Europa për qytetarët është një marrëveshje nga ato që Europa bën e financon për të krijuar garanci, se qytetarët këtu janë si qytetarët atje.

Ndajnë të njejtat vlera e besojnë në të njëjtat parime, pavarësisht statusit të marrëdhënies së tyre me Europën.

Qëllimi i kësaj marrëveshje është të na ndihmojë ne vendeve drejt Europës, të ndërtojmë të ardhmen duke mos harruar të shkuarën.

Ne, Shqipëria paguajmë 20 000 euro në vit dhe premtojmë se do të mbështesim inisiativa që të na bëjnë të mendojmë: cfarë nuk duhet të harrojmë nga regjimi ynë totalitar komunist? Cilat janë momentet kulmore dhe ngjarje që mund t’i risjellim në vemendje për të kujtuar duke u ngjethur ato që regjimi komunist ka shkaktuar dhe në ngjethje e sipër të kujtojmë ferrin për të mos lejuar që të përsëritet.

Faleminderit nga zemra qeverisë që e ka përfshirë këtë pagese ne buxhet në programin buxhetor për të përndjekurit politike duke na dhënë një garanci më shumë se është ndarë njeherë e mirë nga qurravitjet per diktaturën.

Keto i mendova deri te hënën kur projektligji kaloi në komision!

Por e djeshmja ma përziu e me tolloviti stomakun kur Europa për qytetarët mu perzie me Peza për Ithtarët.

Një tallje  e madhe për shqiptarët e përbuzje për Europën  bashkë, kjo bashkëjetesa mes qurravitjes malluese për diktaturën  me vlerat që Europa shpreson të jenë të verteta për gjithë shqiptarët!

Por sikur të ishte vetem kaq! Dekomunistizimi nuk u krye asnjehëre në Shqipëri. Dhe kur nuk ke larë hesapet me të shkuarën por vazhdon t’i këndosh si dje e pardje në Pezë , ku nuk është më gabim, as teprim, as vetem zbavitje me hashash në dorë. Është vendim!

Europa për qytetarët, siç vjen sot këtu, është vetëm një marrëveshje. Mbaron, votohet, do ketë ca projekte për OJF mbase. Kaq!  Një ligj më shumë ne sfilatën e ligjeve.

Por Shqiptarët drejt Europës nuk janë në sfilatë!

Kane nisur nje udhetim heroik atehere kur as une as Erjoni, as ata qe kane bere Erjonin, nuk ishin fare.

Nese nuk peruleni dot me respekt para atyre burrave e grave qe perjetuan ferrin komunist, atyre intelektualeve qe u poshteruan se nuk lepinin Enver Hoxhen, heshtni me mire!

Heshtja eshte flori para  provokimit me pezlliqet  tuaja!

Por sikur te ishte vetem kaq!

Europa per qytetaret, nuk zevendeson dot qeverine per shqiptaret.

Dje degjoja nje histori ne Televizion te nje femije te kthyer nga Gjermania pasi prinderit kishin kerkuar azil. Ishte kthyer ne shkolle, sigurisht pasi kishte humbur gati nje vit.

Po a ka njeri nga kjo qeveri te me thote sa jane femijet qe po kthehen ne shkolle nga nje experience azili? Ka te pakten nga marsi i ketij viti kur shifrat e azilkerkuesve shqiptare filluan te ishin tronditese e deri me sot qe asnje nga ju nuk di, ska, ska marre urdher, se ka pranuar, s’ua ndjen, gjejeni vete arsyen, por : asnje nga ju, nuk ka shprehur njeshqetesim , ide e jo me pastaj plan masashemergjent per kete krize e cila eshte vetem rrjedhoje e krizes ekonomike, sociale, politike po e po, trysnia e te cilave po i rrudh e mplak njerezit perdite.

Sot jane 36 mije te larguar vetem drejt Gjermanise. S’ka asnje deklarate apo plan monitorimi a vleresimi per zonat me teprekura; s’ka fushata informuese per t ju thene shqiptareve: e para, mos ikni. E dyta c’ndodh nese ikni prej deshperimit, se papunesia ka mberrit kacafiu, se te ardhurat jane ne grope, se reformat shtetndertuese nuk kane llogaritursa grupe ne nevoje preken, se skema e ndihmes ekonomike ka lenduar edhe ata qe jane realisht ne hall, dhe c’ndodh nese do tektheheni pasi t’i kene harxhuar edhe ato pakte ardhura qe kishit?

