Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Elbasanit dhe koalicionit për punë dhe dinjitet Ardjan Turku, ka zhvilluar një takim me banorë të lagjes NSHU të qytetit. Edhe në këtë takim kandidati Turku vuri theksin tek mungesa totale e investimeve në këtë lagje, megjithëse bashkia e qytetit ka pasur në dispozicion miliarda lekë, të cilat janë investuar vetëm në qendër.
“Politikat që janë ndjekur gjatë gjithë këtyre viteve, janë të tilla që paratë do ti hedhim po në qendër të Elbasanit dhe qendra e Elbasanit, ka mbetur po ajo që ishte në 1932-shin. Ajo që kam ndërmend unë është kjo. Të filloj të zhvilloj pjesën tjetër të Elbasanit.
Takimet e kandidatit Ardjan Turku vazhduan edhe në fshatin Mengël. Duke folur në këtë takim deputeti i PD Ridvan Bode ka kërkuar nga këta banorë të bëjnë diferencën mes kandidatëve dhe të votojnë Ardjan Turkun më 21 Qershor.
“Ardjanin tani e njihni të gjithë se çfarë përfaqëson dhe çfarë njeriu është. Kundërshtari tregoi se është një sundimtar anadollak, i cili kërcënon njerëzit, mundohet tu mbyllë gojën, tu mbylli sytë, tu mbylli veshët njerëzve dhe natë e ditë, përmes atyre televizorëve që punon vetë e që kërcënon, s’bën gjë tjetër veçse bën filma për veten e tij, selfie i thonë këta të rinjtë sot, që nxjerrin në telefon veten e tyre. Ai është Qazimi i vërtetë. Ai që nuk do që kush ta shohë në sy, nuk do që kush ta kritikojë, nuk do që asnjeri tjetër të gjykojë për Qazimin dhe si punon Qazimi, dhe Qazimi e ka treguar që punon në mënyrë okulte dhe korruptive. Familja e tij dhe një grusht njerëzish që sot i nis lart e poshtë, për presion dhe dhunë, janë të vetmit ata që përfitojnë nga pushteti Qazimit dhe sigurisht me atë metodën e makiazhit në surratin e tij, ka bërë vetëm 300 metro linear në Elbasan, ku ka hedhur 75 miliardë lekë në 8 vitet e tij”, tha Bode.
Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 18 Qershor 2015