Të nderuar Kolegë,

Kjo seancë e thirrur jashtë radhe në fakt legjitimon edhe më shumë tezën se kjo mazhorancë e ka nxjerrë parlamentin jashtë radhe, e ka nxjerrë jashtë cdo shine ligjore e kushtetuese. Sepse për këtë qeveri, për këtë mazhorancë, për këtë Kryeministër, parlamenti duhet të jetë thjesht noteri i cdo ligji dhe nisme që i hap rrugë realizimit të aferave megakorruptive që ju keni dhe guximin dhe sfidoni duke i cilësuar “reforma”. Vini këtu dhe sillni në mënyrën më arbitrare, sikurse ndodh vetëm në republika diktatoriale, një ligj që në mëndimin tim personal është antikombëta, dhejam e bindur tek ky epitet pasi një ligj që kryqëzon interesat e rinisë dhe aspiratat e të ardhmes së saj evropiane, meriton të quhet I tillë.

Ne, si opozitë, nuk mund të marrim pjesë në certifikimin e një turpi të tillë historik të parlamentarizmit shqiptar, seanca e të cilit sot ngjan me seancat e pleniumeve ku konfiskoheshin tokat, pasuritë e atyre që parardhesit tuaj i quanit kulakë, ku firmoseshin në unison pushkatimet e deputetëve dhe elitat e kombit.

Me këtë seancë ju e futet parlamentarizmin në tunelet më të errëta të historisë dhe praktikave parlamentare të cilat e vënë në pikpyetje lirinë dhe pavarësinë e tij si një parlament i vendit anëtar të NATOs.

Keni hartuar një ligj që ka hasur në rezistencën dhe refuzimin më përcmues jo vetëm të të rinjve, jo vetëm të atyre që kanë dalë në protestë, por mijëra familjeve shqiptare dhe mbi të gjitha intelektualëve, njerëzve të dijes dhe pedagogëve dhe akademikëve. Pra, I keni të gjithë kundër!!!

Sikurse thotë filozofi i madh, francez Zhan Pol Sartri: “intelektual do të thotë të përgjigjesh JO”. Ky ligj jo vetëm u përball me këtë reagim por shumë më fort se mohimi e kundërshtia…Ajo është neveria popullore që ka shkaktuar kjo qeveri në këta dy vjet që ka rrënuar shqiptarët sa për 20 vjet skamje e mjerim. Dhe kjo neveri e përcmim lidhet me trajtimin dhe shpërfilljen që kjo qeveri i bën zërit dhe vlerësimit të mendjes, punonjësve dhe pedagogëve të nderuar të universiteteve, profesorëve, doktorëve etj.

Mesa duket kjo qeveri, ky kryeminister e kanë ndarë mendjen që cdo ligj dhë pseudoreforme ta sjellë me standartin e antikushtetueshmërisë. Kjo është rruga e të parëve dhe mentorëve të idealit të tyre ku cdo politikë bazohej në manifestin e partise komuniste.

Të nderuar qytetarë, të nderuar student,

Nuk ka ndodhur në praktikën legjislative parlamentare një mënyrë e ngjashme e hartimit dhe miratimit të një pr.ligji si ky që po diskutojmë sot. Dhe praktika ligjvënëse që ka ndjekur ky draft që në fillimet ardhjes në komisione e deri në këtë shoëseancë është antiligjore, antidemokratike që shkërmoq cdo procedurë e praktike të trupës parlamentare.

Si fillim, që të ndërmerret një reform e rëndësishme, dhe kjo është më e rëndësishmja, paraprakisht duhet ndërmarrë një studim I mirëfilltë, një analizë e detajuar e gjendjes aktuale të sistemit: cfarë ka funksionuar e cfarë jo, % e punësimit të studentëve sipas fushës së studimit. Pra, ku është ky studim? Ku janë eskpertët? Shqiptarë apo të huaj???

Thuhet (na u tha edhe në mbledhjet dhe dëgjesat e Komisionit) që është konsultuar me palët e interesit. Por vallë a e dinë këta qeveritarë se c’do të thotë fjala “konsultim”?? për t’ju ardhur në ndihmë, hapa fjalorin e gjuhës shqipe për t’ju sjellë përkufizimin e saktë të kësaj fjale:

Konsultë f.

  1. Mbledhje me specialistë a me përfaqësues të një dege të caktuar të shkencës, të arsimit, të prodhimit etj. ku shtrohen e rrihen probleme dhe shkëmbehen mendimet e përvoja për një punë. Konsultë pedagogjike. Konsulta e partisë. Konsulta e mësuesve. Konsulta e novatorëve.

