Të nderuar kolegë,

Marrëveshja e sotme  është marrëveshje e rëndësishme e cila sigurisht që meriton një vemendje të madhe tonën ketu per aq kohë sa sipas statistikave të një viti me pare 98% e shqiptarëve aspironin që Shqiperia të behej si Europa, e aq me tepër kur Europa po flet kaq shumë për në. Flet dhe per fatin tone te keq, flet jo mire: sepse i duket e papranueshme qe Shqiperia te jete vendi ku droga, krimi e mafia te kene kaplluar cdo cep te vendit, ku jeta politike eshte e kriminalizuar,  ku ne ketu sillemi si gangestere,  ku azilantet shqiptare renditen te dytet pas Sirise, edhe pse ne nuk jemi ne lufte me kerkend.

Ata qe ikin nuk jane viktima te mafias, por jane jane te deshperuar, qe po shesin shtepite dhe po ikin nga syte kembet, pasi nuk shohin asnje shprese per vehte dhe femijet e tyre, per nje arsye po kaq te thjeshte: se qeveria nuk ben asgje per ta, pervecse i permened cdo mengjes burgun si alternative te varferise dhe pamundesise. Per nje arsye edhe me te thjeshte se qeveria nuk ka asnje fjale e aq me pak strategji per te ndalur  plagen e azilit qe cdo dite  e me shume po mbulon vendin.

Nuk e ka sot dhe  e kishte fiks  2 vjet me pare ne kete foltore kur Rama u betua si KM.  Ky ketu eshte fjalimi i parë i Edi Ramës në Kuvend i mbajtur si kryeminister. Permban 5820 e fjale.

Flitet ketu për dhunë, për urrejtje, për hakmarje, per tym, për gjak, për frikën, për errësirën, për kasapët, për mallkimet. Ju drejtua shqiptarëve si  “të humbur”, “të rrënuar”, “skllevër”, “viktima”. U foli per gropa,  rrufe, “egersira”, “pisllik”, “varfëri”, “fakteqësi”, “mëkate’, “tradhëti”.

Me shume se 30 here përmëndi fjalën “vrasje”,  15 herë përmendi  fjalën luftë, 30 herë fjalën armiq dhe e dini sesa here e permend fjalen integrim kryeministri diten e pare ne kete parlament?

Asnjehere, asnjehere te vetme

Po si ka mundesi qe nuk e permendi asnje here te vetme integrimin, si sfide per qeverine e tij, e tu thonte shqipatareve mos ikni. Qendroni ketu, une kam nje strategji qe ju mos largoheni. Po si ka mundesi qe sot pas 2 vjetesh nuk ka dale njehere te vetme e tu thote shqiptareve, qendroni, une e kam nje zgjidhje, une e kam nje strategji.

Po si ka mundesi qe 5820 fjale qe mbajti ketu si kryeminister diten e pare, nuk tha njehere te vetme se kishte strategji per drejtesine. Se nuk kishte, as qe e kishte ne plan fare te hartonte nje strategji. Se nuk e ka as sot pas 2 vjetesh.

Kishte vetem nje strategji, te vetmen parazgjedhore: kontraten me krimin. Nje kontrate qe eshte konfirmuar sot nga te gjithe te tijet, nga deputete qe kane ikur. Nga deputete qe jane ketu, dhe pothuajsse nga te gjithe analistet dhe mediat afer qeverise: Kontrata me krimin si strategji per te fituar zgjedhjet. Ju me ndihmoni te mund Sali berishen dhe une jua shperblej me poste publike.

Kjo ishte e vetmja menyre per ta mundur u shpreh edhe nje deputet, per te cilin nuk di te kete probleme me ligjin vete, por e pranoi se ishte e vetma rruge qe te mundte Sali Berishen. “mendoni shkruan deputeti, qe nese nuk do kish ndjekur kete strategji, do fitonte serish Berisha. E mendon dot kete??.”

