Në  një  takim me gratë  e Rrogozhinës, në  mbështetje të kandidatit Eqerem Deliu , kryetarja e LDGSH-së tha se gratë, nënat dhe vajzat janë  heroinat e çdo qyteti sot në  Shqipëri që ia dalin të mbijetojnë  me  familjet e tyre në këtë  mjerim dhe krizë  të thellë. Duke u përballur me histori të  trishtueshme të grave kryefamiljare dhe nënave të sëmura në Rrogozhinë, të cilat nuk kanë asnjë  mbështetje sociale dhe u është hequr KEMP-i, znj. Vokshi tha se, kjo është  fushata që  ka nxjerrë  më  shumë  në  dukje  dhimbjen e gruas dhe nënës shqiptare në këtë çerek shekulli demokraci.

“Vota juaj në këto zgjedhje është  vendimtare jo për politikën apo për bashkitë, por për familjet, për të tashmen dhe të ardhmen e qytetit ku jetoni. Ti  japim fund papunësisë , skamjes në  çdo vatër. Asgjë  nuk po bën për ju kjo qeveri e pushtet  lokal i drejtuar nga pushtetarët e majtë, që  kanë  të  parin interesin vetëm të  xhepit dhe jo të  komunitetit.

“Kemi një  kryeministër që në  realitet i përçmon dhe i fyen gratë  e vajzat. Në  fushatë  ai bën show  mashtron dhe kërcënon,  sepse  ai pyet vetëm për klanet e tij në  pushtet dhe jo për familjet e varfra që mbijetojnë  me vështirësi nga faturat e dritave, ujit dhe papunësia që  rritet mbi  50% të grave dhe vajzave në  çdo qytet e fshat“, u shpreh ndër të tjera znj. Vokshi.

Deputetja Vokshi njëherësh dhe kryetare e Komisionit parlamentar të Çështjeve sociale tha se “taksat rrënuese dhe informaliteti i lartë në  treg, po mbyll çdo ditë  bizneset e vogla e fasone, ku ju  mund të  punësoheshit.

Znj. Vokshi theksoi se program i kandidatit  që ka mbështetur gjithmonë shtresat në  nevojë, z. Deliu, shpëton biznesin nga barra e rëndë fiskale. Kandidati ynë  sikurse dhe të 60 bashkive të tjera ka në  fokus punësimin, integrimin social të  grave dhe barazinë  gjinore, sepse ne si Parti Demokratike besojmë  tek protenciali i madh i gruas për ndryshim dhe zhvillim të  komunitetit.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 15 Qershor 2015