Kryeministri Rama sot do t’i kishte bërë nder vetes së tij sikur të kishte vazhduar të heshte në lidhje me aferat korruptive të deputetëve dhe të Ministrave të tij. Minimalisht do mbeteshim me shpresën që aim und të distancohej nga ato. Por zhgënjimi i sotëm ishte shumë i madh kur i doli në mbrojtje atij që tani mund të konsiderohet pa frikë simboli i korrupsionit në Qeverinë e tij. Sot Rama vërtetoi që ai jovetëm është në dijeni, por është i përfshirë edhe vetë në llumin e korrupsionit, sëmundjes më të madhe të cdo shoqërie demokratike.

Sot po diskutojmë një projektligj që përbën thelbin  dhe bazën e transaprancës  me taksat dhe fondet publike, ku mbështetet një qeveri demokratike, një qeveri e interesit publik. Por në fakt kjo lloj qeverisjeje nuk ka lidhje me ju, përsa kohë që gjysma e ministrave është në akuzë publike për korrupsion. Është në akuzë për sistem tenderokracie, është në akuzë për kapje dhe nga krimi dhe korrupsioni dhe monopolet. Është në akuzë për kriminalizim në kohën kur ju po hidhni në erë cdo përpjekje dhe nisëm për dekriminalizim. Ju jeni vetë streha e korrupsionit dhe nuk mund të jetoni në një abitat të pastër e të mbrojtur nga ligjet dhe normat morale.

Për tiu kthyer draftit që kemi në rendin e ditës…, më duket përtej guximit cinik dhe propagandës suaj qeverisëse që sillni për miratim një ligj për auditimin e brendshëm në sektorin publik, kur ministria më sinjifikative e shërbimeve publike, ajo e shëndetësisë drejtohet vetëm nga interesat private të Beqas dhe shefit të tij, kur ministria që duhet të ishte më përfaqësuesja dhe mbrojtësja më e fortë e shërbimeve dhe interesave publik, ajo që duhet të mbronte  shëndetin e qytetarëve është kthyer në kartelin e rrezikshmë të grabitjes së parave dhe taksave në kurriz edhe të jetës së tyre.

Kjo Qeveri e zhytur në korrupsion po sjell një dokument në Parlament për të ruajtuar “top sekret” vjedhjet e qeveritarëve. Në projekt-ligj, hartuesit kërkojnë që audituesit të respektojë para së gjithash fshehtësinë e të dhënave të kontrollit të njësisë publike. Esnafët e vjedhjes së fondeve publike parashikojnë ngritjen e Komiteteve të Auditimit të Brendshëm, një structure e pavarur këshillimore, që do të kujdeset për kopsitur letrat e korrupsionit qeveritar.

Të nderuar qytetarë,

Çdo javë në Parlament vjen një ligj, që mundohet të shpëtojë kryeministrin, ministrat dhe menaxhuesit e fondeve publike nga prangat…Në relacionin e draft-ligjit për auditimin e brendshëm thuhet se ligji shfuqizohet se janë lejuar të punësohen në Njësitë e Auditimit të Brendshëm, punonjës të paçertefikuar, pra militantë dhe jo profesionistë! Socialistët, specialistë të manipulimit përcaktojnë kritere të reja të punësimit të audituesve, por ndër rreshta harrojnë se po ata vetë me dhunën e mandateve të vjedhura miratuan ligjin për nëpunësin civil, duke ligjëruar shkarkimet politike nga administrata të mijëra nëpunësve të trajnuar dhe të arsimuar në institucionet europiane. Tani audituesit do të përzgjidhen nga ministri i Financave…pasi ai lëshon certefikatën e audituesit. Të gjithë ata që kontrollojnë ministrin, do të kalojnë më parë nga vula e tij… Një transparencë për të lënë mend e kokës.

