“Cdo popull, çdo komb, ka si udhërrëfyes të tij interesin kombëtar, i cili njëlloj si kombi është një gjallesë e fuqishme, është një forcë e jashtëzakonshme, shtytëse drejt të ardhmes. Për shqipëritarët në Shqipëri por edhe për shqiptarët në Kosovë, për shqiptarët kudo që janë me zhvillimet e mëdha të 20 viteve të fundit, interesi numër 1 kombëtar është integrimi i vendit. çka do të thotë se, në përputhje me këtë koncept çdo qeveri mobilizon të gjitha resurset, të gjithë potencialin në funkson të këtij interesi, pasi e ardhmja më e mirë, siguria më e madhe për qytetarët e tij është anëtarësimi në NATO, i realizuar ky, dhe anëtarësimi në BE, që është një proces në vazhdim.
Dhe në këtë rrugë, për çdo vend dhe çdo komb fatmirësisht ekziston një hartë shumë e qartë rruge. Ekzistojnë parime, ekzistojnë kritere, ekzistojnë kërkesa të cilat janë publike dhe pavarëisht se cili je, në rast se u përmbahesh atyre në mënyrë absolute ecën pashmangshmërisht drejt objektivit kombëtar. Por kjo rrugë devijon, kjo rrugë devijon, kjo rrugë ndalon, kjo rrugë nuk funksionon asnjëherë për përgjegjësi të qytetarërve të thjeshtë. Në të gjitha rastet për përgjegjësinë direkte të atyre që janë në timon, të cilët për interesa personale djegin interesat e qytetarëve, për interesat personale të pushtetit dhe të pasurisë së tyre djegin interesa kombëtare, dhe ne këtu jemi. Në rast se ne ecëm me ritmet e duhura në procesin e anëtarësimit në NATO, duke vendosur në çdo moment të parin interesin kombëtar, ne nuk po ecim në procesin e integrimit euroipian. Pse nuk po ecim? çfarë ndodh? Për herë të parë një njeri merr përsiëpr para tre vitesh të shkelmojë një konsensus për tre ligjet, të shkelmojë dhe bën marrëveshjen për CEZ-in dhe me shkelmimin e konsensusit për tre ligjet bllokon vendimin e komisionerit të lidhur kokë e këmbë me CEZ-in. Kjo është e vërteta. Unë s’di se çfarë ka ndodhur prapa por di këtë që thonë.
Dhe Shqipëria, ndonëse në raport e rekomandoi dy vite rresht, nuk mori statusin.
Në historinë tonë vështirësira kemi patur. Erdhi në pushtet zotëria, çfarë i kam thënë ditën e parë të Parlamentit, që na tregonte një milionë shuplakat njëlloj si etërit e tij një milionë plumbat, që si i sëmurë psiqik konceptonte votën jo si një mirësi për të por si një tmerr për kundërshtarin, i them këto fjalë: zotëri, lidhjet e tua me krimin janë universale, ato i njohin që të gjithë. Por problemi është ky. A do shkëputesh ti prej këtyre lidhjeve? Sepse shqiptarët me votën e tyre të kanë amnistuar ty. Sepse Brukseli, unë isha dëshmitar i shumë e shumë deklaratave dhe bisedave që kisha bërë me udhëheqësit e Brukselit dhe çfarë konsiderate kishin shprehur ata për Edi Ramën, por janë over, ikën, shqiptarët e votuan, Bruskeli ishte i detyruar ta amnistonte. Kushti i vetëm ishte të priste lidhjet me krimin, lidhje të cilat ishin më të tmerrshmet në rajonit e Ballkanit. Pse ishin më të tmerrshmet? Ishin sepse, për një periudhë të tërë të qeverisjes socialiste bandat e Shqipërisë u bënë fmaoze në Europë, ato prisnin koka në sheshet e qytetet, ato digjnin kufoma të gjalla në rrugët e qyteteve, armiqë të tyre, ata vrisnin njëri pas tjetrit të rinj në rrugët e Tiranës. Dhe një nejri ishte pika e mjaltit të tyre. Dhe unë e kam shumë të thjeshtë të them edhe për kundërshtarë të tjerë por e kam thënë gjithnjë dhe e them tani, e them ballëhapur, se e kam thënë në atë kohë që e ke shndërruar Tiranën në lavatriçen ballkanike të parave të pista dhe kjo ishte e vërtetë.
