Së pari, unë e kuptoj pozicionin tuaj sepse ju nuk mund të dilni para atij që iku por ju nuk mund të lejoni që ky parlament të shkatërrohet me keq seç është tani. Kjo sepse e keni detyrim, zonja drejtuese e seancës, që pasi flet ai që e keni kryeministër të flasë një person i caktuar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Ne nuk jemi këtu që të dëgjojmë për 3 orë të tëra ligjëratën e Edvin Ramës, kur sot ka thithur më shumë viza se zakonisht, dhe i mbajti doza më gjatë. Duhet të bëj edhe një sqarim për mesazhet e shumta që vijnë për këtë sjellje të kryeministrit që ikën e vjen, zverdhet e skuqet. Jam interesuar edhe unë dhe të dashur qytetarët nuk është komplet faji i tij. Ne e kemi denoncuar dhe ministra të PS po ashtu, që ai që ne kemi kryeministër drogohet. Ai merr kokainë. Kjo është edhe arsyeja e kësaj sjellje sepse pa i dalë doza nuk pushon dot. Jam i detyruar të bëj këto deklarata jo shumë serioze për momentin për shkak të atij që foli para meje. Sigurisht do të flas edhe për atë që u intereson shqiptarëve më shumë. Tha këtu që na pëlqën pislliku, por besoj se do i jetë kujtuar diçka, meqë këtu është edhe Fideli. Para ca kohësh kur ishte në fazën e të qënit Hipi, sepse ka kaluar disa faza, vinte tek lokali i Fidelit ku mblidheshin gazetarët dhe pasi qelbte lokalin me erë të keqe iu mburej se kishte 6 muaj pa u larë. Dhe ky thotë sot se kemi marrëdhënie të këqia me pisllikun. Thashë që jam i detyruar ta banalizoj fillimin e kësaj fjale sepse më detyron ai që ishte para meje këtu.

Sigurisht jo se ky parlament meriton ndonjë respekt më të madh sepse këtu, ashtu siç është katandisur, do kemi kryeministra si ai e ca më keq akoma, por ne nuk mërzitemi edhe kur na fyen, qoftë edhe mua. Është mirë ta shohin shqiptarët. E pamë se si foli këtu për 3 orë duke u krehur kur Shqipëria vazhdon të digjet. Ky kryeministër problemin më të madh sheh se kush është më i bukuri në çift. Ky apo Koço. E kam fjalën për çiftin drejtues së Partisë Socialiste. E keni parë në mediat e tij sepse ato ia marrin vesh se car thuhet, se megjithë këto halle që ka Shqipëria, problem i këtij kryeministri është se kush është më i bukur, ai vetë apo Koço. Edhe për atë raportin me bukurinë që tha këtu, këtë problem ka ky zotëria. Por le të kthehemi tek pjesa serioze, jo se ishte serioz ky tek kjo pjesë sepse shqiptarët kanë nevojë të marrin vesh për gjërat që i shqetësojnë.