E kam thene nje vit edhe me pare  se kontraten me krimin si isntrument per te fituar zgjedhjet, nuk duhet te jete strategji politike, dhe se ishte burimi sesi mbine nga te gjitha anet, drejtore, te denuar e pushtetare te denuar me  rekorde te tmershme kriminale. Por askush ama nuk ia ka dale ti gezohet kontrates me krimin, as ketu e as ne vendet fqinje e as ne ndonje te larget. Askush, sepse krimi ka kapur qeverine dhe jo e kunderta.

Dhe kete Europa dhe Shba, dy partneret tane e kane kuptuar fatmiresisht pike per pike.

E pra, sot behen dy vjet nga dita kur anet tona jane ndruar, ju ne pushtet dhe ne ne opozite. Dhe ka shume gjera shume, pothuajse gjithshka, qe ne nuk biem dakord. Per ekonomine, taksat, modelet e arsimit, turizmit, kapjen politike te drejtesise etj por ka vetem nje konsesus te arritur ne keto 2 vjet: 1 vetem nje. Dhe ky ishte dekriminalzimi. Kur me kane pyetur sesi behet, kam thene se behet me vullnet te hekurt dhe me konsesus. Por per te vetmen ehstje qe u arrit konsesusi, me garancine nderkombetare, Rama e sulmoi fort. Shume fort, duke prishur konsesusin dhe duke hartuar nje ligj qeveritar, duke dhunuar parlamentin ne vullnetin e shprehur ne 24 dhjetor.

Kjo sigurisht qe ve ne pikepyetje gjithshka ne kete kuvend. Shkaterimi i konsesusit, i nje marveshje, zerimi i parlamentit dhe zerimi i opozites, kthen mbrapsh gjitshka.

Marrëveshja me opozitën është prishje e kontratës me krimin. Por qe Rama nuk ia doli dot edhe pse beri kurban disa duke ia prishur kontrate.

Vendimi i djeshem nuk eshte vetem ceshtje forme, jo vetem teresisht antikushetutes, sepse hartimi i ligjit te posacem, i perket komisionit te posacem,  por perpjekja per ta mbajtur ne kembe kontraten me krimin dhe per te prishur kontraten me opoziten.

Sepse eshte e qarte si drita e diellit se Rama ka vendosur te mbaje kontraten me krimin, per aq kohe sa nuk pranon te largoje atate cilet jane me rekorde kriminale por qe kane ndryshuar emrin, duke hequr shenjat e gishtrinjeve, jane me rekorde kriminale te denuar ne vendet europiane, por per shkak te politikave te ketyre vendeve ne vitet 1992-2000 kane proceduar me debime per personat e perfshire ne trafik nderkombetar droge. Vendosi te prishe marveshjen me opoziten per te rruajtur kontraten me kryetaret e bashkive qe zgjodhi 3 muaj me pare.

Dhe per kete kontrate nuk i duhet vetem ligji qe nuk i hyn gjemb ne kembe asnjerit prej atyre qe Rama ka bere kontrate, por i duhet edhe drejtesia.

Sepse per mua dallimi mes shprehjes se Rames: “se e dua drejtesine nen vehte per te luftuar keqberesit” sic doli dhe sot ne mengjes me shprehjen “ e dua drejtesine nen vehte”, nuk kane asnje dallim. Zero. Te dyja kane vetem dhe vetem nje kuptim. Kapjen. Ta kene nen vehte. Sepse cfare ndodh kur keqbererist jane ne ne anen e tij? E keni pare ketu, edhe kur ata jane miq te Rames nuk denohen ne parlament, as u kontrollohet makina kur strehojne barone droge, as kur femijet e miqve jane barone droge ne Lazarat dhe qellojne me arme ne mes Gjirokastres.

Po, sot  pertej gjithe retorikes dhe makinerise se propagandes qeverisese drejtesia ne kete vend eshte e korruptuar. Drejtesia ne kete vend, ka nevoje emergjente te dale nga statusqou, te nxjerrin jashte gjyqtaret e prokuroret e kapur, te paafte e korruptuar. Dhe nuk ka diskutim qe viktimat e nje drejtesie te kapur e te korruptuar jane qytetaret po aq sa dhe opozita.

Gjyqtaret e prokuroret e korruptuar e kuptojne te paret dhe lidhen koke e kembe me pushtetin, per te shpetuar mos i hyre gjemb ne kembe.

