I dashur  Presidenti Daul

I dashur kryeministri Rahoy

Zonja dhe zotërinj

Të nderuar kolegë

Dua të shpreh urimet e mia më të përzemërta presidentit Daul për rizgjedhjen e tij si kreu i familjes tonë politike dhe t’i uroj atij dhe ekipit të ri vazhdimin e  lidershipit  të fortë e të mençur të kësaj force politike të fuqishme, Partisë Popullore Europiane.

Me një sens të madh kënaqësie dhe përgjegjësie unë dhe delegacioni që  drejtoj,  ushtruam sot për herë  parë të drejtën e votës pas ngritjes së statusit të Partisë Demokratike të Shqipërisë në Partinë Popullore Europiane.

Por sot unë gjithashtu, dua të shpreh  mirënjohjen time te thellë ndaj Joseph Daul për mbështetjen e tij të madhe që i ka dhënë në të kaluarën si kreu i Grupit Parlamentar të PPE-së dhe aktualisht si Presidenti ynë,  Partisë Demokratike dhe Shqipërisë në përpjektet tona të mëdha për demokraci, sundim të ligjit dhe në integrimin europian.

Gjithashtu, dua të falenderoj Sekretarin e Përgjithshëm Antonio Lopez-Isturiz dhe të gjithë ekipin për këtë përgatitje të shkëlqyer të këtij kongresi dhe po ashtu edhe ndaj mikëpritësit tonë, kryeministrin Rahoy dhe partinë simorër Partinë Popullore të Spanjës, të cilëve u uroj fitore në zgjedhjet e ardhshme.

Të dashur miq,

Shqipëria dhe shqiptarët po përballen me një situatë të jashtëzakonshme. Trafikantet  e drogës, trafikantët e dënuar të qënieve njerëzore si dhe pastrues parash kanë vënë nën kontroll Parlamentin dhe qeverinë. Sot, janë ata që bëjnë ligjin duke përdorur dhe armët.

Prona publike, pasuri publike dhe fondet publike janë përvetësuar në mënyrë sistematike nga këta individë të cilët kryeministri aktual i promovoi dhe nominoi si anëtarë të parlamentit, kryetarë bashkish dhe në poste të larta drejtuese të administratës publike.

Vota e lirë ishte viktima e fundit e krimit. Raporti i OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e fundit lokale të mbajtura në Qershor raporton se është cënuar rëndë liria e votës në Shqipëri.

Fundvitin e kaluar me ndihmën e Presidentit Daul dhe Parlamentit Europian, u arrit një marrëveshje politike mes qeverisë dhe opozitës për të larguar nga parlamenti, qeveria dhe qeverisja lokale të gjithë individët me rekorde të tmerrshme kriminale.

Fatkeqësisht, deri tani, qeveria ka ndalur zbatimin e kësaj marrëveshje dhe e ka përkeqësuar situatën duke kandiduar më shumë njerëz me rekorde kriminale për kryetar bashkie dhe emëruar qindra të tjerë në pozicione të rëndësishme.

Kapja kriminale e shtetit dhe  korrupsioni i jashtëzakonshëm kanë minuar demokracinë dhe sundimin e ligjit duke sjellë pasoja tejet të rënda për qytetarët shqiptarë.

Rreth 38 mijë shqiptarë janë shoqëruar, arrestuar dhe burgosur këto dy vitet e fundit, një numër më i lartë se gjatë kohës së diktaturës komuniste.

Rreth 9 mijë punonjës civil të administratës janë larguar në kundërshtim me ligjin nga puna.

Më shumë se 10 mijë ndërtesa dhe biznese u rrafshuan dhe shkatërruan pa asnjë proces ligjor të rregullt.

Mijëra biznese janë subjekte të gjobave, inspektimeve dhe indimidimeve arbitrare dhe selektive, thuajse të përditshme  nga zyrtarë brutalë e të korruptuar, ndërkohë qe të ardhurat publike janë në rënie të vazhdueshme për shkak të korrupsionit si dhe rritjes së kontrabandës dhe evazionit fiskal nga oligarkë të lidhur direkt me krerët e qeverisë socialiste, Edi Rama dhe Ilir Meta.

Më vjen keq që risjell ne vëmëndjen tuaj faktin se numri i azilkërkuesve nga shqiptaria gjatë gjithë  ketij viti ka qënë thuajse i barabartë më numrin e azilantevë sirian sipas të dhënave të autoriteteve gjermane.

Ndersa në vitet e qeverisjes së Partisë Demokratike 2011-2012, numri total i raportuar te azilkerkuesve shqiptarë në Gjermani ishte 432 ndërsa vetëm në shtator të këtij viti janë 8200 aplikime për azil të plotësuara nga shqiptarët. Numri total i azilkërkuesve shqiptarë në 8 muajt e fundit është tashmë mbi 80 mijë.

I kërkoj këtij kongresi, lidershipit tonë të porsazgjedhur të Partisë Popullore Europiane dhe secilës prej partive simotra e në veçanti ato që janë në qeverisje që të sillni ekipet tuaja në Shqipëri për të parë nga afër e për kuptuar arsyet reale të kësaj situate të paprecedentë si dhe të sfidave të mëdha që kërcënojnë demokracinë tonë, sundimin e ligjit dhë të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Ju siguroj për angazhim tim personal dhe të Partisë Demokratike dhe të një gjenerate të tërë te re shqiptarësh se do të  qëndrojmë dhe  luftojmë  me vendosmëri të madhe për vlerat e mëdha që mishëron kjo  familje e madhe politike.

Dhe unë ju kërkoj të gjithëve te bashkoni forcat dhe të na mbështesni  në kauzën tonë për dekriminalizimin e parlamentit, qeverisë dhe administratës lokale si një parakusht për të luftuar krimin dhe korrupsionin per të rivendosur demokracinë e  sundimin ligjit, dhe për të pastruar edhe njëherë rrugën Europiane të Shqipërisë.


Fjala e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha në kongresin e Partisë Popullore Europiane, 21 Tetor 2015.