Përmendi raportin e Standard&Poors. Nuk do zgjatem tek ky raport sepse do bëhet publik por të paktën i ka thënë dy gjëra. Që kjo qeveria nuk ka realizuar të ardhurat dhe këtë e dinë të gjithë. Fakti është se gjatë këtij muaji që i morën shpirtin shqiptarëve me atë aksion, prap dolën 50 milionë euro minus. Dhe këtë e thonë këta. Pse?! Jo se nuk ua mbledhin ato qindarka shqiptarëve por se ato përfundojnë në xhepat e këtyre. Ai raport ka thënë edhe që qeveria ka rritur borxhin. Për çfarë e ka rritur?! Për investime?! Cfarë po ndërton?! Çerdhe, rrugë, kopshte?! Ato para ua shpërnda familjarëve të këtyre dhe jo me tendera por pa tendera fare. Ua kalon direkt nga OSHEE-ja në xhep. Nga ministria e Shëndetësisë në xhep të ministrit. Nga ministritë e tjera në xhep të ministrave. Shqiptarët janë aty dhe po vrasin veten nga mjerimi dhe po kalben burgjeve dhe më shumë se në kohën e Enver Hoxhës. Por Kryeministri ka hall kush është më i bukur, ai apo Koço. Nëse do kishte këto suksese që na foli këtu që përmend raportin, profesionistët nuk e kanë përmendur pikërisht sepse nuk ka suksese. As në letra që lexon ai sepse realitetin e dinë shumë mirë shqiptarët. Unë do përsërish disa nga ato që tha kryeministri që shqiptarët të dëgjojnë se çfarë u tha sot ky kryeministër atyre. Iu tha që është rritur punësimi në Shqipëri mbi 10 % dhe nëse nuk e ka dëgjuar, le ta dëgjojë këtë që u tha kryeministri. Në këtë Shqipëri punësimi është rritur me 10 % dhe se vendi ynë ka papunësinë më të vogël në rajon. Këtë iu tha kryeministri shqiptarëve jashtë kësaj salle. Tha tjetër që është rritur konsumi dhe se shqiptarët po konsumojnë më shumë dhe jetojnë më mirë. Po konsumi i kujt, i kanabisit apo kokainës sepse shqiptarët nuk po marrin dot ushqime as me listë pas aksioneve të kësaj qeverie. Nuk u japin as me listë fukarenjve dyqanxhinjtë sepse duhet tu tregojnë faturën bandës së tatimeve që u shkojnë aty. Kryeministri, po, konsumon më shumë. Ka bërë gati edhe ekspozitën e radhës në kontinent tjetër dhe sigurisht që është më i bukur se Koço.

Na tha që jemi të shkëputur nga realiteti që është ai që lexoi ai këtu. Sigurisht që ne jemi të shkëputur sepse jetojmë përditë me shqiptarët dhe i prekim përditët hallet e tyre por realiteti qenka ky që tha kryeministri q ëne jetojmë mirë dhe jemi në parajsë. Madje edhe ata shqiptarë që ikin nuk janë shqiptarë por janë grekë. Qeveria gjermane ka inat me kryeministrin tonë dhe i regjistron për shqiptarë. Ata janë grekë që poi kin nga ferri grek dhe habitem pse nuk vijnë në Shqipëria ata. Kaq mirë sa jemi ne ata më mirë le të vijnë këtu. Ne jemi parajse ne ketu dhe këtë u thotë kryeministri shqiptarëve dhe realitetin ne nuk e njohim. Por serish Rama është më i bukur se Koço.

Sa për realitetin, më qëlloi që këto ditë të lëviz ne veri të Shqipërisë në disa zona që është pak të thuash që njerëzit jetojnë në mjerim. Duke filluar nga Kamza e Paskuqani e deri në Malësi të Madhe e Pukë, është një tmerr. Pak kohë kisha që nuk kisha lëvizur andej po gjendja është bërë 10 herë më katastrofike. Kryeministri iku sepse desha ti transmetoj shumë fjalë nga njerëzit që takoj andej. Me gjithë dëshirën e madhe po e ruaj etikën dhe nuk do u them ato fjalë që më kërkuan tia transmetoj kryeministrit lider botëror. Sepse populli i këtij është shumë i lumtur. Por është një merim i papërshkrueshëm dhe familje të tëra që janë zhdukur nga veriu i Shqipërisë. Fshatra të tëra nuk egzistojnë më sepse banorët e tyre janë larguar nga parajsa e Ramës. Njerëzit po shkojnë drejt rrënimit total por fjalët e tyre nuk janë vetëm dëshpërim dhe zgënjim pork a edhe revoltë dhe krismën ky zotëria do e dëgjojë shpejt. Njerëzit po shpërthejnë dhe ky zotëria do e shohë parajsën shumë shpejt.

