Prej më se dy vitesh, Partia Demokratike ka denoncuar terrorin dhe padrejtësinë që ka shoqëruar të ashtuquajturën fushatë për të mbledhur paratë e humbura të OSHE. Pergjigja ishte e njëjta “paratë do të shkojnë për investime në rrjet, përmirësimin e furnizimit…” etj.

Tani u mësua pse OSHEE torturoi mijëra familje, futi në burg kryefamiljarë, burra e gra, la në errësirë invalidë, të sëmurë e të porsalindur dhe u mori jetën Qamil Zelës, Llazi Nasit, Gjovalin Lazrit dhe Arif Dodës.

Këto akte çnjerëzore sherbuen ne fakt për të mbledhur miliarda lekë qe te shperblehej miku, ortaku e klienti i Edi Ramës, ndërtuesi i sarajeve të tij në Surrel.

Paratë e gjakut të marra me kërbaç, kryehajduti dhe OSHEE, nuk i paska dashur për interesa publike aspak.

Por për të ndarë tortën e majme për Carapulët, sic Partia Demokratike e kishte paralajmeruar.

I gjithë ky abuzim është kryer me paramendim, sepse kemi një fitues të paracaktuar.

Kur Partia Demokratike denoncoi me 11 shtator tenderin, kasneci i Ramës reagoi dhe shprehu habi të madhe, se “nga e di opozita se kush i merr paratë pa u shpallur fituesi”.

Po ja që fituesi u shpall, dhe u shpall ai që ishte paracaktuar, miku, ortaku, ndërtuesi i Ramës.

Me ofertën më të lartë. 500 mijë euro me shumë se ofertuesi i dytë.

Po si mund të ndodhë kjo?

Kjo ndodh sepse nuk ka me garë dhe shqyrtim ofertash.

Tenderat i drejton Edi Rama, i menaxhon Edi Rama, i ndan Edi Rama me miqtë e tij.

Ky është kriteri, ky është urdhëri.

Ky është vetëm një nga rastet kur Carapuli i Ramës ka nxjerrë paratë e “pajës” që dha për kryeministrin kur i bëri sarajet luksoze në Surrel.

Korrupsion skandaloz, zhvatje e mynxyrshme e parave të shqiptarëve, para që kryehajduti i OSHEE i mblodhi me dhunë, me burg, me ndëshkime kolektive, me marrje jete.

Partia Demokratike i siguron qytetarët e vendit se kryehajduti i OSHEE, Adrian Çela dhe banda e tij që tallet me paratë e gjakut të shqiptarëve, do të mbajë përgjegjësi deri më një. Dita e llogarive para ligjit do të vijë shpejt.


Deklarata për mediat e deputetit Gent Strazimiri, 7 Tetor 2015