Sepse që në atë kohë kryetarë bashkie, që të gjitha këto drejtonin hanxharët drejt tij dhe ai nuk mbrohej me Gardën siç i takonte mbrojtja si zyrtar i lartë që ishte, por mbrohej një me një me banda. Me Hakmarrjen merrte qindra metra sipërfaqe ndërtimi në zemër të Tiranës etj.
Spo hyj këtu të mbaj këtu histori por rikthehem ç’ndodhi mbrapa. Ky njeri, në vend se të shkëpusë lidhjet me bandat i shndërroi ato të gjitha në instrumenta të tmerrshme të qeverisjes së tij, i shndërroi në instrumenta vulgare, kriminale të qeverisjes së tij, bëri Shqiëprinë gazin e botës, por të jeni të siguritë se ka bërë veten stërgazin e botës dhe këtu do jeni. Mos e merrni për të falur vetpërmbajtjen civile perëndimore.
Mori futi në Parlament vrasës, përdhunues, banditë, edhe sot thoshte këtu se ku është i dënuar Roshi? Ore zotëri lexon apo nuk lexon ai. Sigurisht ia ka droguar pluhuri i Rroshit sytë. Të paktën një dënim e ka në Shqipëri Rroshi, në datën 29 tetor të vitit 2000, për plagosje me armë zjarri, jo të një derri por të një qytetari, Riza Aliu dhe shkoni merrni vendimin e kanë botuar mediat. Dhe vjen këtu bën atë që bën. Ku është i dënuar thotë? Por nëse Rroshi me Gysin të sigurojnë ty vizat, kjo s’do të thotë se s’kanë qenë të dënuar. Ka qenë i dënuar. është vendim gjykate. Kush ta dojë ia jap unë por e keni edhe në media të botuar. çfarë ndodhi? Me shpejtëasi të madhe kreu i meduzës ndërtoi në këtë vend murin e tmerrshëm të krimit. Vetëm këtu në Parlament, seancë pas séance, diskutim pas diskutimi, mendoi se mund ti mbyllte gojën opozitës me horra, me vrasës e me trafikanëtaë. Gaboi rëndë. Opozita nuk vdes kurrë ! Opozita është e drejta morale e popullit për të kundërshtuar qeverinë dhe mund të trysnohet por nuk mund ti mbyllet goja. Unë i kam thënë këtu para jush. Sill këtu të gjithë horrat, të gjithë vrasësit, rreshtoji këtu edhe të shohim. Po përse kjo. Nga eksperienca dhe jeta ime është kjo: ska bandit trim. Banditët janë trima derisa tu fusësh këmbën në gojë, por çdo banditi në çdo rast mund ti fusësh këmbën në gojë e s’të kafshon dot. S’ka bandit trim prandaj mblidhni sa më shumë këtu në Parlament, se kështu do tua nxjerrin siç ua u nxorrëm ata që ikën deri tani. Mblidhini, sillni prapë, hidhni prapë paratë e kanabisit, nga të klatër anët, bëni përsëri mbledhje se luftuat kanabisin. Më falni po është analfabet edhe në matematikë. Partnerët lexojnë mirë. E di çthanë partnerët. 3500 kg drogë u kapën sot, ua përmirën, më falni për shprehjen, ua përmirën, ua menderosën konferencën, 3 500, ua menderosën konferencën, ua kripën.
