Le të shohim punën dhe jo fjalët. Erion Veliaj, si papagall i Ramës, po përsërit PREMTIMET e pambajtura të dy viteve më parë, por tani me amballazh të ri për Tiranën.

Në 2013 i PREMTOI qytetarëve: “Uljen e taksave për 95% të popullsisë.

” Ky PREMTIM doli fjalë boshe dhe MASHTRIM.

Pse nuk janë ulur taksat për 95% të popullsisë?

Pse shqiptarët ndërkohë që kanë pagat dhe pensionet më të ulta në Evropë kanë edhe taksat më të rritura në Ballkan?

Veliaj ishte Ministri që kishte plot 40% të buxhetit të shtetit për plotësimin e PREMTIMEVE,  por që rezultuan vetëm fjalë dhe MASHTRIME, të cilat po ia përmendim çdo ditë qysh prej 4 javësh.

Veliaj dëshiron të rrisë taksat se mendon që kjo është zgjidhja, ndërsa ne besojmë se ulja e taksave dhe nxitja e biznesit të ndershëm sjell punësim.

Sot shqiptarët ndihen të MASHTRUAR nga papagalli i Edi Ramës që vetëm flet, por nuk REALIZON asgjë.

Erioni ka veç fjalë por nuk punon për hallet e njerëzve.

Ka 4 javë që çdo ditë po i kujtojmë Erionit nga një tjetër PREMTIM të thyer dhe nga një tjetër MASHTRIM.

Votuesit meritojnë më shumë se fjalë dhe Erioni nuk mund të ofrojë asgjë veç fjalëve boshe dhe rritjes së taksave.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 3 Qershor 2015