Ndaj po eshte e vertete se Reforma ne drejtesi eshte bere nje ceshtje sot jashtezakonisht e rendesishme, per qytetaret, parteneret dhe per ne si opozite.

Ndaj jemi ketu ne menyre te vendosur per nje reformim te sistemit te drejtesise, per te dale nga statusquo dhe per te rritur pergjegjshmerine dhe llogaridhenien ne menyre qe gjyqtaret, prokuroret e paafte e te kapur e te korruptuar, te perballen me ligjin, por ne te njejten kohe ne menyre te padiskutueshme te rruajme pavarsine e drejtesise nga nje qeveri e cila shqetesimin kryesor ka kapjen. Kapjen per te mbajtur kontraten me krimin. Dhe reforma ne drejtesi nuk mund te asnje moment te pagezohet dhe te finalizohet pa u prishur kontrata qe Rama ka bere me krimin.

Ne nuk morrem pjese ne krijimin 10 muaj me pare te komisionit per reformen ne drejtesi dhe kjo kishte 2 arsye:

1-            E para sepse ne nuk ishim ne parlament sepse thirjes se Lulzim Bashes per te larguar nga parlamenti personat me te rekorde kriminale, Rama iu pergjigj duke urdheruar deputetet te agresonin sekreterin e grupit parlamantar, pak m larg qe ketu.

Dhe nuk ka asnje pike dyshimi se vetem nje parlament i paster mund te pastroje drejtesine. Vetem nje ndarje dhe prishje e asaj kontrate me krimin qe dikush beri per te fituar zgjedhjet mund te finalizoje nje reforme drejtesie

2-            e dyta sepse ne i kishim kerkuar muaj me pare, gjate celjes se negociatave KM dhe ish komisionerit Fyle, jashte mediave, qe  e vetmja rruge per te reformuar drejtesine ishte udheheqja e saj nga ekspertiza nderkombetare. Rama ne ate takim ne HLD nuk e pranoi kete kerkese, madje beri sikur u axhetua, dhe debati zgjati per rreth 40 minuta. Arsyeja qe fshihej ishte kapja qe kishte nisur me draftet e hartuar fshehurazi 3 ligjet e drejtesise te cilat i miratoi me urgjencen me te madhe: pa asnje konsultim publik, pa asnje diskutim me aktoret, ne kundershtim te hapur me thirjet e nderkombetareve, ketu ne kete salle.

Ne ikem nga Parlamenti sepse Rama preferoi kontraten me krimin, dhe ky parlament kaloi me emergjence tre ligjet, si kurre ne historine e ketij parlamenti, pa konsesus.

Ja ku jemi sot. Asnje emergjence nuk kishte dhe asgje nuk ndodhi me KLD. Coi aty tre militante politike, te lidhur me PS si mishi me kocken, ne tere karieren e tyre politike. E morri nen kontroll KLD, morri shkollen e magjistratures, miratoi ligjin per te emeruar vete gjyqtaret e gjykates se larte. E bete ju ketu, te gjithe, me urdher. Nuk pyetet as per konsesus dhe as thirje te nderkombetareve. Kishit dhe keni, edhe sot kur perbetoheni me hipokrizi vetem nje qellim kapjen, per aq kohe sa ne gjithshka keni shkruar dhe prezantuar nepermjet eksperteve vendas, ka te beje me shume 80% e saj vetem per shkarkim, emerim. Per ilustrim ju them se ne 50 faqe te njerit dokumentave qe keni prezantuar nga ekspertet vendas, fjala shkarkim permendet 34 here dhe fjala emerim..x here.

Ta themi qarte dhe pa hipokrizi shqiptareve. Ne nuk kemi besim se Edi Rama do te beje nje reforme ne drejtesi per te luftuar korrupsionin e qeverise se tij por nje teresi ligjesh dhe normash per te kapur dhe vene nen kontrol drejtesine ne sherbim per te mbrojtur ata per te cilen kerkon te prishe marveshjen per dekriminalizimin.

Ndaj ia kemi besuar totalisht kete reforme  nderkombetareve.

