Të nderuar zonja dhe zotërinj deputet!
Të nderuar qytetarë !
Sot Kuvendi i Shqiperisë diskuton një nga projektligjet më të rëndësishme të paraqitur nga kjo maxhorancë Projektligjin për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencore në Institucionet e Arsimit të Larte në Republiken e Shqiperise.
Ky ligj me nje efekt te gjere veprimi dhe me ndikim te padiskutueshem tek cdo shqiptare dhe ne vecanti per brezin e ri ka ngjallur mjaft debat mes maxhorances dhe opozites , grupeve te interesit , botes akademike ,universiteteve shteterore dhe private , studenteve dhe mbare iopinionit publik .
Ligji ne fjale eshte depozituar per shqyrtim ne Kuvend perj me shume se 3 muajsh dhe vetem ne muajn korrik eshte futur me konsensus te pozites dhe opozites per diskutim ne kalendarin e punes se Komisioni te Arsimit dhe mjeteve te informimit publik.
Ne si opozitë kemi patur te gjithe predispozicioni dhe perkushtimin tone per te punuar deri ne stermundim qe ky ligj te ishte nje produkt kosensual i standarteve europiane vullnet i cili nuk u reflektua nga ana e maxhorances .
Maxhoranca u orvat qe te kalonte nje ligj kaq te rendesishem ne terr te plote informative ne menyre tizare larg vemendjes se mediave , pa marre ne konsiderate vrejteje dhe sugjerimet e bera nga rektoret e universitetev , dekanet e fakulteteve,grupet e interest,forumi per liri akdemike keshillat studentore dhe shoqeria civile.
Ne komision u organizuan degjesa me profesoret dhe akademiket me eksperte te fushes por i gjithe procesi ishte nje farese, pasi pothuajse asgje nuk reflektua ne permisimet esenciale te ligjit .
Madje ne diskutimin nen per nen komisioni ka punuar me ore te tera deri ne oren 3 te nates me kembguljen e opozites, pasi deputetet maxhorances kishin marre urdher per ta kaluar ligjin me 141 nene qofte edhe per 30 minuta .
Urdhrat poltik ishin te qarte, ligji duhej te kalohej ne fund te korrikut , kohe kure univeritet kane mbyllur vitin akademik ,studentet jane me pushime dhe perpasoje qeveria ishte me e qete ne permbushjen e objektivave te saj.
Ky ligj i trumpetuar si nje reforme e madhe ne Arsimin e Larte nuk eshte gje tjeter vecse nje thike pas shpine per vete universitetet , trupen akademike ,rinine dhe gjithe familjet shqiptare , ligji do te prodhoje regres ne te gjitha aspektet per nje arsim te larte te zhvilluar me tendence permbushjen e standarteve bashkohore europiane .
Ne fillim te diskutimeve publike qe kryeministri Rama organizoi per menyren e reformimit te arsimit te larte ligji u prezantua si model model anglo-sakson , por kure perfaqesuesit e ministries u pyeten ne komision se cili ishte modeli qe eshte marre per reference u munduan ti referohen modeli Portugez .
E verteta eshte se ligji per AL paraqitur sot per miratim ne Kuvendin e Shqiperise nuk mund te krahasohet me asnje pervoje apo model te perparuar europiane ,madje as me ligjin e Republikes se Kosoves , ligji I cili eshte hartuar me asistencen e bashkimit europian. Ky ligj eshte i modelit” Alla Rama-Nikolla”.
Nuk eshte nevoja te jesh ekspert i fushes per te kundershtuar kete ligj , kure meson se 250 profesore , doktoreshkencash,akademike, bota akademike ne teresi kane nenshkruar nje peticion qe ia kane drejtuar Kryeministrit ,Ministres se Arsimi , Kuvendit te Shqiperise per terheqjen dhe rishikimin e plote te ligjit, arrin te kuptosh se cdo gje eshte per qellime klienteliste, ne sherbim te nje grupi ineresi qe ne rruge korruptive ka mundur ti imponoje nje mazhorance nje ligj te vetin qe do te shkaterroje sitemin publik dhe sistemin arsimore ne tersi .
Te nderuar deputet ! te diskutosh per nje ligj kaq te gjate dhe te rendesishem ne nje kohe prej dhjete minutash eshte e pamundur te trajtosh gjithe problematiken e tij , por disa aspekte qe jane te ndieshme per qytetaret mund te trajtohen .
Me kete ligj Qeveria Rama iken nga premtimi i saj elektoral per te rritur buxhetin per arsimin e larte kete detyrim Rama u kalon xhepave te prinderve dhe studenteve shqiptare .
Me ardhjen e kesaj maxhorance ne pushtet tarifat e shkollimit u rriten me 30% qe vitin e kaluar dhe me miratimin e ketij projekt ligji ata do te jene shume te larta , duke e beret te paperballueshem studimin universitare per mijera e mijera te rinj qe deshirojne te shkollohen.
Me kete projekt ligj rinise shqiptare do ti mohohet nje nga te drejtat dhe lirite themelore te njeriut e sanksionuar edhe ne kushtetute e drejta per shkollim . Kete mundesi do ta kene te pasurit , mijera studente do te detyrohen te nderpresi studimet pasi familjet e tyre nuk jane ne gjendje te perballojne fatuart e kripura te kesaj qeverie .
