Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shendetësinë shyqrtoi sot projektligjin “Për pensionet suplementare të Universiteteve, shkollave të larta, Qendres se Studimeve Albanologjike, Akademise se Shkencave dhe të gjitha institucioneve të tjera kërkimore publike në Republiken ‎e Shqipërisë, të cilët kanë tituj shkencore”.
Ndryshimet bëhen si pjese e paketes së reformes së pensioneve të miratuar në mënyre të njeanshme dhe pa konsensusin e opozites një vit me pare, ndaj edhe diskutimet e deputeteve te opozites u ndalen në menyre te veçante ne implementimin dhe pasojat e aplikimit te ligjit te pensioneve.‎
‎Përfaqësuesit e Partisë Demokratike në komision kritikuan politikën e qeverisë me pensionet dhe përmendën dështimet e saj në këtë drejtim.
Qeveria ka krijuar gropë financiare me pensionet.
Në shkelje te ligjit, qeveria indeksoi pensionet vetem me 1.4% ndërkohe qe inflacioni vjetor nga statistikat zyrtare është 1.6%.
Prej 2 vitesh pensionet reale janë ulur konsiderueshem mbasi inflacioni ka qenë rreth 1.6% ndërsa çmimet e mallrave bazë të konsumit janë rritur 6-8% në vit.
‎‎Grate janë viktimat më të medha të politikave të qeverisë me rritjen e moshës së daljes në pension  me 7 vjet, me zvogëlimin me 30% të përfitimit të barrelindjes, heqja e njohjes se viteve te studimit, heqja e mundesisë së pensionit më të hershem.
Kostot e “reformës” së pensioneve bien mbi më të varferit e shoqerise, ata që kane paga më të ulëta dhe ata që banojnë në zonat rurale.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 21 Shtator 2015