Shqiperia ne vitin 2015 nuk eshte me mire, me e pasur, apo me e sigurte se dje, perkundrazi…. Ekonomia eshte ne pikiate, te varferit jane shtuar dhe jane bere me te varfer mezi mbijetojne…. Ndersa të pasurit u bënë më të pasur.
Qeveria ka varferuar shqiptaret, te ardhurat e tyre sot vlejne 6% me pak se dje, ekonomia shqiptare eshte ne stanjacion, nuk ka rritje rrogash dhe pensionesh dhe buxhetit te shtetit i mungojne mbi 200 milione dollare per paaftesi dhe korrupsion; ne vetem 7 muaj…
Performanca e qeverise, qasja politike dhe jo-institucionale qe pershkon veprimet e saj, raporti i krijuar me shqiptaret qe qeveria i sheh si njerez qe duhen gdhendur dhe se vetem ajo mund ta beje kete, ka synim te garantoje pushtetin absolut mbi institucionet dhe aspak pushtetin e ligjit.
Formalizimi njëzëri duhet thënë se është detyrim.
Edhe pse ne parim aksioni kunder informalitetit ne pergjithesi eshte i drejte, por i targetuar mbi shitesit e rruges apo ata qe vetem sa mbijetojne, kam frike se do te rrise papunesine, do te rrise tensionet dhe demtoje paqen sociale… e, njekohesisht, sdo te mbushe dot gropen e buxhetit te krijuar nga korrupsioni ne dogana e tatime…. Sipermarresit e vegjel, shitesit e tezgave te targetuar nga ky aksion me kerbac me sipërmarrjen e tyre sfidojnë kushtet e vështira ekonomike duke improvizuar dhe duke bërë biznes më vete, shpesh te regjistruar dhe në pjesën më të madhe duke paguar taksat. Kjo është përpjekja e dëshpërimit, por një përjekje që siguron punësim.… eshte rrjedhoje e krizave, apo reformave qe shkurtojne vende pune… eshte një zgjidhje për të përballuar situatën e rëndë ekonomike. njerëzit gjejnë një lloj punësimi që përkthehet në qetësi relative, marrin nje page në nivelin e mbijetesës, ndaj Qeveria duhet te ofroje një zgjidhje për formalizimin e tyre, por jo me force, duke lehtësuar procedurat e regjistrimit dhe duke përmirësuar legjislacionin për licencsim, duke bere qe njerezit te marrin pergjegjesi sociale. Mendoj qe qeveria të ofrojë licensa për biznesin joformal, që këto biznese qe thjesht mbajne frymen gjalle, të kontribuojne në arkën publike pa paguar taksat. Përfitimi i kësaj licence është i qartë: tregtarët nuk mund të arrestohen dhe ti sekuestrohet malli nga policia. Çdo zgjidhje tjetër, sidomos formalizimi me forcë është i destinuar të dështojë sepse bazohet të politika që nuk marrin parasysh realitetin dhe i shohin keta te vetpunesuar per mbijetese si një lope për t’u mjelë e per te mbushur gropen e korrupsionit ne buxhet. qeveria nuk mund ti shkatërrojë me një të rënë të lapsit,
shitesit qe duan ate qe eshte e drejta e tyre dhe detyrimi i shtetit: te mbijetojne ata e familjet e tyre. Lufta kundër evazionit fiskal është e nevojshme, por klima e frikës që po krijon ky aksion është shumë shqetësues, sepse do të ketë një ndikim negativ në rritjen ekonomike të vendit dhe në punësim për shkak se bizneset e vogla kanë aktualisht 90 për qind të të punësuarve në vend.