Kjo e juaja duhet te ketë qenë konsulte partiake…

Po ajo që ju keni bërë a afrohet këtij procesi??? Sigurisht që jo!!! a jeni konsultuar vërtetë me specialistët e fushave? A keni marrë mendimin e tyre?? Nga mbledhjet e djeshme rezultoi që jo. Mund të keni bërë mbledhje, sa për të kaluar rradhën, me disa qindra mjekë e specialtë, në një sallë të madhe…por ky nuk quhet konsultim, pasi është e pamundur të shkëmbehen mendime të vyera në një sallë të këtyre përmasave… Por, profesorët e nderuar, doktorët, specialistët, nuk përtuan të vinin edhe  para komisionit që në përbërje ka deputetë dhe mjekë të nderuar, edhe në një lajmërim urgjent të orës së fundit, edhe në mes të vapës, për të përsëritur sugjerimet dhe komentet e tyre…mbase duke lënë edhe ndonjë punë jo pak të rëndësishme në spital. Ata njerëz të nderuar, erdhën para Komisionit me shpresën që mendimet e tyre do të merreshin parasysh, e që sigurisht do të conin në përmirësimin sadopak të disa neneve të këtij pr.ligji përsa I përket sektorit më jetik, atij të shëndetësisë.

Po ashtu, edhe Forumet me akademikë, shoqatat, pedagogët, studentët kanë folur e folur…por askush s’ka denjuar ti dëgjojë. Po, e vërtëtë, janë kërkuar mendime nga Ministria e Arsimit dhe e Shëndetësisë, janë dërguar sugjerime nga shumë palë interesi…por asnjëra prej tyre s’është marrë parasysh…nuk janë reflektuar dhe pr.ligji I rradhës ka qenë edhe më i përkeqësuar se i pari. – thonë profesorët…

Absolutisht të gjitha grupet e interesit ju I keni kundër!! Jo vetëm studentët, por edhe pedagogët, dekanët, senate etj ne sektorin publik.

E meqënëse po flasim

Në fakt është SKANDALOZE që për hir të interesave të një grupi shumë të vogël njerzish, të disa klientëve pranë Kryeministrit, të ndërhyet e të shkatërrohet një system I tërë arsimor…dhe akoma më e TMERRSHME është që kjo t’u fikë të ardhmen rinisë shqiptarë për hir të aferave korruptive qeveritare.

Shëndetësia tashmë është nën grahmat e korrupsionit masiv. Raporti I Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) e vë sektorin e parë në listën e atyre më të korruptuar së bashku me drejtësinë. Shëndetësia është thërmuar, copëtuar, gllabëruar tashmë…por babëzia nuk paska kufi…tani edhe sektori tjetër më jetik, ai I arsimit po gllabërohet…po shkatërrohet një system I tërë, që ka ndikim jo vetëm në të tashmen, por më së shumti për brezat që vijnë.

Jo vetëm ne si opozitë, por të gjithë, përvec këtij grupi të vogël njerëzish, kanë bindjen që ky projektligj përvecse është antikushtetues; shkel të drejtën e trajtimit të barabartë të qytetarëve shqiptarë në marrjen e një të mire publike si arsimimi.

Debate të shumta ka pasur në lidhje me trajtimin krejtësisht preferencial të “Doktorëve” që kanë mbaruar studimet në ventet e BE dhe OECD me studentëtë që kanë marrë këtë gradë në Shqipëri, që merret pas një periudhe jo të vogël specializimi, e jo me pak mund. Këta të Shqipërisë, ligji I trajton si profesionistë të dorës së dytë, që mund të rrinë në stolin e rezervave, nëse rastësisht mbarojnë miqtë e qeveritarëve që mund të kenë studiuar diku, në një universitët të vogël në një cep të një vendi të BE, por që plotëson kriterin e rëndësishëm të të qenit I afërm apo mik I një qeveritari. A ka diskriminim me të madh se ky?? Pse ka frikë qeveria nga konkurrenca e hapur?? Nga trajtimi i barabartë në një konkurrim në të cilin vota është përcaktuese??? A e dinë qeveritarët që ligjet nuk hartohet për sot, apo për mbas një viti, por që duhet ti mbijetojnë kohës, mandateve qeverisëse etj.

Sot, unë dua të shpreh kënaqësinë time, në cilësinë e kr së komisionit për cështjet ë shëndetësisë, që presioni jonë për zbatim të rregullores së kuvendit bëri të mundur diskutimin, debatimin, konsultimin me të gjitha palët e interest në lidhje me disa nene për sektorin e shëndetësisë, që solli edhe një përmirësim të dukshëm të tyre. Gjej rastin të falenderoj deputetet e PD, LSI por edhe ata deputetë të PS të cilët, mendjehapur, treguan që ndjenja e profesionalistit në një mjek mund të mos jetë shuar nga politikat klientelistë të shefave të tyre Sidomos kur trajtohet një ligj jetik,  për zhvillimin e një vendi, sikurse është arsimi apo shëndetësia.

