Kanë kaluar 2 vite qeverisje të Rilindjes dhe janë shfaqur shenjat e para,  jo të rilindjes së ekonomisë, por rilindjes së depresionit dhe mendimit për të ikur. Po ndodh Fiks ajo që në vitin 2010 vete ju e  paralajmeruat : eksodi masiv i shqiptarëve. Nje eksod qe nga pikepamja sasiore po i perngjet gjithnje e me shume viteve ‘90 kur shqiptaret merrnin arratine per te siguruar nje kafshate buke, por me nje ndryshim thelbesor, atehere mendonin dhe te riktheheshin nje dite, tani jo me, vetem ikje e pa e kthyer koken pas….

Cuditerisht, ne te njejten periudhe te pese viteve me pare diskursi politik shqiptar ka pasur te njejtat ngjyrime, persa i perket levizjes se lire dhe vendosjes se kasave fiskale.  Ne ate kohe , pra rreth 5 vjet me pare, qeveria Berisha ndermori nismen per te bere te detyrueshme vendosjen e kasave fiskale per te gjithe bizneset ne vend. Kerkese kjo qe duhej realizuar persa i perket konkurrences ne treg dhe luftes ndaj korrupsionit dhe informalitetit, per levizjen e lire te shqiptareve. Po ashtu,  ne te njejten periudhe nisi diskutimi per liberalizimin e vizave te shqiptareve ne vendet Shegen. Gjate kesaj kohe Rama shpalli dy nisma. E para kundershtimin e kasave fiskale nen pretekstin e pamundesise se biznesit per ti blere. Se dyti ne takimet me diplomatet Rama theksonte se ne Shqiperi jane 1 milion te papune. Ne kete kontekst, liberalizimi i vizave do te thoshte qe shqiptaret do te braktisnin vendin. Madje me nota tallese eksponente te PS-se deklaronin se ne Shqiperi do te mbetej vetem Berisha. Por ajo cfare ndodhi pas vendimit te tetorit 2010 per liberalizimin e vizave ishte krejt e kunderta e asaj qe paralajmeroi Rama. Shqiptaret u nisen drejt BE te takonin te afermit dhe u rikthyen me me shume shprese. Shqiptaret qe nga ajo dite levizin te lire ne Europe. Megjithate Rama arriti te bllokoje nismen tjeter, vendosjen e kasave fiskale. Dikur, madje u derdhen si lum shpifjet se pas nismes se kasave ishin interesat e ministrit te financave.  e verteta eshte se dhe sot jane te njejtat kompani qe ofrojne sherbimin e kasave fiskale. Per shkak te protestave ne shtator te vitit 2010 qeveria Berisha vendosi te rimbursoje kasat per bizneset, behet fjale per kasat e biznesit te vogel qe kishin nje kosto rreth 300 euro. Por nisma u arrit te bllokohet,,,, duke vijuar me tregun informal.

Cuditerisht jemi serish ne shtator dhe pas 5 vitesh kemi te njejtin diskurs politik. E para vendosja e kasave, por kete here me dhune dhe frike te mbjellur te te gjithe tregtaret, e dyta jane vizat, por Ndryshimi eshte se kete here flitet per rikthimin e vizave, pasi shqiptaret po ikin,  dhe nuk po kthehen me. Me mire poshte nje ure ne vendin me te fundit te BE-se se sa ne Shqiperi, eshte shprehja qe qarkullon rendom ne qytetet e braktisura shqiptare. Shqiptaret po Kerkojne azil, duke u renditur te dytet pas Sirise ne lufte

Shkaqet

Ne programin e rilindjes, kreu socialist premtoi zgjidhjen me shkopin magjik te ekonomise shqiptare, do te hiqte taksat per biznesin e vogel,  dhe per 97% te shqiptareve, do te ulte tvsh, do te hapte 300 mije vende te reja pune do te luftonte korrupsionin, krimin , do te lulezonte ekonomine, pra premtuat nje vend te cudirave. Por pas dy vitesh, per situaten e perkeqesuar ne cdo aspect, kemi pergjigjen e kryeministrit: Nuk kam shkopin magjik…

