Enkelejd Alibeaj ka vizituar “Lagjen Kastriot” ku mes banorëve të zonës ka takuar edhe fermerë të rrethinave që shesin produktet buqjësore në rrugë sepse nuk ka një treg të mirëfilltë,  por mbi të gjitha të përndjekur nga policia bashkiake. Tregtarët e tregut industrial ndërkohë kanë shprehur mbështetjen e tyre për z.Alibeaj.

Banorët e “Lagjes Kastriot” ndërkohë mes problemeve të infrastrukturës rrugore dhe kanalizimeve kërkuan zgjidhjen e problemit të ish-konviktit industrial ku dhjetëra familje jetojnë në kushte të vështira.

Kreu i Partisë Demokratike në Fier Luan Baci tha se kjo fushatë dhe këto zgjedhje janë të ndryshme nga të mëparshmet sepse Enkelejd Alibeajt i janë bashkuar qytetarë nga të gjitha kategoritë e shoqërisë.

Për Enkelejd Alibeajn problemet me të cilat ndeshen qytetarët e bashkisë së madhe të Fierit janë të njëjta ndaj në këtë fushatë nuk ka përzgjedhje bindjesh por zgjidhje të problemeve.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 15 Qershor 2015