Por asnjë manovër qeveritare për “vetëkontroll” financiar, për të kamufluar korrupsionin zyrtar nuk duhet të na zhvendosë nga kërkesa drejtuar Prokurorisë për të hapur dhe hetuar dosjen voluminoze “Shëndetësia”. Miliarda lekë abuzime me recetat dhe shërbimet shëndetësore, ku përfitues direkt është Ministri i Shëndetësisë, i kapur mat ditët e fundit edhe me përfitimin e 11 milion dollarëve si aksioner i firmës Intech+, fituese e shumë tenderave të rilindjes, në pothuajse të gjitha institucionet shtetërore, edhe ato të cilat i drejton vetë.

Vallë edhe ky ligj që po diskutojmë sot, krijimi i strukturave mbi strukturat e auditimit do të kapin këtë vjedhje??? Sigurisht që JO!!

Por lë të diskutojmë pak për shëndetësinë që sot s’ke ku ta zësh e ku ta lësh….

1 – Tenderi i Barnave: Ta nisim me tenderin e famshëm të barnave spitalore?? ku Beqaj si në oborrin privat të familjes së tij futi duart dhe ndryshoi në kundërshtim më cdo nen të ligjit, rregulloreve, normave ndërkombëtare, tërë rregullat e lojës?? Eleminoi elementet e sigurisë që garantojnë cilësinë e barit (Urdhëri Nr. 668/4, dt 21.3.2014): i) autorizimin e prodhuesit; ii) vërtetimin e regjistrimit të barit. Hoqi pikërisht ato kritere që atë e pengonin për të lejuar klientët e qeverisë së tij të fusnin barna me lejet tij të importit… duke i hapur rrugë importimit të barnave të pasigurta, jocilësore dhe të fallcifikuara.

Po kush ishin pasojat e ndërhyrjes se Ministrit në tenderin e barnave spitalore:

–       barnat termolabile (që ruhen dhe transportohen në temp 2 – 8 gradë celcius), ALTUZAN, HERCEPTIN, MABTERA, VELCADE, u sollën nga Turqia nëpërmjet Kosovës me furgona mallrash jashtë cdo kushti dhe standarti.

–       Bari ALTUZAN (Bevacizumab) me origjinë nga Turqia, rezulton i fallcifikuar sipas një raporti të FDA (Food and Drug Administration)

–       Denoncimi i një qytetari se nga analizat e kryera rezultoi se nuk nuk kishte asnjë gjurmë te barit Avastin edhe pse i ishte injektuar rregullisht vërtetoi atë që të gjitha kompanitë serioze  farmaceutike dhe PD kishin paralajmeruar për rrezikun e futjes së barnave te pasigurta dhe të fallcifikuara.

E sigurisht, Përgjegjës për të gjithë këtë situaë është Ministri i Shendetësisë

2 – vazhdojmë me tenderat e barnave spitalore: Për vitin 2014, janë dhënë mbi 20 miliardë lekë dhe në 2015 mbi 15 mld lekë, të gjitha pa shpallje, pa transparence, të dhëna me prokurim të drejtpërdrejtë. Deri më sot mbi 35 miliardë lekë të nxjerra nga arka e shtetit prej Edi Ramës përmes Ilir Beqës, nën emërtimin shëndetësi, ndërkohë që spitalet janë në gjendje katastrofike, në kushte alarmante, mungojnë ilaçet, paisjet, shiringat, dorezat, pambuku, alkooli…pacietët detyrohen të blejnë vetë cdo gjë….por ku kanë shkuar 35 mld lekë???  Ku kanë shkuar këto para?

Eshtë shumë e thjeshtë. Janë ndarë me klientelën qeveritare, për t’u kthyer në llogari bankare, para e luks, për një grusht njerëzish, ndërkohë qytetarët shqiptarë lusin zotin të mos shkojnë në dyert e spitaleve.

