Edi Rama shpenzoi kot dhjetra mijëra euro nga taksat e shqiptarëve, në luksin e shfrenuar të hoteleve më luksoze të Hong-Kongut, pasi thirrja e tij ndaj biznesit kinez për të investuar në Shqipëri u hodh ne kosh te plehrave nga raporti më i rëndësishëm i Bankës Botërore, Doing Bussines

Investitoret përpara se të marrin një vendim, nuk dëgjojne pallavrat e Edi Ramës, por shohin raportin e Bankës Botërore për Shqipërinë, ku ne kemi humbur 35 vende krahasuar me një vit më parë.

Jemi sot vendi i fundit në rajon dhe, për lejet e ndertimit, vendi i fundit në botë.

Treguesit kryesorë janë në përkeqësim të ndjeshëm:

Nisja e biznesit me -4 pikë.

Leja e ndërtimit -67 pikë.

Furnizimi me energji elektrike – 3 pikë.

Regjistrimi i pronës -3 pikë.

Marrja e kredisë -6 pikë

Taksat – 12 pikë.

Zgjidhja e çështjeve të paaftësisë paguese -2 pikë.

Të gjitha këto përkeqësime dramatike për biznesin lidhen me qeverisjen, me Edi Ramën drejtpërdrejt.

Korrupsioni skandaloz i shtrirë masivisht, klientelizmi dhe fakti që vetëm ndërtuesit e tij punojnë sot, rritja e taksave dhe, nga ana tjetër, kontrabanda e evazioni i stërmadh, represioni dhe dhuna ndaj biznesit që nuk është afer qeverisë, të gjitha këto kanë sjellë këtë rezultat dramatik.

Ky është raporti më negativ që merr një qeveri shqiptare për ekonominë e vendit. Edi Rama, ka bërë gjithçka për të ardhur në këtë ditë.

Kjo pasaportë e zezë për Shqipërinë është një pengesë serioze për ardhjen e investitorëve dhe për zhvillimin e ekonomisë.

Vendi është në pikiatë, në rënie të lirë. Në rajon, sigurisht të fundit, ku dhe Kosova paraqitet më mirë, më atraktive për biznesin. Të fundit në botë për lejet e ndërtimit.

Vendi është në krizë të thellë dhe kjo tashmë u konfirmua dhe nga raporti kryesor i Bankës Botërore.

Ky paport është një nekrologji e kësaj qeverie që nuk ekziston më.

Shqipëria dhe qytetarët kanë nevojë për një paketë shpëtimi dhe Partia Demokratike është gati të marrë vendime të rëndësishme për uljen e taksave, lehtësimin e biznesit dhe luftën ndaj korrupsionit.


Deklarata për mediat e deputetit Florion Mima, 28 Tetor 2015