Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti sot në takim Ministrin e Jashtëm grek, Nikos Kotzias, me të cilin pati një bisedë të frytshme rreth të ardhmes së marrdhënies mes dy vendeve.
Basha tha se duhet vullnet dhe reciprocitet për të kapërcyer çështjet e mbetura pezull dhe për të çliruar mundësitë e mëdha dhe energjitë ende të pashfrytëzuara që ekzistojnë mes dy vendeve.
Kryetari i Partisë Demokartike theksoi rëndësinë që ka abrogimi i Ligjit të Luftës, pasi përbën një pengesë juridike për shqiptarët që kanë dhe duan të kërkojnë të drejtat e pronësisë në Greqi.
Z.Basha e siguroi z.Kotzias se Partia Demokratike do të mbetet vazhdimisht një mbështetëse e palëkundur e marrdhënieve të mira me Greqinë dhe promotore e thellimit të tyre të mëtejshëm.
Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 15 Korrik 2015