3 – Skandali miliarda lekë me recetat e rimbursueshme: Ministrit e askujt nuk i ka hyrë gjëmb në këmbë për këtë megavjedhje të fimosur nga vetë ai. Meqenëse Kryeministri doli sot e mbrojti Ministrin për 28 tenderat që ka fituar kompania e tij private në 22 muaj, kam një pyetje për të: C’u bë me megskandalin e recetave fiktive? Pse Rama s’është prononcuar kurrë për të?? Pse asnjë masë administrative?? Po prokuroria pse hesht në një skandal më këto përmasa skandaloze??? Kur në një skandal tjetër, në një vjedhje me të njëjtat përmasa ajo e Bankës Qendrore ka persona të proceduar, denuar?? Pse këto standarte të dyfishta??

4 – Skandali me insulinat: Po për skandalin e insulinave cfarë është bërë?? Skandal me përmasa akoma më të mëdha… Pse Kryeministri nuk ka folur kurrë për të??? S’ka asjë prononcim??? Vetëm një depoje i janë rimbursuar, me dijeni të plotë të Ministrit, dhjetëra milionë euro për insulina që nuk kanë ekzistuar kurrë. Pra dhjetëra miliona euro rimbursim për letrën që janë printuar faturat fiktive.

5 – Rimbursimi i ilaceve të shtrenjta: Miliona euro për të rimbusruar vetëm një ilac, ketosterilin, vetëm për një depo, në një kohë kur për 2 vjet ajo depo s’ka bërë asnjë hyrje të këtij ilaci…A e din Kryeministri sa është pjesa e përfitimit? A e din si ndahet ai?? Në xhepat e kujt shkon??

Po për cfarë atëherë jemi këtu për të folur për auditin?? Për cfarë vlen ai në qeverinë tuaj?? Madje pas mbrojtjes që sot Rama i bëri Beqes, dhe pas presionit dhe kërcënimeve të tij që këto dosje të mos hapet, dyhsoj që ato do hetohen ndonjëherë.

6 – Ligji për barnat erdhi në Parlament dy herë brenda një viti. Një tregues i qartë se pas kësaj historie është një pazar i pastër i ministrit me klientët e tij. Por nga ky pazar, farmacistë dhe mjekë e dinë se rrezikohet rëndë siguria e shëndetit të popullatës, në kuptimin e vërtetë të fjalës cënohet siguria kombëtare. Asnjë veprim hetimor për këtë denoncim…

7 – Koncensioni për Shërbimin Laboratorik Kombëtar, një dosje që mbërthen sërish Ministrin e shëndetësisë, është lënë e hapur, ndërsa pati si oponencë të fortë trupën e profesionistëve të Biokimisë Klinike dhe Mjekësisë Laboratorike, të cilët argumentuan se privatizimi i këtij shërbimi do të ishte katastrofa e shëndetësisë…Por kush mendon që në shendësi gjërat edhe mund të jenë të rastësishme, e ka krejt gabim. Cdo gjë ndodh për një arësye të caktuar, një Pazar të caktuar, një klient të caktuar, një lobim të caktuar. Edhe kjo puna e privatizimit të laboratorëve nuk mendoj që duhet parë e shkëputur nga koncesionet e tjera si ai i check up falas psh…të cilit për koincidencë i duhen plot 18 laboratore ndërkohë që në dy vjet ka vetem një të tillë në rrugën Myslym Shyri.

8 – Kontrolli shëndetësor për popullatën në moshën 40-65 vjec iu dha një kompanie që bënte marketing për të pirë sa më shumë duhan dhe alkol. E për ironi të fatit…edhe analizat e kryera në popullatë nga kjo kompani,…nxorrën se më shumë se gjysma e grave dhe vajzave në Shqipëri janë alkoliste… Por zbatimi në terren i tenderit “si je” ka histori rrëngjethëse, sesi njerëzit torturohen duke iu dhënë analiza false dhe duke i detyruar të marrin mjekim të gabuar… Edhe për “Si Je” hetime nuk ka…

9 – Jo vetëm që s’ka hetime, por për merita të vecanta, të njijtit koncesionat të Check up falas, i janë dhënë edhe të tjerashërbime të rëndësishme për qytetarët si doganat, hipotekat etj.