Asgje! Asnje plan per ta pare ceshtjen si emergjente edhe pse eshte me shume se kaq! Jane burra, gra, femije qe ikin nga vendi i tyreper nje arsye te vetme: ketu nuk kane se c’bejne! Dhe ikin nga halli qe nuk eshte lufta, por lufte me te veshtire se mbijetesa e perditshme nuk ka!

Eshte e pafalshme per qeverine e shqiptareve qe te flase per Europen e qytetareve kur nuk ka propozuar nje politike, nje mase, nje te vetme, per ata qe kane marre arratine nga ky vend!

Mua me dhimbsen edhe sirianet, edhe eritreasit edhe afganet, se katastrofat  e perbotshme keshtu e nisin marshimin. Edhedo te doja qe Shqiperia te ishte ne gjendje te priste e te ishte bashke me ato vende qe sot po ndajne kuotat e solidaritetit per te ikurit ngalufta, por me shume me dhimbset ikja e pazeshme pa proteste e pa lufte e shqiptareve.

Por sikur te ishte vetem kaq!

Shqipëria është vend që është përdorur në masë të konsiderueshme si vend tranzit drejt BE-së. Nëse vetë vendet e BE-së dhe vendet e tjera të Ballkanit do të mbyllin kufijtë e tyre duke penguar hyrjen e emigrantëve, ata mund të kërkojnë të përdorin rrugë të tjera, përfshirë edhe Shqipërinë, si vendi më i afërt me vendet e tjera të Ballkanit.

Sot qeveria e azilkerkuesve ne vend te dyte duhet te perballet se ska ndryshe me kete krize,

  • Të krijojë një fond emergjence për qytetarët shqiptarë të rikthyer pas refuzimit të kërkesës për azil në njënga vendet e BE-së;
  • Të parashikojë masa konkrete dheefektive për qytetarët shqiptarë tërikthyer nëpërmjet një plani veprimi dhe programesh specifike për riintegrimin e personave të kthyer;
  • Të hartojë programe që mbështesin rikthimin vullnetar të azilkërkuesve në bashkëpunimim e BE dhe donator të tjerë;
  • Te jete gati per te ofruar akomodimprovizor për qytetarët shqiptarë tërikthyer të cilët nuk mund të sigurojnë strehim menjëherë pas rikthimit
  • Të përgatisë fushata informimi dhe ndërgjegjësimi për udhëtarët, ku të sqarohen të drejtat dhe detyrimet nëkuadër të liberalizimit të vizave dhevecanërisht të përgjegjësive në rastete abuzimit me regjimin pa viza;
  • Të parashikojë dhënien e asistencës sëqëndrueshme për komunitetminoritare, dhe të gjithë komunitet vulnerabël (rekomandim i PR)

Një kauzë është sot e të gjithëve; dekriminalizimi.

Une s’kam asnjë dëshirë të shoh dikë pas hekurave a ti ndërpritet leja zhvillimore për karriere politike. Por për kedo qe në vend të fjalës plumb që do të pranohej këtu,  ka zgjedhur plumbin, trafikimin, kërcënimin, harbutllikun, injorancën, vjedhjen, per të blerë karrigen e vendimarresit, jam plot deshirë për të mos i parë këtu. Nuk jam as dakord te linçohen duke lenduar të afermit e fëmijet, porkarshelliku këtu është i tepërt.

Dhe nuk ka institucion nderkombetar e ambasador te na beje fajde nese nuk duam vete te verteten. Halli eshte i yni, ambasadoreve ju ka rene halli te merren me ne.

Mos ta zgjas se Europa per qytetarët tingellon shume e bukur per këtë realitetin tone me qytetare ne arrati drejt Europes.

Për ta mbyllur meqe Konicën e dua si ata pak ketu qe kane lexuar, po e mbyll hallin tone me gjuhen e tij:
“Ndryshimet e mira mund t’i sjellë vetëm një kabinet i pastër, i frymëzuar me ideale politike dhe sociale të larta, dhe se një kabinet i ndershëm mund të dalë vetëm prej një Parlamenti të ndershëm. Të gjitha këto i sheh dhe i di çdo njeri që është me të vërtet’ njeri dhe jo shtazë me fytyrë njeriu. Po vetëm njerëzit e mençur, njerëzit me tru dhe me ballancë, kuptojnë se për të patur një Parlament me ndërgjegje… duhet stërvitur populli të përdorë me gjykim armën që ka në dotë: VOTËN.”


Fjala në Kuvend e deputetes së Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, 17 Shtator 2015