Mund të vijë të thotë këtu se ata të revoltuarit kushedi nga i ka sjellë Sali Berisha se shqiptarët e vërtetë që njeh kryeministri jetojnë në parajsë. Ky me Berishën e ka sepse aty i dhemb akoma. Shqiptarët nuk sigurojnë dot bukën për fëmijët e tyre, por këta kërkojnë tju marrin dhe shpirtin. Ju kanë marrë qindarkat e fundit dhe vazhdojnë tjua marrin. Nga njëra anë bandat e OSHE, bandat e tatimeve sulen tju marrin edhe shpirtin. Po ju marrin cdo gjë. Po pse?! Sepse që ti ndajnë këta me njëri-tjetrin. Nuk janë firmat tona thonë, janë të familjarëve, po kë do bëjnë budallenj?! Ju marrin shpirtin shqiptarëve që të ndajnë milionat me njëri tjetrin. Fillon nga ministri i parë deri tek ministri i fundit që kanë ikur të gjithë sigurisht pas shefit, pas grykës së hinkës. Sepse ne vërtetë letrat që kemi kanë nga një emër ministri mbrapa, por kjo qeveri është si hinkë dhe gryka e hinkës është kryeministri. Gjithë ato para që vidhen tek ajo hinka shkojnë, te  kryeministri. Se jo më kot doli tre orë ti mbronte këtu. E mbani mend që ka thënë se skandali më i parë që del nga ministrat do të largohet nga qeveria?! Skandalet po i dalin çdo orë me fakte me dokumenta. Përmendi CEZ dhe sigurisht do të vazhdojë të përmendë CEZ. Ia tha kolegu im pak më parë, ka një mënyrë, të hetohet afera nga fillimi deri në fund, por cfarë thotë kryeministri?! Jo thotë, nuk ka nevojë për hetim ndërkombëtar dhe ta hetojnë institucionet shqiptare.  Dakord  por kur këto institucionet e larta shqiptarë si KLSH, thotë që ministri i kësaj qeverie, me një firmë që ka vënë ju ka fshirë shqiptarëve 500 milion euro. Për kryeministrin ky institucion është armik. Institucion shqiptar është pra, por në këtë rast për kryeministrin ky është i degjeneruar, sic është dhe drejtësia e degjeneruar për kryeministrin. Pra në këto raste, sovraniteti thotë Rama.  Ne jemi vend sovran ,kemi institucionet tona, por Kontrolli i lartë i Shtetit është institucioni ynë , a jemi vend sovran?! Ja pra nuk i intereson, nuk i leverdis në këtë rast  të jemi vend sovran. Edhe ajo drejtësia e degjeneruar për kryeministrin është e tillë kur i leverdis kryeministrit, por në të kundërtën jemivend sovran, na duhet ajo drejtësi. Le ta hetojnë dhe do të hetohet.

Jua kam thënë edhe herën tjetër. Duan apo s’duan, kjo cështje e ka marrë rrugën. Rrinë e bëjnë intriga me njëri tjetrin dhe duan ta gjejnë kush jua nxori nga jua futi. Tha një gjë tëvërtetë kryeministri dhe kolegu im, që ne si opozitë nuk po bëjmë disa gjëra që duhet të bëjmë sepse edhe nuk e kemi mundësinë për disa gjëra.  Ca dokumenta, në fakt që na kanë filluar të na vijnë kohët e fundit, edhe nuk i kemi patur në dorë sepse letrat  e avokatit të qeverisë për CEZ  nuk mund ti kishim si opozitë por kanë filluar të na i sjellin. Ato dhe të tjerat që do ti paraqesim  kolegët e mi sot. Besoj që kaq i kupton kryeministri se i shkon fjala dhe aty ku është aq i gjatë. Besoj se ai po e sheh se cfarë po ndodh edhe në rajon, cfarë ndodh në Maqedoni, Mal të zi, atë që Kerry e quajti oligarki dhe që duhet qërrohet nga Ballkani. Kaq e kupton ky kryeministër prandaj ka shtuar dozat para se të hyjë në parlament. Prandaj le të dalë këtu nga tri orë, nga 13 orë e ti thotë shqiptarëve cfarë të dojë. I ka ikur situata nga duart. Edhe kjo që u përmend këtu se fakti që s’ka gjysmën e qeverisë  dhe asnjë deputet aleatë të tij, e di ai që ka një domethënie. Por për ne pak rëndësi ka kjo.