Krimit i gjetet strehe ne parlament… Sa i perket rilindjes ekonomike, nuk kemi se cfare te themi me: flasin tavolinat bosh te shume familjeve shqiptare, te atyre nenave e baballareve, qe ngrysen e gdhihen me barkun bosh, sepse edhe ate kafshate buke qe mund te sigurojne e ruajne per femijet. Ju kujtohet historia e dhimbshme e asaj nenes se re qe humbi ndjenjat  ne mes te rruges ne korce e qe shtrengonte ne dore nje 200 lekeshe.. gjeja e pare qe tha kur u permend ishte: kam tre dite pa ngrene, me ka mbetur vetem kjo 200 lekeshe qe e ruaj per buke per femijet…po ajo nena nga Vlora qe shiste gjakun cdo muaj per te paguar dritat, se mund te futej ne burg, edhe pse gdhihej e nfgrysej pa buke vete dhe femijet? Po babai ish polic qe nga turpi se nuk  siguronte dot ndricmin familjes, pasi skishte para te paguante u vetevra? Po ai prindi nga lushnja, qe nuk e kaperdiu dot turpin e burgosjes per 3000 leke te reja borxh ndaj OSHE? Po LLazi nga Novosela qe u vetvra, sepse edhe pse e kish paguar njehere detyrimin ndaj OSHE, ( por arketarja e kish vjedhur), pasi asnje vesh i shurdher zyrtari nuk e degjoi ankesen e tij, asnje zyrtar memec nuk i dha te drejten, asnje njeri me zemer nuk gjeti ne zyrat e shtetit q eta degjonte te pakte, e le pastaj ta zgjidhte , nuk kishte mundesi ta ripaguante dhe u vetevra?

per kasen fiskale i fusni ne burg, si futet ne burg ata qe perdornin mistrine per te ndertuar nje strehez apo kasolle, nderkohe qe lartesohen sarajet e keshtjellat, pallatet e oligarkeve drejt qiellit,  apo ata qe lidhen energjine sepse femija i tyre me azem mund te merrte fryme vetem permes aparatit,  per te ngrohur tenxheren me uje e pak kokrra groshe per te ushqyer femijet, apo per te bere detyrat vogelushja qe po i qeroheshin syte se kish dite qe shkruante nen driten e qiriut…

sa e sa histori te tilla  te tjera degjon e sheh sot nga konispoli ne vermosh, ndersa ju, pervec burgut, vetflijimit  apo azilit , nuk mund tu ofroni asgje tjeter… por do bejme shtet, propagandoni ju , ate shtet qe mbush burgjet me te te varfer te pafajshem, se kriminelet i bete deputete, …….ndersa pasuria kriminale blen drejtesine, financon e blen pushtet… Ne fushate u trumbetua shume korrupsioni masiv i qeverise se shkuar. Po a kemi te arresuar nga  keta? Absolutisht asnje. Ajo qe kemi eshte vetem nje argument, qe ka krijuar nje tam tam te perditshem ne dy vite me radhe.  fajin e situates se renduar ekonomike e ka qeveria e shkuar, edhe pse hajdutet  e sotem, po mbushin burgjet,,,,por  jo se i denoncon qeveria, perkundrazi… thjesht fale teknologjise: shyqyr qe jane smartfonet qe i rregjistrojne e i kapin mat… kemi pothuajse nje jave qe kemi hyre ne vitin e trete te qeverisjes, dhe rendom, ne media, kinema verore, tryeza te rrumbullakta qeveritare, salla konferencash apo dhe ne kete foltore degjon vetem nje gje, propagande rezultatesh boshe, ndersa ne jeten e perditshme te shqiptareve ndjehet varferi, terror, frike e dhune. Me kujtohet kur qeveriste Berisha, sesi Rama e rilindja trumbetonte nje krize ekonomike aq te thelle, sa do te kishe frike te dilje nga shtepia, sepse jashte do gjeje kushedi sa varferi e njerez qe endeshin rrugeve…Ne fakt kjo po ndodh,  por po ndodh pas 5 vitesh dhe me nje depression te thelle,

