Zoti kryetar
Zonja deputete, zoterinj deputete
Pak dite me pare ne seancen e fundit pati nje tension politik gati te pakuptimte. Ne kundershtim te hapur me rregulloren e Kuvendit, edhe pse Komisionet Parlamentare nuk kishin përfunduar shqyrtimin e projektligjit për arsimin e lartë, edhe pse e dinin te gjithe se ishte e pamundur juridikisht qe projektligji te kalonte ne seance sepse neni 70 i Rregullores nuk e lejonte, përsëri mazhoranca insistoi me arrogance ta fuste ne rend dite.
“Tensioni politik demton reformat” tha 1 jave me pare presidenti I PE, Martin Shulc. Ai e keshilloi Ramen ketu ne syrin tone, qe mos jete arrogant dhe mos krijoje tensione. Por, e verteta eshte se Rama donte te krijonte tension, dhe donte te kalonte projektligjin ne kundershtim me cdo rregull. E dinte shumë mire edhe Kryetari i Kuvendit.
Dhe eshte po kaq e vertete se ceshtja shty me nderhyrjen e forte te partnereve nderkombetare
Dhe ja ku jemi sot në këtë seancë plenare atipike dhe jashtë rradhe, për të shqyrtuar gjithashtu një projektligj atipik dhe jashtë cdo standardi dhe parimi ndërkombëtar.
U ndala pak tek procedura sepse ajo eshte tregues i autoritarizmit. Dhe Rama njihet nga te gjithe si njeri qe vuan nga autoritarizmi, si nje njeri qe e urren ligjin, e injoron ligjin dhe Kushtetuten. Per te ligji, rregullorja dhe kushtetuta jane asgje. Moto e tij eshte qellimi per ti kapur dhe per ti pasur nen kontroll të gjithë. “Kapja” dhe “nënshtrimi politik” eshte kryefjala e filozofise se tij ne menyren si qeverise. Dhe nga kjo metodë qeverisëse pak shanse ka qe reformat te shkojne ne dobi te qytetareve. Ato shkojne ne te mire te partise dhe kryetarit te saj, por jo të qytetareve.
Nuk ka prind qe shqetesimin me te madh ka arsimimin e femijeve te tij, ndaj dhe debati per kete ligj duhet te jete i rendesishem per ta. Nese ligji do ishte ne te miren e tyre, nese do ta bente me te lehte shqetesimin e tyre, te pedagogeve dhe akademikeve, te shoqerise civile, atehere padyshim qe ne do ishim sot bashke.
Tensioni politik, rremuja ne diskutime, arroganca, jane mjetet dhe menyra per te fshehur qellimin qeveritar. Dhe qellimi qeveritar eshte i qarte ne drite te diellit sot. Qellimi i Rames asgjesimi dhe vënia nën kontrollin e tij politik tw akademikëve dhe profesorëve.
E verteta eshte se Kushtetuta e Shqiperise mbron autonomine universitare. Po pse eshte e rendesishme kjo?
Gjykata Kushtetuese me vendimin nr. 9/2008 konkludon se: “Qëllimi autonomisë universitare është ruajtja e lirisë së shkencës, kërkimit shkencor dhe mësimdhënies, si dhe mbrojtja e studiuesve dhe profesorëve nga influencat politike …. se shkenca dhe mësimdhënia, normalisht, mund të ekzistojnë dhe të sjellin progres vetëm kur janë të lira dhe të pavarura. Autonomia universitare është thelbi i vetëqeverisjes, e nevojshme për vendimmarrjen efektive të institucioneve të arsimit të lartë në përmbushjen e detyrave akademike dhe arsimore.”
Kete thote GJykata Kushtetutese. Por ky ligj qe kemi sot eshte jo vetem nje marrezi por eshte shokues:
“Është dramatike se si ky ligj interferon me kompetencat e Ministrisë së Arsimit, është shokuese. do te thoshte – Prof. Jan De Groof[1]
Kurrë se kam parë më parë këtë lloj modeli. Ky ligj është i pazakontë, tamam një marrëzi– Do te shtonte notat profesori.
Paratë publike shkojnë e duhet të shkojnë për interes publik, për universitete publike dhe jo tek private. Ne qender duhet te student dhe akademiket dhe interesat private.
Por ky modeli i qeverise eshte nga Rumania na thane ne komisionin e ligjeve. Por cfare thote profesori? Ai thote se :
“Projektligji nuk është mjaftueshëm europian.Dimensioni evropian është trajtuar shumë dobët në disa kapituj. Marrëdhëniet me Bashkimin Evropian janë të lidhura edhe me këtë ligj për arsimin e lartë. Rasti i negociatave në Rumani për ligjin e arsimit të lartë ishte një rast i dështuar dhe që ndikoi për keq në marrëdhëniet e mëtjeshme të vendit për anëtarësimin në BE
Projektligji nuk përputhet me parimet e qeverisjes së mirë Nuk zbatohet parimi i kontrollit dhe balancës. Dokumenti krijon problem në qeverisjen e universiteteve. Ligji per profesorin eshte nje marrezi.
Dhe ne do e votonim nese do ishte nje ligj i mire, i nje qeverisje te mire, por e dime te gjithe se Gjykata Kushtetutese ka te drejte, se profesori Belg ka te drejte, se Ligji bie ndesh me Kushtetutën.
Se eshtë një ligj i hartuar:
- Për interesa klienteliste të Kryeministrit;
- Për të asgjesuar zërin e akademikëve dhe profesorëve të pavarur;
- Për të pamundësuar shkollimin për mijera të rinjve shqiptar;
- Për të vënë nën kontrollin politik univeristetet publike dhe private.
Në këtë mënyrë ligji, nga garant për respektimin e parimit kushtetues të autonomisë së institucioneve të arsimit të lartë, kthehet në një instrument që e cenon atë nëpërmjet ndërhyrjes së organeve ekzekutive. “Kompetencat e ministrise dhe qeverise jane absurde thone profesoret, perfshi dhe Profesorin e shquar Belg.
Të emëruarit nga Kryeministri do të vendosin për gjithcka që ka të bëjë me administrimin e universitetit. Kryeministri pasi e ka shpallur veten Kryepolic, kryeprokuror, Kryegjykatës, pas miratimit të këtij projektligji de facto është edhe Kryerektor i të gjitha universiteteve publike.
Të nderuar kolegë,
Po e mbyll fjalen time me fjalet e profesorit belg: Ky ligj eshte nje marrezi dhe kete model nuk e kam pare askund, as ne Afrike.
Kjo cmenduri sigurisht qe nuk mbyllet ketu. Marrezite i paraprije shkaterimit . Unë kam bindjen se të gjithë bashkë, opozita, akademikët, profesorët dhe studentët, do ta vijojne betejen per kete marrezi me te gjithe forcen vullnetin dhe te gjitha dimesionet.
Faleminderit!
Fjala në Kuvend e deputetit të PD, Eduard Halimi, 21 Korrik 2015