Pra, çfarë ndodh ëktu. Deputeti i parlamentit shqiptar i denoncuar nga kjo opozitë me dhjetra herë shkreh breshëri mbi qytetarët. Po ku? Në komisariatin e policisë. Po pse? Sepse bandidtët janë mbi policinë. E dini ju që ai tani takohet rregullisht me Shullazin, do ta marrë Shullazin në shtëpi. E dini këtë apo jo. Po po ua u them unë. Tani i duhet Shullazi atij, i duhet sepse ka probleme me njërin krah të Hakmarrjes për Drejtësi. Se po ndenjte me banda, ato të japin mirë atë që meriton. Dhe pritet të luftohen. Po sigurisht po të jesh klani i Konstandidnit, do dalësh me Luizën. Jo mor zotëri smund ta pranoj kurrë, skam unë atë moral kurrë, sepse janë pesë nëna të veshura me të zeza. S’mund ta kapërdij kurrë unë një moral të tillë, Dhe ajo është një korbë që në vend se të ndryhet do tu shesë art shikuesve të Tiranës, për turpin e Edi Ramës, për turpin e saj, për turpin e një banditi që ka në Teatër. Provokon botën, provokon Shqipërinë me të.
Do shkoni ju në Europë. Cila Europë? Po a dini sa e vështirë ka qenë në fillim ti bënim të besueshme lidhjet e tij me krimin. Ju them unë ju? Sapo dolëm në opozitë, vizitorë të ndryshëm më pyesnin sili është problemi, krimi u thosha, hapni sytë, s’ka më vështiësi tani, tani ka marrë dhenë krimi i Shqipërisë, do të marrë më shumë dhenë, ka marrë dhenë korrupsioni. Arrestiohen dy berberë dhe s’thotë njeri asnjë fjalë për vilën e Surrelit, se ka një grusht servilësh të cilët heshtin këtu si fija e barit. Por vila i ka 58 metra të gjata themelet…
Muri i korrupsionit, çfarë lufte bëhet këtu me korrupsionin. Zero. Zonja foli këtu me shumë të drejtë për të larguarit. A e di ky që renditet në krah të Asadit për refugjatët që dërgon në Europë. Renditet sepse herë del i pari herë del i dyti. Nuk po them se ky ka përdorur armë kimike por po them se për dërgimin e refugjatëve në Europë ky është i dyti pas Asadit. Për dërgimin e fëmijëve shqiptarë pa prindër në Europë ky renditet pas ISIS-it. Po, po, por këto nuk doni ti shhini ju se i keni veturat të ngrohta por ky është mjerimi.
A e dini ju që ky ka shpenzuar nga buxheti i shtetit para për të hapur ekspozita se sa për të paralajmëruar shqipërtarët që mos shkojnë se është një sagë tjetër vuajtjeje për ju?
A e dini ju që po përdor ekspozitat si lavatriçe për larjen e parave të pista të tij apo jo. A e dini ju se sa mesazhe më vijnë mua nga njerëz që u kërkohet të shkojnë të blejnë veprat. Absoltusht po. Imagjinoheni Assadin të shkojë të hapë ekspozitë pikture në Gjermani. I dolën qytetarët aty. Po si jo, a e dini ju që ka hapur tre ekspozita në Gjermani me para të qytretarëve shqiptarë. A e dini ju që po pret fatura vetëm për të justifikuar paratë e vjedhura. Absolusith po. Qeshni, kështu qeshët edhe për Riformaton, kështu qeshët edhe për atë rrugën e fshatit, që thoshit aty ka rrugë e ska rrugë. Ai mund të gënjejë ndonjë gazetar dhe ndonjë media por nuk gënjen dot Sali Berishën se kam plot mesazhe këtu, kam plot informacione këtu.
Vazhdoni shkoni blini veprat e tij, zhgarravinat, karikaturat e tij, shkoni e blijini, turp i madh. Sigurisht, sepse berberi arrestohet për një kupon kurse ai një vilë të tërë e ndërton me 3 mijë euro. Apo pallati i zonjës së tij që ska asnjë fatura, as tatimore, as doganore, as ndërtimore, sepse e kanë shpërblyer in caind zotin Rama me pallatin ndërtuesit. Si janë këto? Problemi është këtu,se gjëra të cilat dukeshin të çuditshme tani janë 100 % të besueshme. Dhe po të lexoni mesazhet, fjalimet që vijnë nga Brukseli janë krejt të tjera. S’jemi bankomat tha ai, harrojeni se jemi bankomat, i tha edhe më shumë se kaq.
