Sot është shënuar një incident në Pukë. Partia Demokratike hedh poshtë të gjitha aludimet se Partia Demokratike apo simpatizantë të saj kanë qenë të përfshirë në këtë incident.
Partia Demokratike në Pukë distancohet nga të gjitha aktet vandale dhe vazhdon të bëjë një fushatë të qetë dhe fituese.
Bëjmë me dije se personat të cilët ishin të përfshirë në incident ishin simpatizantë të PS-së dhe LSI-së.
Sipas informacioneve tona këta persona janë konfrontuar në lidhje me shpërndarje të hollash për fushatë.
Partia Demokratike i bën thirrje prokurorisë të hetojë dhe zbardhë shkaqet dhe autorët e dhunës dhe t’i vërë ata para drejtësisë.
Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 15 Qershor 2015