10 – Ministri doli dje dhe duke u krenuar tha që ende është ministri i sëmundjeve…në fakt ai i është bërë të githëve si një sëmundje e keqe…që nuk do të iki kurrë, të zë e s’të lëshon…

Shyqyr zotit Kryeministri këtë vit na e ka kursyer shoën me drita të kuqe në dritaret e Kryeministrisë të cilat na sjellin ndër mend “Red Light” në Amsterdam. . . ndërkohë që Ministri ka pafytyrësinë të dalë e të flasë për muajin e kancerit të gjirit dhe për mamografitë??? Po pse ai nuk i përgjigjet pyetjeve që i bëra pikërisht në këtë aulë herën e fundit?? Sa mamografi janë bërë vjet që nga momenti që dy mamografitë e levizshme u blenë, u inaguruan dhe filluan të shkojnë nëpër rrethe??? Nga këto, sa përgjigje janë kthyer deri më sot? Sa gra janë evidentuar me kancer gjiri?? Sa janë kuruar?? Ju z. Ministër nuk mund e nuk duhet të talleni me një nga sëmundjet që po merr cdo vit e më sumë jetë grash… Ti z. Ministër nuk duhet të kesh kurajon të dalësh e të flasësh pikërisht për atë që juve s’keni bërë asgjë.  Sot gratë që kanë bërë mamografitë nuk e dinë nëse janë të sëmura apo jo??? E kush e di…mbase ndonjë mundet të mos jetojë më në pritje të përgjigjes së rezultateve të mamografisë nga ana juaj.

  1. Çensura në trupën mjekësore: Gjykata Administrative shpalli pak ditë më parë të pavlefshme zgjedhjet për presidentin e urdhërit të Mjekëve të Shqipërisë. Ndërsa akt padia ishte pregatitur me shumë kujdes në zyrën e Ministrit, i cili kërkonte të emërontë në këtë detyrë një shoqe socialiste të tijën…Që Urdhëri të mos ketë zë, të mos mbrojë mjekët, port ë jetë tërësisht nën urdherat e tij…
  1. Pushimet kolektive në QSUT: Në kundërshtim të hapur me Kodin e Punës, paralajmërohen për pushime kolektive nga puna dhjetëra punonjës të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Fletëthirrjet e zgjidhjes së kontratave të punës pa asnjë motivacion janë firmosur nga Drejtoresha e QSUT dhe iu kanë mbërritur punonjësve të Repartit të Oksigjenimit, psikologëve dhe punonjësve socialë.

Por kam një pyetje kam për ministrin: si mundet kur jo më larg se para disa ditësh në QSUT humbi jetën një zonjë për shkak se nuk u pranua në urgjencën e QSUT për shkak të mungesës së stafit mjekësor, si mundet ju të dërgoni për një repart të tërë njoftimet për ndërprerjen e marrëdhënieve të punës??? Si mund të pushohen të gjithë oksigjenistët? Si mund të pushohen të gjithë psikologët dhe punonjësit socialë??

Hakmarrja jote e verbër është e pafre, dhe duhet dikush ta ndalë…

Të nderuar qytetarë;

Kjo nuk është më qeveria e shqiptarëve por e pushtetarëve, ligjet nuk janë më në të mirë të interesit publik, por të përfitimit të klaneve, sektorët publikë janë kthyer në burime të përfitimit privat. Një ringjallje e Shqipërisë dhe e shpresës së shqiptarëve është tanimë mision i mundur i opozitës, me një plan konkret veprimi reformash dhe rrëzimi të cdo skeme korrupsioni që ju keni ngritur. PD si forcë e lirisë dhe e besimit tek vlerat, do e ringrejë Shqipërinë dhe do e bëjë të jetueshme ëndrrën evropiane. Historia na mbështet ne, dhe disfatat tuaja janë frymëzim për fitoren tonë!!


Fjala në Kuvend e deputetes së Partisë Demokratike, Albana Vokshi, 22 tetor 2015