Kush merr vesh sadopak nga të dhënat ekonomike e di mirë se ky aksion synon të shpërqendrojë vëmendjen nga mungesa e të ardhurave nga tatimet e doganat, të cilat kanë një mosrealizim me 200 milionë dollarë per 7 muajt e pare te vitit, dhe te dhenat e fundit tregojne se vazhdon mosrealizimi… cfare ka rezultuar deri tani nga ky aksion: dy berbere te arrestuar, divane e karrike te konfiskuara, madje dhe arkivole, prinder ( nene apo babe) te vetmit e punesuar në familje prej shume frymesh, u hodhen e vazhdojne te hidhen ne mes të katër rrugëve , duke shkuar edhe ne vetflijim, ndersa qeveria ben shoën e radhes ne tv apo salla konferencash se me kete aksion po i jepet nje goditje e forte ekonomise informale dhe buxheti i shtetit u forcua ndjeshëm, dhe nga kush: nga ata sipermarres te vegjel qe kontributin ne te ardhurat e buxhetit e kane -5% , nga ata qe me sipërmarrjen e tyre sfidojnë kushtet e vështira ekonomike duke improvizuar dhe duke bërë biznes vete, shpesh te regjistruar dhe në pjesën më të madhe duke paguar taksat. Kjo është përpjekja e dëshpërimit, por një përjekje që siguron punësim., sepse shteti nuk ua siguron kete… eshte rrjedhoje e krizave, apo reformave te qeverise qe shkurtojne vende pune… eshte një vetzgjidhje për të përballuar situatën e rëndë ekonomike, per te mbijetuar. Por kjo fazë do të kalojë dhe për tre muaj do të shtohen në statistikat zyrtare me mijëra biznese – por jo të ardhurat, ndersa ushtrise se te papuneve do ti shtohen dhe shitesit e vegjel te rruges, qe vetpunesoheshin, mbanin familjet e tyre me buke, sepse qeveria nuk ua siguron kete….Me bindje, mund të thuhet se efekti në ekonomi dhe në prodhim do të jetë i papërfillshëm ose negativ. Kjo sepse ne nuk po diskutojmë për çështjen kryesore të ekonomisë sonë: konkurrueshmërinë e bizneseve shqiptare dhe për rrjedhojë rritjen ekonomike. E thënë më qartë, formalizimi përveçse detyrim është dhe incentivë. Por kërcënimi me burg dhe gjobat e larta nga shteti , te ligjeruara edhe ne kete projektligj, është detyrues e rreshtues dhe jo incentivë për të rritur prodhimin dhe punësimin e qytetarëve. Ndaj lind pyetja: çfarë masash janë ndërmarrë deri më sot për t’i ulur koston e prodhimit biznesit vendas? Çfarë masash janë ndërmarrë për ta bërë Shqipërinë më tërheqëse për investimet e huaja? Çfarë masash janë marrë për të luftuar kostot e fshehura apo korrupsionin në vend? Pa u dhënë përgjigje këtyre pyetjeve, ne nuk jemi duke adresuar asgjë që i vjen në ndihmë qytetarit dhe më pas shtetit.
Nëse marrja e borxhit në vitin 2013 ishte emergjente, a nuk ka qenë kohë e mjaftueshme që dy vite më pas qeveria t’ia kishte marrë dorën sadopak menaxhimit të ekonomisë dhe të mos e trajtonte atë sërish si çështje emergjence?
Gjithashtu, konsumi ka rënë me 1.1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2014 (dhe kjo është diagnoza nga e cila vuan ekonomia jonë dhe jo informalitet):po ashtu eksportet kanë vijuar të bien me rreth 4.0% gjatë pesë muajve të parë të vitit kundrejt një viti më parë . Çdo qytetar apo ekonomist në vend mund të ngrejë pyetjen se me çfarë logjike ekonomike dhënia e kuponit tatimor dhe regjistrimi i biznesit do të ndikojë në rritjen e të ardhurave të qytetarëve dhe në rritjen e konsumit, e cila gjeneron 70% të kërkesës agregate në vend. Si mundet të rritet konsumi kur nga të gjitha vendet e Europës Lindore, vetëm në Shqipëri dhe Bjellorusi ka rënë paga reale dhe është rritur papunësia? Si mundet të rritet konsumi kur Banka e Shqipërisë thotë se rritja e çmimit të energjisë elektrike është shoqëruar me më pak të ardhura në dispozicion të qytetarëve dhe për rrjedhojë në rënie të konsumit? Si mundet të rritet konsumi kur qeveria ka nënshkruar një marrëveshje me FMN-së për të ngrirë rritjen e pagave të punonjësve publikë në vitet e ardhshme? Si mundet të rritet konsumi kur bankat kanë frenuar kredidhënien, dhe se fundi po financojne shpenzimet e qeverise? Si mundet të rritet konsumi kur studimet e fundit të BMI Fetch alarmojnë qytetarët se do të mbetemi shteti më i varfër i Europës, të paktën për 10 vitet e ardhshme? Jemi të vegjël dhe jo konkurrues. Për më tepër, të dhënat e EUROSTAT-it tregojnë se Shqipëria ka të ardhura sa 30% e mesatares së 28 shteteve të BE-së. Ndaj mos thoni që kuponi tatimor dhe regjistrimi i biznesit është problemi dhe formalizimi i ekonomisë qenka zgjidhja e problemit. Ajo nuk është gjë tjetër, veçse detyra e përditshme, abuzuese, e burokratëve të administratës tatimore. Nuk është ekonomi. Pas formalizimit, sipërmarrësi shqiptar shpenzon 357 orë në vit për t’i paguar taksat shtetit, nga 175 orë që e kanë vendet e OECD-së dhe po ashtu i duhet të kryejë 34 pagesa në vit, nga 11.8 që e kanë vendet e OECD-së. Po për këtë, a duhet të ketë aksion shteti?