Për ne pak rëndësi ka ajo që shqiptarët  vuajnë cdo ditë që ka arritur aty  ku nuk mban më. Nuk mundën më këtë na e thonë ne por shumë shpejt do tia thonë dhe këtij kryeministri. Po ia kalojnë sirianëve në Gjermani, shqiptarët.  Janë kthyer edhe njëherë, jo për  faj të tyre, e përsëris, jo për faj të tyre. Por prapë kryeministri ynë është më i bukur se Koco. Shqiptarët po kalbën në mjerim po ne kemi kryeministër më të bukur se Kocon. Mungojnë 50 milion në arkën e qeverisë. Megjithëse po ju merret shpirti biznesve. Pak minuta më parë më erdhi një mesazh që më thotë për një banesë të shkatëruar para pak muajsh në ish ambasadën turke ku banonte një familje e thjeshtë tiranase dhe sot kanë vajtur i kanë marrë edhe dyqanin e vogël. Kam shtatë fëmijë thotë për të rritur. Ia kanë marrë, ia kanë  grabitur bandat e tatimeve. Po prapë ne kemi kryeministrin më të bukur se Koco Kokëdhima.

Ministrat janë pothuajse të gjithë nën akuzë. Të gjithë për korrupsion. Të gjithë nxjerin fakte, jo vetëm opozita. Ngado vijnë fakte për korrupsion e kësaj qeverie. Megjithatë këta vazhdojnë të jenë krenarë. Rama vazhdon të jetë krenar për ministrat e tij sepse ne jetojmë mirë jetojme në parajsë. Ju thashë që isha në veri. Kishte ca që jetonin mirë, quheshin kanabistë. Dhe ishin cuditërish socialistë, i njihnin aty, i dinin me emra. Njëri u kap para pak ditësh në Durrës se e kapën në tufë, jo se donin ta kapnin. Ishte këshilltar i PS në Malësinë e Madhe dhe tjetri doli sot qenka administrator po i PS në Miriditë . Por a e dini pse e kanë kapur atë ?! Jo sepse këta ndjekin krimin, sikurse thotë që ne luftojmë krimin, por sepse ai ka bërë gabimin që ka sharë Ramën në një moment dhe e kanë kapur.  Sepse socialistët kanabistët nuk i prek kush. Janë fakte që dalin për ditë . Ne kemi ministrin, skemi pse të merremi me këshilltarë e administratorë. Apo jetojnë mirë dhe qeveria jeton mirë ndërsa shqiptarët…

Thanë që atje lart që kërkonin Ramën për vizitë dhe bën që të shkojë. Ju thashë realiteti që ne e prekim cdo ditë është ky që po them këtu. E di apo nuk e di Rama, kjo pak rëndësi ka. Kam përshtypjen se e di pavarësisht se nuk e pëlqen por është një realitet që do të shpërthejë dhe do të shpërthejë shpejt dhe nuk besoj se kjo qeveri do të ikë se Rama nuk shkon me Metën, kjo është cështje e tyre. Rregullohen e prishen si tu dalë pazari i radhës. Ramës i duhet ta marrë vrapin shpejt. Dhe në fund fare me qënë se kishte merak për bastet që veja unë, kjo është një cështje që dihet. Por bastin e fundit që vura e humba. E vura për Shqipërinë kundër Serbisë. Humba. Shpresoja dhe besoja qe do të fitonte si shumë shqiptarë të tjerë që ky zotëria i la rrugëve ose i futi në burg. Jam i bindur që ky ka fituar nga ai bast se i shkoi dhe ne dhomat e zhveshjes të lojtarëve serbë dhe te dhomat e zhveshjes lojtarët rrinë edhe lakuriq. Dhe ky i tregoi se është më i bukur se Koco.


Fjala në Kuvend e kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, 22 Tetor 2015