Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi vizitoi dje banorët e Xibrakës të cilët kanë pësuar dëme materiale në banesat e tyre nga shpërthimet pa kriter në një poligon afër zonës. Sipas Boçit, realiteti nuk përputhet nga shpjegimet e zyrtarëve pasi Poligoni po përdoret për shpërthime të paautorizuara ç’ka ka vënë në rrezik jetën dhe pronën e banorëve. Deputeti i Partisë Demokratike tha se ministres së Mbrotjes do t’i kërkohen shpjegime në Parlament ndërsa vizitoi nga afër disa shtëpi të cilat kishin pësuar dëme të mëdha materiale.

“Kemi biseduar me banorët këtu. Situata është e rëndë pasi ka pasur dëmtime të shtëpive dhe krisje të banesave, thyerje xhamash dhe jo vetëm këtu në Xibrakë. Kemi biseduar me banorët e fshatit ngjitur dhe atje ka pasur goxha dëmtime të kësaj natyre. Ajo që na shpjeguan përfaqësuesit e Policisë Ushtarake nuk përputhet me realitetin pasi sipas tyre poligoni ishte për diegje baruti dhe jo për detonacion. Këtu ka shumë pikëpyetje dhe enigma. Poligoni nuk kishte parametra teknikë. Kam qënë i shoqëruar me kryetarin e Partisë Demokratike të Librazhdit dhe me ish kryetarin e komunës Orenjë për të parë vendin atje dhe nuk kishte tregues që ishte zonë ushtarake apo elemente të ndalimit të qarkullimit të mjeteve dhe njerëzve. Ishte një zonë krejtësisht rastësore, pavarësisht se ata u mbrojtën se është poligon i miratuar. Por indiciet nuk tregonin që aty kishte të bënte me një poligon por me një sipërfaqe të pazot e cila shfrytëzohet edhe për shpërthime të tilla. Në lidhje me këtë situatë do të kërkojmë shpjegime në Parlament nga ministrja e Mbrotjes”, tha Boçi.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 15 Gusht 2015