Jo me kot me lart theksova se ligji i ri nuk mund te krahasohet as me ate te Kosoves , pasi shpesh here dhe me te drejte kryeministri ka artikuluar per nje unifikim te sistemit arsimore mes Shqiperise dhe Kosoves . Jane organizuar mbledhje te perbashketa te dy qeverive jane nenshkruar marrveshje te perpashketa dhe sistemi i unifikuar arsimore ka qene nje nga prioritet kryesore . A nuk do te ishte me e udhes ,qe ne ,si dy shtete te te njejtit komb me pare se te kemi nje sistem arsimore te unifikuar te kemi nje ligj te njejte apo edhe te perafert qe sistemi te unifikohej me lehte ne te njejtin shtrat ligjore.
Padyshim qe po , por qeveria Rama nuk mund te beje nje gje te tille se modeli kosovare nuk cenon autonomine e universiteteve ,nuk e ndrydh lirine akademike, perkundrazi e nxit per me shume liri ne drejtim te kerkimit shkencore .
Ne projektligj parshikohet transformimi i Institucioneve te Arsimit te Larte publik dhe privat ne institucione te Arsimit te Larte Publik te Pavarur , c ka ben qe IAL privat te transformohen ne IALPP dhe te perfitojne fonde publike .Nje ndryshim i tille ligjore rrezon deklarimet e Kryeministrit se universitetet private nuk do te perfitojne fonde publike.
Projektligji godet rende autonomine universitare edhe pse qeveria pretendon se e rrit ate .Qeveria e rrit kontrollin mbi universitetet duke dobesuar rolin e organeve akademike te zgjedhur nga komuniteti akademik.
Kontrolli i bordeve ku shumica e antareve jane te emeruar nga qeveria do te coje ne kontrollin direkt te gjithe emerimeve politike ne te gjitha nivelet duke filluar nga administratoret e universitetve publike.
Ky ligj nuk promovon politika reale te zhvillimit dhe modernizimit te arsimit te larte ne Shqiperi, por kontroll te rrepte vertikal politik te qeverise mbi universitetet . Ky lloj kontrolli mbi universitetet asgjeson praktikisht autonomine dhe lirine akademike ne arsimin e larte.
Projektligji parshikon riorganizimin e strukturave te brendshme te IAL duke demtuar strukturat tradicionale akademike te fakulteteve.
Shkrirja e keshillit te profesoreve dhe e keshillit te fakulteteve do te ndikoje negativisht ne cilesine e mesimdhenies ,do te zbehe veprimtarine mesimore shkencore dhe jeten akademike ne tersi . Ky model nuk eshte aplikuar ne asnje vend europian dhe ai do te deformoje teresisht gjithe hirarkine e organizimit akademik ne universitetet publike
Menyra e komunikimit te departamentit direkt me rektorin duke anashkaluar teresisht fakultetin eshte nje forme organizimi e kundershtuar nga te gjithe universitetet publike ne vend .
Padyshim se ky qendrim i opozites nuk do te pranohet nga maxhoranca edhe pse kundershtite tona jane ne koherence te plote me ekspertet europiane ne kete fushe .
Prof. Jan De Groof president i shoqates europiane per arsimin e larte i cili vizitoi Tiranen beri shume vrejtje dhe sugjerime te cilat nuk u moren ne konsiderate nga ministria e arsimit.
Ai thekson se ne projektligj nuk pasqyrohen nje sere dokumentash baze dhe te rendesishem te Bashkimi Europian per arsimin e larte .
Nuk pasqyrohet fare direktiva europiane per kerkimin shkencore .
Ne nenin 2 te ligjit thuhet se “qellimim I ketij ligji eshte te krijoje nje sistem te unifikuar dhe te standartizuar te mesimdhenies, kerkimit shkencore, inovacionit bashkekohore dhe konkurues ne hapsiren europiane te arsimit te larte “.
Ky prkufizim eshte ne kundershtim me prirjet europiane te arsimit te larte i cili eshte divers dhe jo i standartizuar. Nje sitem I unifikuar nuk krijon premisa per promovimin e te rejave shkencore dhe e ben arsimin e larte shqiptare te ngurte dhe pa te ardhme .
Konceptet baze te autonomies universitare dhe lirise akademike cenohen rende .
Projektligji eshte I bazuar ne qasje etatiste , ku ne qender eshte shteti dhe jo universiteti.
Projektligji nuk perputhet me parimet e qeverisjes se mire.Nga pikepamja legjislative dokumenti eshte shume i detajuar por ligjit i mungojne aspektet vitale .
Ne projektligj mungon kapitulli per auditimin dhe llogaridhenien gje e cila le shkas per korrupsion dhe mungese transparence ne perdorimine fondeve.
Kapitulli 12 icili percakton tipologjine e institucioneve publike te pavarura eshte i papranueshem, eshte devijim nga norma .Kurre se kam pare kete lloj modeli thekson- De Groof. Ky eshte nje percaktim i pazakonte , tamam nje marrezi .
Ky ligj qe do te kaloje sot me forcen e kartonave te maxhorances nuk do te prodhoje asgje te mire per arsimin ne teresi .
Rinia shqiptare do te kete mundesi me te pakta per shkollim.
Familjet shqiptare do te varferohen akoma me shume pasi tarifar e shkollimit do te jene shume te larta.
Te kenaqur do te jene Rama dhe klientela e tij te cilet do te pasurohen me parate e taksapagueseve .
Ndaj dhe opozita do ta votoje kundra. Ne do bejme thirje rinise studentore qe te ngrihet ne protesta deri ne anullimin e ketij ligji antikombetare .
Faleminderit!


Fjala në Kuvend e deputetit të Partisë Demokratike, Bedri Boxha, 17 Shtator 2015.