Shqiperia po lulezon nga kanabisi .dje kishim vetem nje fshat te vogel ne jug te shqiperise qe kultivonte droge dhe nje ne veri… ne dukagjin… sot gjithe shqiperia nga jugu ne veri, nga  Lindja ne perendim lulezon nga kanabisi…. te mbjelle ne cdo cep te vendit, cdo pellembe toke ne fushe , koder apo mal , ndersa nga ekranet e tv ju  propagandoni: lufta kunder droges nje histori suksesi… sikur ta zevendesonim ate fjalen lufte me “mbjellje apo trafik,” mbase do kishim historine e suksesit jo vetem me te famshmen nder vite, jo vetem ne rajon, por dhe me gjere, ne continent… kjo shtrirje e kanabisit ne gjithe territorin sot me ngjan me ato aksionet e  enverit: tu qepemi kodrave e maleve ti bejme ato pjellore si edhe fushat, por me nje ndryshim: atehere me drith, ndersa sot me kanabis….

Dikur ne vitin 1990, shqiptaret iknin per nje shprese, sot ikin se nuk kane me shprese. ajo u vra prej rilindjes se te shkuares- kjo po qe eshte “ histori suksesi” e juaja…. Unike ne rajon dhe pse jo ne te gjitha ish vendet komuniste .. per pak harrova historine e suksesit te nr 2 te rilindasve apo nr 1 te bashkise se tiranes… te atij, qe tere jeten e ka te mbushur “ me histori suksesi: karriere ne politike pa diplome, dasem princi ne keshtjelle me pensionin e mamase, kryebashkiak socialist, pa qene i tille, i cili dje ne 16 shtator, ne Peze, na shfaqi portretin e zi te nexhmije hoxhes se vese se diktatorit… duke na rilindur figuren e diktatorit dhe te simboleve te diktatures komuniste…

Sot me shume se kurre,,, shqiptari eshte zhytur në vorbullën e një propagande marramendëse, e cila perdite e me shume po i mpin mendjen ,  pa mundur dot të orientohet për të ardhmen e tij. kjo vorbull fillon e mbaron me politikën e rilindjes. -Qeveria, çdo ditë, ndihmuar nga  zelli i medias te vene nen “hyqmin “ e saj, ( duke censuruar ndonje media jo te zellshme qe mund te kete mbetur me raste) bombardon publikun me informacione që shpesh përcillen në formën e një demagogjie të pastër. “Kjo reformë do t’i vërë themelet shtetit”, “ky emërim, do të jetë bleta punëtore” që do të mbushë arkën e shtetit, “ky aksion do të sjellë uljen e taksave apo rritjen e rrogave” etj., do te bejme shtet_ kete mission na e ka dhene historia, etj slogane të tilla qe rrisin euforinë e njerëzve, por, sigurisht, sjellin dhe zhgënjime të mëdha. Por deri te zhgënjimi, shqiptari rri në pritje, me shpresën se “do bëhet shteti”! dhe kur kjo shprese vdes, bie ne deshperim e merr rruget e europes…si tani… çdo veprim i vogël i qeverisë duket “gjigant”. Është e kotë të pretendosh të vërtetën nga një lider që flet para turmës dhe bën monolog – thoshte dikur Sokrati. Aq më tepër kur ky njeri ka aftësi oratorike dhe në fund të diskursit bind auditorin. Kështu vepronte dhe Enveri në fillimet e veta; demagogjia çdo ditë përparonte duke shpëlarë trurin e njerëzve…dhe pastaj ndodhi 20 shkurti 91 me bustin e diktatorit…

C’fare duhet te ndodhe tjeter per te kuptuar se perse ne vend sundon varferia, mjerimi dhe mizerja ekonomike, Sepse mjerisht, ende ne vendin tone ka vetem liri per me te pushtetshmit, me te pandeshkueshmit, per ata qe mashtrojne, dhunojne, grabitin, blejne vota, mbushin kutite e votimit e mandej “shperblehen” me copa pasurish publike, te cilat, nese nuk ndahen dot “me ligj ne emer te shtetit ligjor”, ndahen me force ne emer te kobures se qemotshme… Realiteti dy vjecar na provon cdo dite zhgenjimin e madh, demagogjine dhe falsitetin e kesaj endrre te nje kombi te tere se Shqiperia do te behet, te grabitur nga “te fortet” qe tashme (vete)perfaqesojne popullin edhe ne institucionet me te larta “tmerresisht demokratike” te vendit. Ju jeni rilindja e deshperimit!

