Partia Demokratike dënon përndjekjen që Edi Rama po i bën punonjësve, gazetareve dhe përfaqësuesve të medias. Dërgimi i të dhënave personale ne pikat kufitare me urdherin ndaj policisë për kontroll të imtesishëm per gazetaret, analistet por dhe qindra punonjësve të Agon Channel, ështe një rekord skandaloz i Edi Ramës, një goditje brutale e lirisë së shprehjes.

Një persekutim i tillë për një media kritike me qeverinë, duke urdhëruar kontroll të imtesishëm për gazetarët ne kufi, c’ka është presion dhe turpërim publik i tyre, nuk ka ndodhur në vendin tonë që prej vendosjes së pluralizmit dhe fitimit të drejtës së shprehjes.

Partia Demokratike e konsideron këtë nje sulm të drejtpërdrejtë të Edi Ramës ndaj medias së lirë, dhunim barbar i standardit demkratik, hakmarrje primitive ndaj gazetareve që nuk mendojnë si ai e që nuk i ka nën kontroll.

Ne inkurajojmë gazetarët që përndiqen nga Edi Rama të vazhdojnë misionin e tyre në shërbim të lirisë dhe interesit publik. Kauza e tyre sot është kauza e shumicës absolute të qytetarëve te vendit.

Partia Demokratike është në krah të gazetarëve të lirë dhe e vendosur të mbrojë vlerat themelore të demokracisë si liria e shprehjes.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 15 Gusht 2015