Po, po je “lider botëror”.
Pra, ecet në Europë në këtë mënyrë? Ecet drejt të shkuarës në këtë mënyrë. Nëse themi të luftojmë korrupsionin, kampion për korrupsioninin është kryeministri i vendit, i cili mburret se çdo ministri po e bën pa lekë, i cili mburret se këtë e bëra pa lekë, këtë e bëra pa lekë, dhe formuloi teorinë se pa lekë bëhet më mirë.
Po kryeministri ka dinjitetin e vendit, ai përfaqëson dinjitetin e vendit, ai di vetëm të shesë e të blejë. Tentoi me çdo kusht të blejë Presidentin e Republikës, i çoi kryemafiozin, sekretarin e përgjithshëm të KM, me dosje, është çështje e denoncuar kjo që them. Po Bujar Nishani është Bujar Nishani, ka integritetin njerëzor, ka karakterin burrëror dhe s’mundet kurrë as ta shiste as ta blinte njëri. Por ky ishte një akt i shëmtuar…
Pra, kur flisni ju për Europën ai thotë rroftë Rroshi, ç’më duhet Europa mua, unë kam Rroshin, kam dhe Bushin! Dhe sot na doli duke thënë se kjo nuk është qeveri ndërkombëtare, se nuk është parlament ndërkombëtar. Po këto janë instiktet atërore ore. Dhe do ju them një gjë. Ne jemi popull me një histori shumë të vështirë por edhe të mbushur me fatkeqësi. Fatkeqësia e madhe është se 45 vite ky popull është përballur me krimin më të tmerrshëm të bazuar në ideologji. Të gjitha vendet ish komuniste kanë patur ideologji, po këtu te ne ka qënë më ekstreme se kudo tjetër. Tani ky popull përballet me krimin më të tmerrshëm por kësaj radhe të bazuar në drogë. Shumë prej jush e kanë arritur atë periudhë dhe dihej që një vrasës, i disave jo i një, një torturues që i kishte thyer njerëzve brinjë e kocka nëpër procese, ai mitizohej, respektohej, vlerësohej shumë sidomos prej klanit të neo-bllokmenëve. Kjo psikologji e Edi Ramës për kriminelët e dobishëm, është sot omniprezente dhe omnipotente. Për të kriminelët këtu në parlament, janë nderi dhe dinjiteti, janë më të mirët, janë ligjbërësit. Mirëpo, tani që ka dalë era dhe parlamenti, qeveria dhe administrata qelbin dhe kjo erë qelbësire kundërmon në mbarë Europën. Ndaj dhe absolutisht harrojneni se në këtë mënyrë kemi rrugë drejt Europës, në këtë mënyrë kemi rrugë drejt të shkuarës dhe ky është një dënim i madh për shqiptarët dhe interesat e tyre.
Ju keni në dorë, sepse nëse ai ka një grup të ngushtë të vetin, çfarë bëtë ju sot me ligjin e turizmit? Interesat e Kokëdhimës. Ja çmë thotë Paskal Nesturi, nga Vlora: Jam Paskal Nesturi nga Vlora. Kur në Parlament është ligji ri për turizmin ju bëj me dije se Koço Kokëdhima po më rrëmben pronën nëpërmjet fallsifikimeve në institucioneve Qarku i Vlorës, Bashkia Himarës. Bëjnë tender, bëjnë investim publik në qafën e Llogarasë duke e justifikuar me anë të hipotekave sikur është pronë shtetërore kur në dokumenta është pronë private, po ma marrin. Ja pse e bëtë ligjin. Ky po përballet me fallsifikimin shtetëror të Koço Kokëdhimës. Ju votuat ligjin për Koçon që tu grabisë tokat më kollaj. Po pse kshu shkohet në Europë?