Ndaj jemi ne komision e reformes me garancine e ekspertizes euroamerikane, vigjilences dhe qendrimit sylcelt te tyre se modeli tinzar  qe instaluat vjet ketu ne parlament, me deputete qe iu shkrepte per te ndryshuar ligjet, Rames qe urdheronte parlamentin per te kapur dhe marre peng drejtesine do te ndalet.

Se gjithshka qe prodhoi ai model ishte kapja, se procesi i reformes do te te synoje luften pa kompromis ndaj korrupsionit po aq ndalimin dhe cmontimin e kapjes politike.

Nuk jemi ne ate komision as per tu bere fasade dhe as per te qene kritizere,  por per te qene te sinqerte dhe per te dhene impact konkret, per te qene konstruktive, qe reforma te mos jete nje proces qe i perket nje mandati qeverises qe ka filluar numerimin mbrapsh dhe mazhoranca e re te rifilloje nga e para, por te jete nje reforme qe te bazohet ne nje vizion europian, per nje periushe te pakten 5 vjecare dhe te sherbeje qytetareve dhe drejtesise. Ndaj gjithshka, cdo vendimarje ia kemi besuar ekspertizes nderkombetare dhe Komisionit te Venecias.

E pertej cdo dyshimi pastaj dokumenti i analizes prej qindra faqesh nuk eshte shkruar prej ekspertizes nderkombetare, pasi ne te jane fshire pjese te gjendjes ne gjyqesor per te pakten 8 vite. Ne ato vite kur ketu ne kete salle, me alibine per te reformuar sistemin, bete kapjen spektakolore te tij, duke emeruar deputetet antare te gjykates se larte e gjykates kushetutese, ministrin kryetar te gjykates se larte dhe kryetarin e komisionit teligjeve, kryetar te gjykates kushetutese. Dhe kjo nuk eshte ceshtje historie sepse e perseritet vjet, pike per pike dhe fshehja e plehrave nen tapet nuk i sherben as pastrimit te ardheshem e aq me pak drejtesise. Une nuk dua te imagjinoj se edhe qe ndodhi dje, tentativa per te hedhur ne ere  marveshjen per dekriminalizimin ka lidhje me rritjen e tensionit dhe kalimit ne menyre te shpejt te reformes dhe ndryshimeve kushtetuese. Pasi kjo padyshim do te krijonte tensione akoma me te forta.

Nga ana tjeter strategjia e drejtesise eshte nje dokument qe nuk eshte konsultuar ende dhe as miratuar dhe per kete ekspertet e propozuar nga PD kane pregatitur nje platforme me 300 masa konkrete per te reformuar drejtesine.

Une gjykoj se shqiptaret duan nje strategji te qarte se si te pastrojne sistemin e drejtesise dhe te promovojne gjyqtaret me te mire e me te ndershem. Une nuk besoj se shqetesimi i qytetareve eshte ai qe paraqet mazhoranca ne 50 faqe ku permend 34 here fjalen shkarkim dhe  28 here emerim i gjyqtareve te gjykates se larte apo kushetutese dhe nese palet do gjejne apo jo konsesus per  votat, apo nese Kryeministri do arrije te bleje edhe ca vota me shume per te aritur ato qe i duhen per te emeruar te tijet ne proces. Nuk eshte as shqetesimi i qytetareve sesi juristet qe nuk jane gjyqtare duhet te behen gjyqatre te Gjykates se Larte.  JO. Kjo eshte pak te themi se eshte siperfaqesore per luften ndaj korrupsionit dhe thelbesore per te shqetesimin e kapjes politike te sistemit.

Ashtu sic gjykoj se  eshte po aq siperfaqesore ne luften kunder korrupsionit kryemasa e lancuar nga mazhoranca se arma qe do pastroje korrupsionin ne drejtesi eshte provimi i gjyqtareve me  teste. Test per njohurite e test psikologjik. Keto te dyja u lancuan si super masa.

Une nuk besoj kurre se shqetesimi dhe perceptimi i qytetareve eshte se gjyqtaret tane nuk e njohin ligjin, apo se gjyqtaret jane te cmendur e budallenj. Perceptimi i qytetareve me nivelin mesatar te zgjuarsise eshte se gjyqtaret e njohin ligjin por e devijojne sepse preferojne parate ne vend te zbatimit te tij.

