miliardë lekë. Dhe po të fillosh nga këtu ku e kam lënë unë e tutje, të gjitha rrethinat e Elbasanit janë siç kanë qenë.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 10 Qershor 2015