Të nderuar kolegë,

Ndryshe nga ajo që pretendohet, ky pr.ligj nuk ka në qender STUDENTIN, ka cdo gjë në qendër përvec atij.

Ndryshe nga ajo qe pretendohet, ky pr.ligj shkatërron autonominsë universitare, nëpërmjet orientimit krejt etatist të trajtimit dhe hartimit të tij. Shteti është kudo, kontrollon cdo gjë, në cdo nivel, nëpm bordit të administrimit, administratorëve e sigurisht nëpërmjet numrit të shumtë të agjensive që ai po ngre. Shteti përcakton fondet, kuotat, pagat, fushat, bursat. Sa para do t’i shkojnë publikut, e sa para privatit. Appo sa para do t’i hiqen publikut për tja kaluar atij privati që ka qejf qeveria. Pra…me pak fjalë…cdo gjë. AUTONOMIA ka vdekur!!! Dhe miratimi I këtij pr.ligji do të ishte FUNERALI I saj!!

Një gjë është e sigurt!!! Edhe nëse e keni ndarë mendjen dhe e miratoni këtë pr.ligj, kam shumë dyshime që ai do të implementohet, pasi të gjithë kanë premtuar rezistencë të vazhdueshme që do vazhdojë në ditët e muajt që do të vijnë…

Të nderuar kolegë,

Sot ju sillni ligjin më refuzues, më bllokues për një nga dimensionet më kryesore të zhvillimit të një shoqërie që është arsimi.

Ky nuk është një ligj integrues por izolues kur i privon qindra e mijëra të rinjve një të drejtë kushtetuese sic është edukimi universitar. E për cfarë janë qeveria, ministria e arsimit, institucionet arsimore kur nuk i shërbejnë fëmijëve tanë, familjeve shqiptare?? Përse duhet të paguajnë ata taksat e tarifa mbytëse, kur kanë një qeveri që mbyll dyert, veshët, errëson arsyen dhe bën një ligj diskriminues përcmues për 80 përqind të popullsisë e cila jeton nën nivelin mesatar të të ardhurave për frymë dhe një pjesë e saj në kufijtë e mbijetesës? A ka legjitimitet dhe kredo morale e politike kur ajo refuzon të dëgjoje intelektualët, pedagogët, akademikët që gjithmonë përfaqësojnë vlerat më të konsoliduara dhe idetë më novatore dhe skrupuloze të një shoqërie??

Nga qasja sociale, drafti përbën një ngërc të madh, një shkaktar për krizë edhe më të fortë sociale e kulturore që vuajnë të rinjtë sot.

Me këtë draft ju vini në udhëkryq të rrezikshëm interesat e rinisë për një të tashme dhe të ardhme të mirë që sigurohet nëpërmjet universiteti dhe diplomës. Ju doni tia mohoni sikurse po bëni me realitetit që po ia bëni të pamundur dhe po i nisni natën edhe ditën për azil. Kjo nuk është qeveri sociale, kjo është qeveri autoritare që mendon për babëzinë vet dhe jo për të mirën publike.

Me këtë për ligj dhe atë të të pritshëm për pronat ju po provokoni rëndë shqiptarët duke i mohuar të drejta kushtetuese sikurse kanë bërë parardhësit e tyre 50 vjet.

Ministra tha që ky ligj nuk është përjashtues, por mbështet të rinjtë mbi bazë meritash. Po për cilat merita flet Ministrja‎?? Kur studentëve ju blihet vota në mes të ditës, në mes të auditorëve, qoftë edhe me një udhetim vajtje – ardhje për në Korcë? A është përkrahja dhe militantizmi politik një meritë për të fituar të drejtë studimi apo bursë? Që këtu, LIRIA dhe vlerat e saj, aq më tepër akademike, humb referimet e saj pasi ajo dhunohet. Dhe kur shitet e blihet, meritat bijen.

Sot, vota kundër këtij pr.ligji nuk është vota e deputetëve të opozitës, po është zëri I refuzimit të mijëra të rinjve, familjarëve të tyre të cilët universitetin e fëmijëve të tyre e kanë qëllim të jetës.

Sot, vota kundër këtij pr.ligji, nuk është vota kundër e deputetëve të opozitës, por zëri I revoltës së heshtur, pa retorikë e britma politike I intelektualëve dhe pedagogëve, njerëzve të mendjes e fjalës së lirë.

Sot, ju qeveritarë, do të merrni vulën e turpit të historisë dhe përcmimin e rinisë.


Fjala në Kuvend e deputetes së PD, Albana Vokshi, 21 Korrik 2015