Sot pas mesnate ka ndodhur në Durrës një akt kriminal mafioz , ku banditë i kanë vënë zjarrin dhe kanë shkatërruar plotësisht makinën familjare të shefit të Auditit të KQZ Armand Teliti. Ky akt kriminal i tipit mafioz, vjen pas gjetjeve që bëri Auditi i KQZ , z.Teliti disa muaj më parë me importimin e të paktën tre mijë votuesve nga Vangjush Dako dhe 600 votuesve nga Elvis Alias servir Rroshi, të cilët nëpërmjet skemës së importimit të zgjedhjeve, një skemë kriminale kjo e provuar plotësisht nga Prokuroria arritën që të manipulonin rezultatin zgjedhor. Nei bëjmë thirrje policisë së Shtetit që të zbulojë sa më parë autorët dhe organizatorët dhe të tregojë me fakte se, nuk është në anën e banditëve dhe organizatorëve Vangjush Dako dhe Elvis Rroshi dhe ti zbulojë sa më parë autorët dhe ekzekutuesit dhe organizatorët e këtij akti mafioz. Ne kemi dyshime të forta se, pas aktit mafioz të vënies së zjarrit të makinës familjare të zotit Teliti është dyshja Gjushi me Elvis Rroshin. I bëjmë thirrje prokurorisë dhe i kërkojmë me forcë të zhvillojë një hetim të plotë dhe efikas të cështjes, duke zbuluar dhe vënë para drejtësisë banditët që kryen aktin mafioz sot dhe organizatorët, të cilët kanë frymëzuar dhe organizuar këtë akt kriminal.

I bëjmë thirrje dhe OSBE të shënojë në raportin përfundimtar këtë akt mafioz të ushtruar nga bandat dhe nga oligarkët që janë pas këtyre bandave ndaj administratës zgjedhore edhe mbas një muaji pas përfundimit të këtij rezultati.

Zoti  Halimi e keni denoncuar këtë ngjarje në polici apo në prokurori?

Padyshim që Prokuroria, policia është lajmëruar . Pa  dyshim që policia ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen sipas informacioneve që ne kemi veprimet por ne i kërkojmë që të zbulojë sa më parë autorët dhe të tregojë me fakte se nuk është në anën e banditëve dhe oligarkëve që fshihen pas banditëve, por është në anën e qytetarëve dhe bërjes së drejtësisë në vend.

E konsideroni zjarrvënie të qëllmshme apo aksidentale? Cilat janë të dhënat paraprake deri më tani?

Ky është dyshimi ynë kryesor, i Partisë Demokratike; dyshimi i Partisë Demokratike i bazuar në fakte është se, ky është një akt mafioz  i kryer për shkak të detyrës, për shkak të gjetjeve që bëri zoti Teliti disa muaj më parë, në lidhje me skemën kriminale, të organizuar nga Vangjush Dako dhe Elvis Rroshi


Deklaratë e deputetit të PD, Eduard Halimi, 18 Korrik 2015