Ka një gjë, ja u them unë ju. Ka një vend në Europë që quhet Danimarkë, ka një nen në Kushtetutën e këtij vendi, se nësë shpronëson një pronë atë do ta miratojë Parlamenti dhe hyn në fuqi pasi ta miratojë dhe Parlamenti tjetër, në mënyrë që të dy parlamentet bëjnë një garanci që nuk ka Koço që tja marrë tokën. Europa, me Edi Ramën ne i kemi larë duart me të, të vetmen gjë që do bënit mirë është ta detyronit qoftë dhe për një moment të paguajë kuponin për gënjeshtrat e tmerrshme që i ka bërë këtij vendi, se as për atë ska paguar asgjë.”
Pjesa e dytë
Zonja deputete, zotërinj deputetë, të dashur qytetarë dhe qytetare që ndiqni këtë séance.
Para se të kaloj në diskutimin e një ligji të një rëndësie kushtetuese për të sotmen dhe të ardhmen e vendit, dëshiroj të denoncoj këtu para jush aktin e pashëmbullt në 24 vite pluralizëm, aktin e djeshëm me të cilin kreu i meduzës, kreu i krimit të organizuar në Shqipëri shkelmoi në mënyrë banditeske vendimin e Parlamentit, shkelmoi ligjin e Parlamentit, shkelmoi Kushtetutën e vendit, e cila nuk i lejon qeverisë ti heq nga duart Parlamentit ligjet që ai drafton, e ndalon me një nen të posaçëm këtë. Por, unë këtu shtroj këtë çështje për një problem madhor të këtij vendi. Ju garantoj se në morinë e pafundme të kundërshtirave, të akuzave dhe kundërakuzave të drejta të padrejta e me radhë, më e rënda e të gjithave, më antikombëtarja e më antidemokratikja e të gjithave, është shkelmimi i besimit. Asgjë më të vështirë nuk ka, në një sistem demokratik në një vend pa traditë demokratike se sa të ndërtosh fibrën e besimit. Kjo fibër besimi është kushti i të gjitha kushteve për të qëndruar demokracia, që ajo të mos bëhet si vegu i Penelopës. Sado e polarizuar që ka qënë jeta politike në Shqipëri, dhe ka qënë, sado probleme të mëdha që ka patur, marrëveshja politike nuk ka munguar. Ata të cilët me gjakftohtësi dhe ndershmëri hedhin një sy historisë së pluralizmit ajo është dominuar, pavarësisht nga lufta e ashpër dhe e egër politike, nga marrëveshja. Eshtë konsensusi, që s’është kurrë ai që ti pëlqen por që ti e pranon për një interes jashtë teje, është konsensusi, që në këtë Parlament ka përcaktuar çdo vendim të madh, ka dhënë mundësi hapave të tjerë të rëndësishëm. Kurrë ndonjëherë, deri tre vjet më parë konsensusi nuk është shkelmuar. Ka ndodhur vetëm një herë në memorien time politike, një lëkundje e një konsensusi ndërmjet zotit Gramoz Ruçi dhe zotit Jemin Gjana, e cila u rivendos brenda ditës ose të nesërmen nga drejtuesi i mazhorancës socialiste. Nëse ju ecni duke varrosur konsensusin, të jeni të bindur se ne varrosim demokracinë në këtë vend, të jeni të bindur se ne varrosim stabilitetin dhe të ardhmën në stabilitet të këtij vendi.
Dhe këtu bashkëkryesues i mazhorancës, ti ke një përgjegjësi të madhe, se ti kurrë, nëse i përmbahesh në minimumin e minimumit asaj tradite siç është krijuar këtu, këtë akt të djeshëm të qeverisë nuk mund ta lejoje me asnjë lloj mekanizmi, që të arrijë të shkrijë komisionin e votuar në Parlament, e miratuar me një marrëveshje. Dhe mos harroni, ka dy vite dhe ky ishte konsensusi i parë, ishte marrëveshja e parë konsensuale konkrete, që për dijeninë tuaj ajo ishte e negociuar dhe kishte një dakortësi se si do operonin palët për të kapërcyer kundërshtitë me njëri tjetrin. Dhe befas në një mënyrë të njëanëshme në një kohë kur zoti Bylykbashi po kërkonte të komunikonte me të autorizuarin e zotit Rama, që ishte ministrja Felaj, ajo mbyll telefonin dhe pak orë më vonë del dhe lexon vendimin e qeverisë me të cilin qeveria e zhvishte nga çdo lloj pushteti komisionin parlamentar.