Por le ti kthehemi dekretit te presidentit per kthimin e ligjit te turizmit… nje ligj i hartuar me porosi….i diskutuar e miratuar me nxitim….nje ligj qe thjesht do ligjeroje grabitjen   e tokave, në fshat apo në qytet, nje ligj qe do  sjelle Golemizimin e Shqiperise” , per interesa te oligarkise dhe klienteles se pushtetit.

Nje ligj, permes te cilit  ju Riktheni konceptin “toke falas” per 99 vjet per projekte turistike , concept qe u be  mekanizmi kryesor qe perdori qeverisja socialiste e nanos para 2005, dhe qe solli shkaterrimin e bregdetit….

Vetem pak me shume se nje ore iu desh komisionit te veprimtarive prodhuese per te hedhur poshte nje dekret… asnje argument, pervec , urdherit politik , por dhe clienteles qe ju solli e ju mban ne pushtet, qe asnje germe e ligjit nuk duhet te ndryshoje…

E nje Ligji qe eshte hapur ne kundershtim me kushtetuten, vendimet e gjykates kushtetuese  apo dhe ligje te tjera si : Ligji i prokurimeve publike, ligji per investimet strategjike, ligji “Mbi organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”,

Me konkretisht:

Së pari: Ligji në nenin 34/2 të tij përcakton se: ‘Pasuritë e paluajtshme në administrim të njësive të qeverisjes vendore që ndodhen në zonat me përparësi zhvillimi turizmi me VKM brenda 2 muajve nga miratimi i zonës kalojnë në administrim të Ministrisë përgjegjëse për turizmin’, ndërsa në pikën 3 të nenit 34 përcaktohet se: ‘Këshilli i Ministrave rast pas rasti miraton me vendim të veçantë transferimin në favor të shtetit pasuritë e paluajtshme të pushtetit lokal në pronësi të njësive të qeverisjes vendore që ndodhen në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit’.

Kjo bie në kundërshtim me nenin 13 të Kushtetutës, duke cënuar parimin e decentralizimit të pushtetit dhe të autonomisë vendore, mbi bazën e të cilave duhet të funksionojë qeverisja vendore. Gjithashtu, bie në kundërshtim dhe me nenin 113/1/b të Kushtetutës si dhe ligjin nr.8652 “Mbi organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, (në nenin 8 pika 2), ligj i miratuar me shumicë të cilësuar, në të cilat përcaktohet e drejta e pronësisë si një prej të drejtave themelore të njësive të qeverisjes vendore, dhe njëkohësisht u jep të drejtën e kryerjes së veprimtarive ekonomike dhe mbledhjes së të ardhurave. E drejta e pronësisë ushtrohet nga këshilli bashkiak dhe është kryetari i bashkisë që zbaton vendimmarrjen e këshillit bashkiak lidhur me ushtrimin e të drejtës së pronës dhe të administrimit të saj në mënyrë të pavarur, duke realizuar të ardhura.

Për më tepër, kjo e drejtë cënohet për sa kohë që në nenin 35 /5 të ligjit përcaktohet se në rastet e investitorëve me status të Investimeve Strategjike, Këshilli i Ministrave rast pas rasti vendos t’ia transferojë të drejtën e pronësisë të pasurisë së paluajtshme nga shteti tek investitori privat, përveç se më parë vendos t’ia vejë në dispozicion një investitori për një afat prej 99 vjetësh kundrejt çmimit 1 Euro. Pra është e qartë, se përmes këtij ligji cënohet prona e pushtetit vendor, ku Këshilli i Ministrave ia merr pronën pushtetit vendor dhe ia kalon investitorit privat pa asnjë çmim.

