Kandidati për kryetar bashkie në Tiranë dr. Halim Kosova bëri publik programin e tij të detajuar për Njësinë 5.
Sot unë dua të ndaj me ju projektet që kam për zonën ku banoni, projekte që do të përmirësojnë jetën në rrugën, në lagjen tuaj.
Investimet për vitet 2015 – 2017
Investime në 7 objekte me vlerë 761.394.093 lekë lekë, të cilat konsistojnë, në:
- Përmirësimi i Higjenës:
- Blloku kufizuar nga rrugët “Sami Frashëri”, “Ibrahim Rugova”, Abdyl Frashëri;
- Blloku kufizuar nga rrugët “Hamdi Pepa” , “Ilia Dilo Sheperi”, “Visarion Xhuvani”, “Leka i Madh”.
- Ndërtimi i rrjeteve inxhinjerike:
– 5 km Kanalizime te Ujrave te Zeza,
– 7.8 km Kanalizime te Ujrave te Bardha
– 1.3 km rrjet ujesjellesi;
- Ndërtimi i 500 m2 sipërfaqe të gjelberta;
- Mbjellja e 880 pemëve të reja;
- Vendosja 30 stola dhe 50 kosha per hedhjen e mbeturinave;
- Ndërtimi i 1 terreni sportiv.
- Përmirësimi i infrastrukturës së arsimit parashkollor dhe parauniversitar:
- Shkolla 9-vjeçare “Vasil Shanto”;
- Ndërtim Çerdhe e re;
- Ndërtim Kopësht Çerdhe (e integruar)
- Rikonstruksioni i 35 klasave;
- Rikonstruksioni 1 palestre;
- Ndërtimi:
o 7 grupeve për çerdhe
o 4 grupe për kopesht.
- Vendosja 2 kende lodrash për fëmijë;
- Instalimi i sistemit të ngrohjes për 3 objekte.
- Infrastruktura rrugore:
- Rruga “Rauf Fico”;
- Blloku kufizuar nga rrugët “Mentor Xhemali”, “Hajdar Tafa”, “Qemal Butka”, “Frang Bardhi”.
- Ndërtimi dhe rikonstruksioni:
– 6 km rrugë
– 13,400 m2 trotuare.
- Ndërtimi i rrjetit të ndriçimit rrugor, ku vendosen rreth 316 ndriçues të rinj;
- Vendosja e rreth 9.5 km linja rezerve;
- Sinjalistikë horizontale dhe vertikale rreth 160 tabela;
- Krijimi i 180 vende për parking.
Unë nuk jam një politikan tipik, por ndoshta për këtë keni nevojë. Pikërisht pse kam projekte specifike për lagjen tuaj dhe për çdo lagje të Tiranës do tju them ekzaksisht se çfarë do të bëj. Në vend që unë të fajësoj të tjerët, gjithë jetën time kam marr përgjegjësi për të zgjidhur problemet. Unë jam një menaxher i fortë, me vizion të qartë, vendos objektiva dhe arrij standartet. Çdo projekt do të përfundohet brenda afatit kohor dhe do të tregoj tolerancë zero ndaj korrupisionit ashtu siç kam bërë gjatë gjithë jetës sime.
Unë do të punoj për të gjithë dhe me të gjithë ju pa asnje dallim. Unë do tju dëgjoj dhe unë nuk kam fjalë por punë, për ju, për të gjithë Tiranën
Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 6 Qershor 2015