Edi Rama nxiti sërish sot ndasi e konflikt social, duke provokuar shoqërinë me nderimin që i bëri diktatorit Hoxha dhe shpurës tjetër komuniste të regjimit kriminal, që vranë, internuan, dënuan pa gjyq, zhdukën të drejtat elementare të njeriut, dhe sollën krizën e urisë për 45 vite në Shqipëri.

Përmes pinjollit të tij në Bashkinë e Tiranës, Edi Rama organizoi një aktivitet shtetëror me fotot e enverit e nexhmies në Pezë, kësaj radhe me akt edhe më agresiv duke i vendosur ato në vendin e nderit.

Edhe më e rëndë është kjo ngjarje, kur të tilla manifestime bëhen me paratë e taksave të qytetarëve.

Partia Demokratike e dënon këtë politikë të shëmtuar e kriminale të Edi Ramës që nga viti në vit po glorifikon dhe po restauron dikatorin më të egër të lindjes, duke e bërë tashmë pjesë zyrtare të protokollit.

Ky është akti i një kryeministri të dështuar, i neveritur tashmë nga mbarë shoqëria që rreket në mënyrë të dëshpëruar të ruajë mbështetjen tek një grusht ish-komunsitësh.

Ne i kërkojmë Edi Ramës të heqë menjëherë dorë nga këto provokime, me diktatorin, regjimin e të cilit mijëra shqiptarë e kanë paguar me gjak e me jetën e tyre.

Nëse ai vazhdon të glorifikojë me arrogancë e me forcë enver hoxhën, qytetarët e vendit dhe ne do ti japim përgjigjen që meriton, përgjigjen që ka marrë dhe idhulli i tij.


Deklaratë për shtyp e nënkryetarit të Partisë Demokratike, Edi Paloka, 16 Shtator 2015