Por jo vetëm, pasi referuar këtij ligji dhe ligjit “ Për Investimet Strategjike” cënohet edhe e drejta e pronësisë së pronarëve të ligjshëm, ku Shteti ndërhyn në rastet kur nuk ka një marrëveshje me pronarin, duke e shpronësuar atë, apo edhe duke ia mohuar të drejtën e kthimit apo të disponimit të  pronës  nga  pronari dhe duke ia vënë në dispozicion pa asnjë shpërblim investitorëve në sektorin e turizmit. Në këtë mënyrë shkelet edhe parimi i sigurisë juridike referuar edhe nenit 4 të Kushtetutës, sipas të cilit ‘e drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit’.

Ky qëndrim me rezerva është mbajtur edhe nga deputetët në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave dhe në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, të cilat ka arritur në përfundimin se ekzistojnë shkelje të neneve të Kushtetutës, përmes të cilat sjellin si pasojë dhe cënimin e autonomisë vendore.

Se dyti: Ligji në nenin 31, pika 3 përcakton se: ‘Ministria përgjegjëse për Turizmin nga fondi buxhetor i miratuar çdo vit financon projekte edukimi, promovimi dhe studime apo modele produktesh turistike në ndihmë të zhvillimit të turizmit të paraqitura nga persona fizikë dhe juridikë, vendas dhe të huaj.’ Për këtë, në ligj në pikën 4 të nenit 31 është parashikuar se ky fond mund të përdoret pa iu nënshtruar rregullave të prokurimit publik, ndërkohë që ligji nr.9643, datë 20.11.2006 “Për Prokurimet Publike në R.SH-së”, i ndryshuar, në nenin 7 të tij nuk ka përjashtuar aplikimin e rregullave të prokurimeve në rastin e përdorimit të fondeve në fushën e Turizmit. Duhej më parë të ishte parashikuar përjashtimi në ligjin bazë të Prokurimeve, në mënyrë që të bëhej një rregullim i tillë në nenin 31/4 të ligjit.

Kjo është paraqitur si rezervë edhe në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave (1) , në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut (2) dhe e debatuar nga ana e anëtarëve të Komisionit të Ligjeve dhe ngritur si shqetësim (3), duke arritur në përfundimin që të hiqet pika 4 e nenit 31 të ligjit për sa kohë bie në kundërshtim me nenit 7 të Ligjit nr.9643, datë 20.11.2006 “Për Prokurimet Publike“, të ndryshuar.

Së treti: Rregullimet ligjore referuar nenit 34 dhe 35 të ligjit cënojnë parimin e sigurisë juridike, pasi nuk tregohet mënyra rregullat dhe procedurat për të vënë në dispozicion të investitorit pronën shtetërore, ndërkohë që termi “vënie në dispozicion” nuk njihet as nga KC i R.Sh-së. Kushtet për vënien në dispozicion të pasurive shtetërore për një periudhë 99 vjet, dhe nëpërmjet kontratës simbolike 1 Euro duhet të përcaktohen në ligj dhe jo me vendim të Këshillit të Ministrave, gjë e cila është rekomanduar dhe nga Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, por duket që nuk është marrë në konsideratë. (5)

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për organet e qeverisjes vendore, të cilave u hiqet prona nga pushteti qendror për t’i kaluar pa asnjë shpërblim atyre që do të përcaktohen nga Qeveria si Investitorë Strategjike

Ligji ka paqartësi edhe në rastet, kur prona e konsideruar shtetërore është de facto pronë e një pronari, që pret të ekzekutojë një vendim përfundimtar, apo është në procese gjyqësore deri në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut si rezultat i abuzimit të autoriteteve shtetërore me të drejtat e tij të pronësisë, apo qoftë edhe rasti kur pronari pret prej vitesh përmbylljen e një procesi administrativ të tejzgjatur për kthimin e pronës së tij që nga qeveria mund të jetë përfshirë në zonat e miratuara me përparësi zhvillim turizmi.


Fjala në Kuvend e deputetes së Partisë Demokratike, liljana Elmazi, 17 Shtator 2015