Ky është një akt shumë i rëndë, dhe unë mund tu them edhe një herë se asgjë më kriminale, asgjë më antikombëtare se sa vrasja e besimit nuk ka. Asgjë më të vështirëse sa ndërtimi i besimit nuk ka, por në fund të fundit ajo që arrihet, ajo që bihet dakort, ajo mbahet dhe respektohet. Sepse në të gjitha kundërshtitë dihet që ekziston dhe kjo fibër, tek e cila kemi qënë të detyruara gjatë këtyre dekadave, ti drejtohemi dhe të kapërcejmë vështirësitë dhe të ecim përpara. Akti, është një akt i shëmtuar, i ç’qytetëruar, është një akt që vetëm një njëri në historinë politike të këtij vendi i ka lejuar për të dytën herë vetes ta bëj, dhe ky është Edvin Kristaq Rama.
Ky është njëriu që operon me klishera armiqësore, është njëriu që për shkak të lidhjeve të tij të krimit bën gjithçka për të kriminalizuar këtë shoqëri dhe ka frikë. Dhe pse e ka bërë ky burracak këtë akt? E ka bërë sepse ka tmerr testin e drogës.
(drejtuar T. Ballës pas ndërhyrjes që ky i fundit bën nga salla) Ti je një përdhunues. Nëse një i akuzuar për përdhunim lejohet të ndërpresë fjalën këtu atëherë nxirrni dhe të tjerët nga burgu, përdhunuesit e tjerë nga burgu dhe sillini këtu në Parlament. (drejtuar E. Ramës) ça je ti këtu që fut çakej këtu, çohu dil këtu dhe fol por mos përdor çakenj se është turp. Nëse veprohet në këtë mënyrë, nëse ky vjen këtu me çakenj, avoketër dhe papagaj ky pastaj nuk është më Parlament.
Pra, pasi shkelmoi konsensusin me tre ligjet, u arrit më në fund konsensusi dhe kjo ishte një gjë shumë pozitive, e shkelmoi edhe këtë. Unë ju bëj thirrje ta mbrojmë këtë, pasi nuk është çështja e ligjit por është çështja e besimit, pa të cilin ju garantoj se vendi do eci drejt një rrokullisje të pashmangshme shumë të keqe.
– Tani po kthehem te ligji për arsimin e lartë. E përshëndes Presidentin e Republikës që e ka kthyer këtë ligj, i cili përdor një model që është më i avancuari, modelin britanik, për të rikthyer një të shkuar të hidhur në Shqipëri, në arsimin e lartë. Them këtu se modeli britanik, universitetet britanike janë të faktuara se renditen më lart se universitetet e tjera të Europës, disa prej tyre renditen në 10 më të mirat. Por kjo është një traditë e krijuar nga demokracia ndofta më e vjetër e botës, e cila shumë procese, që ne i kalojmë sot, i ka kaluar shumë kohë më parë, është një model të cilin nuk e kanë kontraktuar dhe nuk e kanë adaptuar edhe vende të cilat kanë patur potenciale më të mëdha ekonomike se sa Britania e Madhe në periudha të caktuara të zhvillimit të tyre. është një model që nuk arriti në kontinent, është një model që nuk arriti në gadishullin skandinav, nuk e eksportuan as SHBA siç është në Angli, është një model autokton i shkëlqyer për atë shoqëri për atë vend por tjetërkund nuk ka arritur në mënyrë absolute të mbrothësojë, të lulëzojë.