Qeverisë i ka ngel Qeverisja në dorë, sa kohe ajo nuk heq dorë nga politikat e saj ekonomike, fiskale dhe rregullatore që e kanë zhytur ekonominë shqiptare, por dhe qytetaret në depresion të thellë, ne vetem dy vjet qeverisje. Për shkak të politikave fiskale dhe (jo) zhvillimore të qeverisë gjatë dy viteve te fundit, Shqiptarët sot blejnë nga 1.1 deri në 6.6% më pak mallra dhe shërbime sesa blinin një vit më pare, publikim i Bankes se Shqipërisë, dhe INSTAT, i cili raporton se paga reale në sektorin publik është ulur me 1.1% ndërsa në atë privat me 6.6%. Ky ështe niveli qe tregon se me sa janë varfëruar Shqiptaret drejpërdrejt për shkak të politikave dhe performancës qeveritare, që nuk kryen investime publike, por ato kete vit jane dhe me te uleta se ne 1997, qe sheh sesi eksportet rrudhen çdo tremujor, dhe se si shqiptarët ikin nga syte këmbët. Po ashtu, të gjithë pensionistet (rreth 450.000 shqiptarë) nuk do kenë rritje pensionesh gjatë të njëjtës periudhë. Me këtë qeverisje është e sigurtë që edhe ne vitet që vijnë Shqiptarët, të rinj dhe pensioniste do jenë të detyruar të shtrëngojnë rripin edhe më shume, si Në sektorin publik dhe atë privat. Për vullnet të Qeverisë ata nuk kanë të drejtë të jetojnë. Vetëm të mbijetojnë
Ne programin tuaj te rilindjes, premtuat zgjidhjen me shkopin magjik te ekonomise dhe mireqenies se shqiptareve, pra premtuat nje vend te cudirave. Por pas dy vitesh, per situaten e perkeqesuar ne cdo aspect, kemi pergjigjen e kryeministrit: Nuk kam shkopin magjik…
Ne lidhje me projekligjin qe po shqyrtojme kam mendimin dhe bindjen qe kultura e ndeshkimit, penalizimit eshte fryma qe pershkon ate dhe jo zgjidhja e problemit…
- Ne pergjithesi vihet re nje rritje drastike e gjobave. Pra kemi gjoba dispropocionale dhe inefektive. Ne masen me te madhe keto gjoba nuk lidhen me detyrimin, por jane gjoba afrofe. Kjo te krijon pershtypjen se synohet te krijohet nje klime terrori mbi biznesin per te mbushur arken e shtetit. Mosrealizimi i te ardhurave nga tatimet ne kushtet e rritjes me 50% te thuajse te gjitha llojeve te tatimit mbi te ardhurat, eshte rezultat:
- i korupsionit dhe paaftesise se administrates tatimore
- I politikave te gabuara fiskale qe i kane marre frymen biznesit dhe si rjedhoje gjenerojne me pak te ardhura per biznesin vete dhe si rjedhim per shtetin.
- Gje qe ne deputetet e PD e kemi thene qe ne krye te heres
- Mosdiferencimi ne penalizim midis biznesit te vogel dhe atij te madh eshte gjithashtu nje mase e gabuar. Nje gjobe 500 mije lek te reja per nje biznes te vogel do te thote mbyllje e aktivitetit. Apo Gjobitja e bizneseve me 10 milionë lekë e reja për shitjen pa faturë fiskale nuk ka kuptim sepse një gjobë e tillë mjafton për të falimentuar çfarëdolloj biznesi, Ky eshte synimi i ketij ndryshimi te ligjit?
- Gjoba absurde ne disa raste. Psh, kur tatim paguesi leshon fature por jo kupon denohet me 500 mije lek gjobe. Ne kete rast nuk ka asnje lloj detyrimi te fshehur. Faturat tatimore jane me nr serial. Adminiatrata tatimore furnizon me keto fatura biznesin , dhe nuk mund te kete asnje fshehje te ardhurash ne kete rast. Penalizimi pa detyrim te fshehur/paguar eshte gjithashtu pjese e kesaj klime terrori qe keto ndryshime te ligjit me sa duket synojne te krijojne. Këto gjoba nuk do të funksionojnë. Ato thjesht do të rrisin mundësinë e taksambledhësve për më shumë ryshfet.
Ne jemi per ti dhene fryme biznesit, jo per ta mbytur ate. Forca, detyrimi , penalizimi, burgu nuk jane zgjidhja….ato thjesht po e cojne nje popull te varfer, te terrorizuar, rrugeve te Europes apo drejt vetflijimit…..ndersa ju i bini tam tamit: nuk kemi shkopin magjik…..por do bejme shtet…shtetin- burg per qytetaret e vet….te varfer, por jo kriminelet me mandate apo oligarket evazore e kontrabandiste qe financojne pushtet e blejne pushtet….
Fjala në Kuvend e deputetes së PD, Liljana Elmazi, 23 Shtator 2015