Kandidati për kryebashkiak në Tiranë, Halim Kosova shpjegon programin e tij në takimet me banorët në lagjet e rrugës “Qemal Stafa” dhe “4 Dëshmorët” 

Kandidati për Kryetar Bashkie në Tiranë, Halim Kosova u takua dje me banorë të rrugës Qemal Stafa dhe 4 Dëshmorët, në turin e tij, programi në komunitet. Kosova thakesoi se projekti i tij ka të bëjë me lagjen ku jetojnë banorët e shqetësimet e tyre të përditshme.

“I pafsh hajrin popullit të Tiranës. Kaq di të të them unë. Merr xhaketën në krah e shko lagje në lagje”, thotë një qytetar.
“Meqë ke dalë dhe ke ardhur do të votojmë për ju. I shikon koshat që mungojnë?”, shprehet një qytetar.
“Do të ikin fare këto lloj kazanësh, do të jenë nga ato që nuk hapen dhe aty ku nuk ka vend do ti futim në tokë”, tha Kosova.
“”Shumë mirë. Më mirë ashtu”.
“Pse nuk e di unë? Unë skam ardhur për ta bërë më keq, unë kam ardhur për ta bërë më mirë”, thotë Kosova.
“Në kohën e Zogut ti e di ka pasur turbina aty ti e di, që lanin rrugën populli. Këtu nuk ka një çesme për të pirë ujë. Kjo rrugë këtu ka pasur 5 çesma”, thotë një banor.
Kosova: Mbaje shënim.
Kandidati për kryebashkiak u fut në oborrin e një shpie ku takoi familjarët.
“Unë do ti them zonjës së shtëpisë që siç ka bërë këtë oborrin e shtëpisë së vet, unë kam marrë përsipër për të bërë Tiranën.
Kam pasur mundësinë për të shëtitur Tiranën cep e më cep. Kam pasur aq shumë mundësi këto ditë sa kurrë në jetën time nuk e kam pasur këtë mundësi. Jo vetëm Tiranën, por edhe periferinë e paimagjinueshme sa kishte shkuar. Kam parë fshatrat deri në Shën Mëri, deri në fshatin Kus, i cili ishte në kufi me Ndroqin, me Vorën dhe nga nuk kam shkuar në këmbë, sepse çdo lloj takimi që bën në këmbë, çdo lloj ideje që merr, çdo lloj situate e papëlqyeshme që shikon ose çdo lloj mundësie që ti shikon për të bërë më të mirën, është një frymëzim është një impuls, sinqerisht është një shplodhje ose një grumbullim energjish për ta filluar punën siç duhet mbas datës 21 Qershor. E kam ndarë mendjen të kem më shumë përgjegjësi dhe të jem në shërbim të 1 milion banorëve.
Le ti mbledh dhe një herë forcat siç i kam mbledhur, për të dhënë një shembull çdo të thotë në një vend nëse njeriu i ndershëm dhe i punës merr situatën në dorë. Ndryshimi do të jetë i jashtzakonshëm. Në qoftë se me ato lekë që ka bashkia, bën kaq gjëra, unë them se do të bëjë dhe 40% më shumë. Se ky është qyteti im. Mjerë kush njolloset në jetë se nuk ka çmim, nuk ka asnjë lloj vlerë që ia pastron ato njolla. Ato janë njolla që po ti vendosi populli, nuk ti heq kurrë. Sado të përpiqen për të njollosur diçka të pastër, e keqja do të vijë e do të dëmtojë të mirën, për sa kohë e mira do të rrijë dhe do ti bëjë sehir të keqes.
Jam gati,kur them kafe ska rëndësi kafe, me ujë të ulem në tavolinë me Kryeministrin Rama për të bërë më të mirën për qytetarët. Nuk e kam shaka mos ma merrni për batutë. Kërkesën e kam të sinqertë, për hir të qytetarëve”, tha Halim Kosova.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 4 Qershor 2015