Jam marrë intensivisht me këtë model. E them këtu edhe një herë, kam patur një nga këshilltarët më të mirë të dhënë nga Banka Botërore për këtë reformë, anglez, ish këshilltar i Megan Thatcer, dhe kam punuar dy vjet me të. Pse unë u tërhoqa? Për një arsye më kryesore. U tërhoqa sepse ky model mbyllte dyert e universiteteve kryesore për të varfërit. Mirëpo një nga misionet më kryesore të arsimit në strategji, është lufta kundër varfërisë. Nga vitet 80 deri sot, jo vetëm në vendet e lira por dhe vendet jo të lira, kanë hapur dyert për univeristetet. Në vitet 80 u arrit në përfundimin se politikat selektive, ajo që ndiqej në Shqipëri dhe që po e rikthen ky sot, dyert e mbyllura në universitete ishin të gabuara. Dyert e hapura të universiteteve ishin detyrimi madhor i shoqërive. Ndaj dhe Kushtetuta, e cila në kartën sociale është tërësisht e juaja, sanksionon se për arsimin e lartë mund të ketë kufizim vetëm aftësinë. Gjykata Europiane e të Drejtave të Njëriut ka gjykuar se arsimi i lartë është pjesë integrale e dy cikleve të tjera të arsimit, në zbërthim të konventës europiane të të drejtave të njëriut. Po i lëmë mënjanë për një moment këto, ku jemi ne? Unë ju them ju se në vitin 2006 përqindja e të diplomuarve në universitetet e vendit ishte gjithsej 3.2%, në një kohë kur SHBA këtë përqindje e kishin 32%, një një kohë kur gadishulli skandinav këtë përqindje e kishte 26%, vende të tjera të BE e kishin nga 12 deri në 26%. çfarë duhet të bënim ne? Të ndiqnim modelin e vjetër të dyerve të mbyllura apo të ktheheshim edhe ne në drejtimin që ishte kthyer bota e qytetëruar? Adaptuam edhe ne modelin e dyerve të hapura. A mundej që menjëherë ky model të shkonte drejt cilësive më të larta? Në asnjë rrethanë jo. Dhe e them këtu, që ky model që adaptuam, pashmangshmërisht krijonte probleme cilësie, por që ç’është e vërteta kanë qënë po kaq të mëdha edhe në vitet kur unë studioja mjekësi.
Ka vërtetë dobësi shumë të mëdha sot por kishte dobësi edhe atëherë kur ishin gjithsej 7000 studentë, me përzgjedhje që të gjithë. Lufta për forcimin e cilësisë është një luftë shumë e drejtë kurse ky model që sillni ju, ky së pari i merr lirinë akademike universiteteve, fut direkt në borde njerëzit e qeverisë. Së dyti, ky model mbyll dyert për të varfërit. Unë e di se ky parashikon kredi, dhe po e marrim thjeshtë dhe po supozojmë se kredia nuk do jetë më shumë se 1 mijë euro në vit, në katër vite 4 mijë euro. Shkoni pak, jo larg por këtu mbrapa Dajtit, cili nga ata fermerë apo fshatarë ka mundësi të paguajë borxh 44 mijë euro për shkollën e djalit? Kurse vajzën do e lënë pa shkollë, dy lopë po i shes thotë për djalin kurse për vajzën kujdeset burri. Ju po bëni një hap regresist të tmerrshëm mbrapa. Po mbyllni dyert e universiteteve për të varfërit e vendit.
Shumë prej jush nuk dinë se, nga Frashëri i Përmetit deri në Dukagjin, pothuajse në çdo derë troket varfëria. Ju në këtë mënyrë vononi fëmijën e dytë. A e dini ju që diktatura këtë bëri në këtë vend. Po të kishe dy fëmijë në shkollë, i treti edhe po të kishte yje e stëryje nuk hynte më në shkollë. Pra, çfarë po ndodh, pse kjo? Po kthehemi te modeli i etërve. Por, nëse përpara kishte në bazë ideologjinë tani ka në bazë xhepin, janë dy-tre univeristete private të cilat kanë futur në xhep promotorin e këtij ligji, Edvin Kristaq Ramën me alergji të tmerrshme ndaj dijes dhe ligjit.
