Kishim sot një takim të anëtarëve të komisionit të opozitës për reformën në drejtësi, së bashku me të gjithë ekspertët e Partisë Demokratike pranë këtij komisioni për të filluar një punë intensive, e cila do të vijojë gjatë gjithë muajit gusht në mënyrë që në mbledhjen e parë të muajit shtator, që do të zhvillojë komisioni për reformën në drejtësi, Partia Demokratike të dalë me një platformë të plotë të qartë lidhur me reformën në drejtësi si një reformë jetike. Platformë e cila do të fokusohet në forcimin e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë dhe në forcimin e luftës ndaj korrupsionit në drejtësi për të larguar gjyqtarët dhe prokurorët e paaftë dhe të korruptuar nga sistemi. Është një punë, e cila do të vijojë gjatë gjithë muajit gusht dhe do të ketë një platformë të qartë dhe të plotë në mënyrë që procesi të vijojë thellësisht funksional dhe një proces eficent.

Çfarë diskutuat sot?

Sot ishte takimi i parë i ekspertëve me anëtarët e komisionit duke u ndarë të gjitha detyrat dhe u ndanë të gjithë punët sipas fushës .U bë një analizë e parë e të gjithë dokumentave të përcjellë nga komisioni i reformës në drejtësi dhe duke filluar nga ditët në vijim do të vazhdohet me punë intensive në të gjithë muajin gusht për të hartuar një strategji të plotë dhe eficente

Ajo punë që është bërë deri më tani në komisionin e reformës pa opozitën është e vlefshme sipas jush ?

Sigurisht që kjo është një punë e cila është kryer nga komisioni i reformës në drejtësi . ëhstë një document analitik  i cili është dorëzuar dhe është bërë publik para disa javësh dhe një strategji e cila para pak ditësh i është vënë në dispozicion. Është një punë paraprake, ekspertët dhe anëtarë të komisionit do të shohin me hollësi për të parë nëse kjo analizë ështëe plotë, p[ër të parë nëse kjo aktstrategji dhe kjo zgjidhje janë të plota eficente dhe shkojnë drejt standarteve më të mira evropiane, drejt modeleve evropiane

A ka një vullnet për të bashkëpunuar me palën tjetër meqënëse ekspertët po punojnë veç e veç ?

Ekspertët aktualë të komisionit të refromës në drejtësi kanë paraqitur 3 dokumenta, të cilat dotë kenë trajtim edhe në mbledhjen e nesërme të komisionit të reformës në drejtësi por që ekspertëve të PD me vendimin e javës së kaluar të komisionit do ti bashkangjiten dhe emrave të grupit të ekspertëve të nivelit të lartë dhe puna do të vazhdojë në mënyrë të përbashkët me ekspertët e PD, me ekspertët e komisionit e reformës ligjore dhe PD do të japë impakt konkret në procesin e reformimit të sistemit të drejtësisë

Pas kësaj analize paraprake do të presim një ndërhyrje të thellë në Kushtetutë përsa i përket insititucioneve të drejtësisë ?

Është një dokument që është bërë publik në dijeninë time dhe që parashikon disa ndërhyrje në Kushtetutë por që këto ndërhyrje akoma nuk janë bërë publike por që nuk janë zgjidhje kokrete dhe që do të njihemi në punën e komisionit. Nga ana tjetër, PD po përgatit edhe draftin e saj të ndryshimeve kushtetuese edhe draftin e saj të ndryshimeve ligjore pra një platformë të plotë në mënyrë që të jemi edhe më eficentë në përpjekjet e rrugës tonë.

Si e imagjinoni ndërhyrjet në Kushtetutë, në cilat pika duhet ndërhyrë?

Një vit më parë Kryetari i PD ka bërë një prezantim të një platforme edhe për ndryshimet kushtetuese, të cilat duhet të shkojnë në drejtimin e forcimit të institucioneve, në forcimin e pavarësisë dhe të luftës ndaj korrupsionit. Ndryshime kushtetuese, të cilët bazohen në rekomandimet e progres raporteve gjatë këtyre viteve dhe në rekomandimet e institucioneve të tjera ndërkombëtare. PD ka kërkuar prej kohësh që çdo ndryshim në Kushtetutë apo ligje të tjera duhet të vijnë nga ekspertiza ndërkombëtare, një kërkesë e PD e cila është formuluar në takime të nivelit të lartë me zotin Fyle një vit më parë dhe pastaj është përforcuar nga kryetari i PD, ndërhyrje të cilat duhet të vijnë vetëm përsa i përket standardeve europiane. Përsa i përket rishikimit të pozicionit të ministrit të Drejtësisë në lidhje me fillimin e procedimit disiplinor, në lidhje me reformimin e KLD , në lidhje me reformimin e Gjykatës së Lartë dhe të institucioneve të tjera por që duhet të vijnë sipas modeleve më të mira europiane. Ky është qëndrimi i PD. Ne nuk merremi me axhendën e kryeministrit. Ne merremi me axhendën e PD në mënyrë që në shtator ne të mos pengojmë punën në dërgimin e gjithë strategjisë dhe dokumentave në Komisionin e Venecias . Për këtë jemi dakortësuar me PS dhe me mazhorancën që të mos pengohemi në këtë process. Ne po ecim që të kemi një platform të qartë në javët e para të shtatorit. pastaj do të jetë Komisioni i Venecias që do të japë mendimin e vet, do të jetë ekspertiza ndërkombëtare që do të japë opnionin e vet lidhur me zgjidhjen për reformën në drejtësi dhe për procesin që do të vijojë në mënyrë normale në muajt në vijim.

Mendoni se do të kapni muajin nëntor?

Bëhet fjalë për një paketë të gjerë të ndryshimeve në kushtetutë e cila sigurisht ka sjellë ndryshime në ligje të veçanta. Ajo që është e rëndësishme mendoj unë është që reforma të bëhet sipas standarteve eevropiane. Ajo që është e rëndësishme është që refroam të bëhet me transparencë, të bëhet me gjithëpërfshirje, duke u pyetur aktorët e interesit dhe mbi të gjitha sipas standardeve dhe opinionit të Komisionit të Venecias. Kjo është e rëndësishme. Një muaj më vonë apo një muaj më parë në miratimin e një ligji, kjo nuk është e rëndësishme, e rëndësishme është që mazhoranca duhet të ndalë  metodologjinë e ndjekur gjatë vitit të kaluar, metodologji e cila ishte vrastare për sistemin sepse i shkrepej në mendje një deputeti,i bëntë një ndryshim në ligj e çonte në Parlament dhe kryeministri thoshte jam në emergjence. Kjo metododologji i është dhënë fund. Ne pikërisht me rënien e konsensusit , edhe me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve patëm një komision paritar dhe në mbledhjen e komisionit të Venecias. Dhe sigurisht i është dhënë fund me këtë dhe qëllimit që kishte të bëntë me kapjen dhe ne synojmë që qëllimet e kryeministrit nuk kanë të bëjnë me kapjen e sistemit të drejtësisë, por me një luftë pa kompromis të korrupsionit në sistemin e drejtësisë.


Prononcim për mediat e deputetit të PD, Eduard Halimi, 29 korrik 2015