Në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë deputetët demokratë theksuan sot se Ministria e Shëndetësisë dështoi me proçesin e dezinfektimit në sezonin turistik.
Gjatë trajtimit të projektligjit “Për shërbimet dhe produktet biocide në shëndetin publik” kryetarja e komisionit, deputetja Vokshi tha se tenderi është bërë abuziv dhe se kompania fituese është e lidhur me drejtues të Ministrisë së shëndetësisë, duke fituar me ofertën më të lartë. “Jane eleminuar 2 firmat e shpallura me oferta me të ulëta, duke e zhvilluar tenderin krejtësisht në mënyrë klienteliste.
Firma fituese eshte edhe importuese e produktit biocid te përdorur në këtë prokurim. Resurset njerezore, financiare dhe avionët nuk u përdorën për dezinfektim të sipërfaqeve, por për të ngarkuar avionët me drogë, që u kapën dhe në shtetin fqinj” – tha Vokshi.
Njoftim i Partisë Demokratike, 14 Shtator 2015