Kryetarja e LDGSH-së Albana Vokshi në  vijim të  takimeve me gratë  në  zgjedhjet lokale, ishte në  Gramsh,  ku kandidon Kodhel Çala.

Znj. Vokshi tha se në  21 Qershor me votë  vajzat, gratë  dhe nënat, do t’i japin goditjen më  të  madhe kësaj qeverisjeje qëndrore e lokale që  ka rrënuar me varfëri e papunësi  jetët dhe familjet e tyre. Papunë sia e grave dhe vajzave është  sot më  e larta në  këtë  çerekshekulli demokraci, tha znj. Vokshi dhe kjo prapambetje ndodh në  saj  të  braktisjes dhe diskriminimit që  kryeministria, qeverisja dhe mazhoranca ka për gratë  dhe nënat shqiptare.

Në  retorikën dhe propagandën e tyre ata thonë  se gjithçka është  në  drejtimin e duhur , por a është  drejtimi i duhur vetfiljimi i nënave , mungesa e parave për të  kuruar fëmijët e sëmurë , heqja e ndihmës ekonomike për mbi 20 mijë  familje në  nevojë , dalja e qindra grave dhe kryefamiljareve nga kjo listë  këtu në  Gramsh, dhe heqja antinjerëzore e invaliditetit? Mos haroni se gjatë  kësaj qeverisjeje janë  ndaluar në  komisariate dhe gra e nëna të  cilat, nuk kanë  mundur të  paguajnë  dritat”, tha ndër të  tjera znj. Vokshi.

Ajo dë gjoi hallet e grave të  cilat bashkoheshin në  një  pikë,  mjerimi ekonomik, papunësia dhe braktisja.

Banore: Ne  nuk  punësohemi, sepse nuk kemi teser partie dhe as para që ta blejmë  vendin e punës.

Banore: Fëmijët nuk i çoj për shkollim në  gjimnaz për shkak të  mungesë së të  ardhurave.

Deputetja Albana Vokshi tha se gratë  dhe vajzat do të  sjellin ndryshimin aq shumë  të pritur në  21 Qershor  jo vetëm në  Gramsh por në  të  gjitha bashkitë , pasi vetë me programet e kandidatëve demokratë  kanë  projekte konkrete punësimi, zhvillimi, që do sjellin dinjitet për çdo grua e nënë në shoqëri.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 17 Qershor 2015