A mund të ndodhë që një Ministër i Brendshëm të kapet i përfshirë në trafik droge me mjetin e tij privat, të pranojë pubklisht se ka shmangur ligjin, ka fshehur pasurinë, dhe të mashtrojë faqe mbarë opionionit publik, dhe sërish të vazhdojë të qëndrojë në detyrë.
Kjo po ndodh me Saimir Tahirin.
Edhe tani që flasim, ky njeri që pranon se makina e tij është përdorur nga trafikantë, por nxjerr një alibi që është edhe ajo krim, dhe mundohet ta mbyllë ciklin e paligjshmërisë me një mashtrim publik duke thënë se e ka shitur mjetin e tij AA003GB, pra ky njeri është në krye të rendit dhe zbatimit të ligjit.
Ne ia provuam edhe dje me fakte se një vit pasi thotë që e ka shitur, ai shfaqet sërish si pronar i veturës së drogës në pikat e kalimit kufitar.
Gënjen paturpësisht.
Nuk e ka shitur.
Ja ku kemi sot, policën e sigurimit të mjetit, për vitin 2015-2016. Ja çfarë thotë dokumenti për audin AA003GB. Pronar, Saimir Tahiri.
Mjafton ky mashtrim, ky deklarim i rremë, që Saimir Tahiri të largohet menjëherë nga funksioni e t’i nënshtrohet ndjekjes penale.
Por ai është krenaria e Edi Ramës.
Jo pse gënjen publikisht, por më shumë e bën Ramën të ndihet krenar për linjat e drogës që ai komandon vetë. Ka instaluar linjën e tij Saimir Tahiri me habilajt e bandat e tjera të narko-trafikut.
Linja AA003GB, që është kthyer në simbol, madje identitet të kësaj qeverie.
Pronar i makinës Saimir Tahiri. Pronar i drogës Saimir Tahiri.
Deklaratë për shtyp e deputetit të Partisë demokratike, Gent Strazimiri, 22 Shtator 2015