Partia Demokratike është e tronditur nga vrasja në krye të detyrës e komandantit të FNSH në Shkodër dhe shpreh ngushëllimet e saj më të thella për familjen e oficerit të rënë në krye të detyrës, Simon Gjeta.

Ky është një moment tragjik për familjarët, miqtë dhe kolegët e Simonit dhe ne gjendemi në krah të tyre dhe të forcave të policisë.

Partia Demokratike inkurajon forcat e policisë në aksionin që po vazhdon për neutralizimin e autorit të krimit të rëndë, dhe vënien e drejtësisë me forcën më të madhe të ligjit.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 3 Tetor 2015