E kam dëgjuar shumë herë, por fjalim, identik me kryetarët e kontrollit punëtor, në këtë Parlament nuk është mbajtur kurrë që nga viti 91 me fjalimin që mbajti ai me këtë ligj. Fjalim i mbushur me një urrejtje patologjike, që kishin vetëm etërit e tyre të cilët njëri me tjetrin thonin “do t’ja u bëjmë këtyre intelektualëve, do t’ja u bëjmë”. Dhe po në këtë mënyrë, me këtë diskonsideratë foli ky për pedagogët, të cilët pa diskutim kanë defekte, pa diskutim ka korrupsion, por kurrë nuk mund të flasësh në këtë mënyrë për trupën pedagogjike akademike të vendit, pasi midis tyre ka zheni, ka personalitete të shquara, sepse ka prej tyre, po ja u them unë, që vetëm një prej tyre sot ka botime dhe punime në revistat e botës sa ç’kishim i gjithë fakulteti në kohën kur kam qënë unë në fakultet.
Nuk mund të flitet me këtë diskonsideratë për të justifikuar një ryshfet të tmerrshëm që kanë paguar dy-tre universitete dhe që e kanë futur në kthesë. Ndaj dhe kësaj herë modeli ka në bazë korrupsionin. A nuk jeni ju që erdhët në pushtet duke premtuar se do rrisnit buxhetin për arsimin me 5.2% të Prodhimit të Brendshëm dhe ky ishte një premtim i guximshëm pa diskutim por absolutisht i dobishëm sepse edhe 5, edhe 6, edhe 7 po e rrite për arsimin veçse mirë bën dhe është rruga më e sigurtë për të sotmen dhe të ardhmen e vendit tënd. Sot ju keni buxhetin rekord historik më të ulët për arsimin në 23 viteve të fundit, sot ishte arsimi që e gjymtuat dhe e shkurtuat me buxhetin e gropës, sot, tani po i bëni varrin përfundimisht një sistemi që ishte dhe është jetik për vendin. Vetëm në 2006, Shqipëria, kombi me moshën më të re në Europë, kishte gjithsej 12 studentë për 1000 banorë, ndërkohë kur Europa, me gjithë moshën dhe strukturën e saj demografike pakrahasimisht më të vjetër se Shqipëria, kishte 43 studentë për 1000 banorë. Pra, çfarë u bë këto vite. Në këto vite u arrit, dhe e them këtu që është arritje sasiore jo cilësore, u arrit që 71% e maturantëve të shkojnë në universitete, dhe nga 69% e nxënësve që mbaronin klasat e 9-ta, 86% e tyre të hynin në shkollat e mesme, çka bëri të panevojshme shndërrimin e arsimit të mesëm të detyrueshëm të cilin e kanë bërë edhe Maqedonia, e kanë bërë edhe vënde të tjera, brënda asaj që quhet garë dije dhe interes për të shkolluar vendin. Ndaj dhe unë ju bëj thirrje; hidheni poshtë këtë ligj dhe votoni dekretin e Presidentit. Absolutisht jemi të hapur për të punuar për arsimin, jemi të hapur për të punuar mbi reformën, në ligjin e reformimit.
Jam i bindur që ligji ekzistues ka nevojë për amendime dhe ndryshime serioze por kalimi në dyert e mbyllura të universiteteve, shkarkimi i bazës së financimit kryekëput tek familjet me sistemin e kredive mbyll dyert e universiteteve për të varfërit e Shqipërisë, i bën ato mollë të ndaluar për fëmijët e tyre, shndërron universitetet në priviligje dhe kur këtë e bën një i majtë, atëherë tregon se është fund e krye hipokrizi e demagogji dhe se ska as ndjenjën më të vogël të përgjegjësisë sociale ndaj qytetarëve të vendit.
Fjala në Kuvend e ish kryeministrit Sali Berisha, 17 Shtator 2015