Partia Demokratike dënon më forcë sulmin kriminal ndaj qytetarit dhe mbështetësit të Partisë Demokratike në Gruemirë, Arsim Burgaj.
Prona e Burgajt është shkatërruar me tritol nga një sulm me motive politike, prapa të cilit qendron deputeti socialist Paulin Sterkaj, i cili ka pasur dhe ka garancinë e Edi Ramës për të gjithë sulmet që kryen në Malësi të Madhe ndaj kundërshtarëve politikë.
Burgaj ishte angazhuar në fushatën e fundit për zgjedhjet vendore, dhe ishte në listën e deputetit Sterkaj për t’u goditur.
Siç goditi me armë kreun e Partisë Demokratike në Malësinë e Madhe. Po ky person, ky bandit me imunitetin e Edi Ramës, që nuk u ndëshkua për krimin e parë që bëri në zgjedhjet vendore, ka sërish dorë në sulmet dhe goditjet e mbështetësve të Partisë Demokratike.
Këto akte të rënda, janë grahmat e fundit të këtij regjimi kriminal, me banditët e veshur me pushtet, dhe me garancinë që u jep Edi Rama në çdo cep te vendit.
Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 7 Shtator 2015