Qytetaret duan te dine se sa nga x gjyqtare te y gjykate jane te korruptuar dhe sa te ndershem dhe kjo nuk zgjidhet me teste qeveritare, kjo zgjidhet me kontroll te dosjeve flete me flete, ne menyre te shpejte dhe efikase.

Por kjo ide siperfaqesore per luften ndaj korrupsionit ka nga pas qellimin tinzar te kapjes dhe largimit te gjyqtareve te pakapur nepermjet testeve qeveritare.

Ky ishte nje ilustrim qe doja ta ndaja ketu, per te treguar se ka ceshtje dhe indikacione te forta se qellimi i vetem nuk eshte lufta ndaj korrupsionit por kapja e sistemit.

Po synimi yne nuk është të gjejmë defekte apo të kritikojmë dokumentet e prezantuar nga mazhoranca parlamentare, te mos bejme vetëm kritikën apo oponencën ndaj masave të propozuara, por edhe mbështetjen për zgjidhjet pozitive, disavantazhet e zgjidhjeve të papërshtatshme, dhe alternativën  konkrete për reformimin e sistemit të drejtësisë, duke synuar në mënyrë të njëkohshme, garantimin e pavarësisë dhe forcimin e përgjegjshmërisë dhe luftën kundër korrupsionit.

Për këtë arsye, i kemi kerkuar eksperteve tane me te mire te propozojne masa konkrete te cilat i kane pergatitur me nje profesionalizem te larte dhe adminirueshem.

Une gjykoj që masat e propozuara në këtë Platformë, duhet të analizohen me kujdes nga ekspertët ndërkombëtar, për të përzgjedhur zgjidhjet më të mira dhe oportune për Shqipërinë, në funksion të arritjes së objektivit për garantimin e njëkohshëm të pavarësisë së sistemit dhe luftën ndaj korrupsionit.

Une gjykoj se vlerësimi me kujdes i kësaj Platforme i rreth 300 masave qe ekspertet e propozuar prej nesh kane perzgjedhur si nderhyrje ne sistem do të ndihmonte realisht në pasqyrimin me objektivitet të problematikave të sistemit dhe gjetjen e zgjidhjeve më të mira të mundshme.

Dhe kam besimin e plote se ekspertiza nderkombetare do ti shohe ato me vemendjen e duhur, ti krahasoje me te gjitha gjetjet, faktet, raportet, qendrimet, opinionet e BE, GRECO, Kie, Komision i Venezias, e Institucionet e tjera nderkombetare dhe te marre vendimet e duhura per te ardhmen e reformes pasi ti diskutojme ne tryezat publike.

Do te jene ata qe do vendosin qe cilat jane masat e duhura, nderhyrjet e duhura per nje reforme vizionare, gjithperfshirese, transparente dhe konsesuale e cila te luftojekorrupsionin, nepermjet mekanizave llogaridhenes dhe rritjes se pergjegjshmerise dhe nga ana tjeter ne te njejten kohe te rruaj balancat. Ekspertiza e komisionit te venecias do te jete kruciale per cdo amendim, per cdo draft qe do ti shkoje nga parlamenti shqiptar per opinion.

Por qe ta mbyll atje ku e nisa, cdo reforme dhe cdo strategji ne kete vend, duhet te nisa nga zbatimi i marveshjeve mes paleve, nga e vetmja qe kemi mes nesh, qe te ecim drejt nje marveshje tjeter. Dekriminalizimin. Respektoheni te paren qe te arrijme te dyten. Dhe jo vetem per forme, por per permbajtje, sepse askush, askush, nuk mund te pranoje qe te behet reforme te drejtesi pa u prishur me pare kontrata me krimin, pa u miratuar projektligji i z. Bylykbashi, me modelin Severino per nje dekriminalizim te plote .

Ky eshte dhe mbetet procesi me jetik, pa te cilin cdo reforme do te vihej ne pikepyetjen me te madhe.

Ju faleminderit.


Fjala në Kuvend e deputetit të Partisë Demokratike, Eduard Halimi, 17 Shtator 2015