Partia Demokratike dënon me forcë mbajtjen e fëmijës së mitur 4 vjeçar për rreth 11 orë në komisariatin e Pogradecit, ç’ka ka sjellë pasoja në shendetin e tij.
Ky është një akt i rëndë që dëshmon se represioni i qeverisë nuk merr në konsideratë të drejtat e njeriut dhe është prekja e fundit, kur nuk tregohet ndjeshmëri ndaj një fëmije 4 vjeçar.
Mbahet në komisariat i mituri teksa kontrabanda dhe evazioni i miqve të Edi Ramës kanë kapur shifrat e frikshme të qindra milionë dollarëve.
Partia Demoktatike i kërkon prokurorisë të hetojë me shpejtësi e seriozitet rastin, e të vërë para ligjit autorët e këtij akti skandaloz.
Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 15 Gusht 2015