Asnjë përgjigje nga ministri Beqja për një nga aferat e tij më të bujshme, gjë që e ka bërë kampion të korrupsionit. Kompania e themeluar prej tij, qysh se Ilir Beqa mori pushtet, ka fituar 28 tendera në 22 muaj.
11 milionë euro shpejt e shpejt nga paratë e taksapaguesve shqiptarë.
I vetmi reagim i këtij kampioni të korrupsionit, ishte se këto fitime qenkan normale për kompaninë, dhe se firma e themeluar prej tij paska fituar shumë në kohën e qeverisë së mëparshme.
Genjeshtër.
Ja ku kemi këtu dokumenta e të dhëna, që dëshmojnë se kompania e Beqës skualifikohej për mungesë të theksuar dokumentacioni e mosplotësim kriteresh.
Por gjërat ndryshuan sapo Beqa u bë ministër. Kompania e tij u rrit, u zmadhua u pesëfishua.
Intech + në 22 muaj ka fituar 28 tendera pa zhvilluar asnjë proces apo garë, por me urdhër dhe porosi, me kritere të bëra enksa për të. Prej mëse dy vitesh kur rilindi Beqa, rilindi edhe biznesi i tij, duke e rritur fitimin me 1 miliardë lekë pra kemi 5-fishim të fitimit neto të deklaruar. Ja grafiku i të ardhurave dhe shpenzimeve të deklaruara nga kjo kompani, ju mund ti ndiqni në ekran.
Transfertat e Thesarit të cilat jane te vetmet qe kane mbetur online sepse cdo gjë tjetër për kompaninë përpara vitit 2013 në QKR është fshirë, tregojne se te ardhurat për këtë kompani nga buxheti i shtetit kane filluar pikerisht mbasi Beqaj u be Minister. Ju mund ta shihni këtë në dokumentat në ekran.
Rezulton dukshëm, e zezë mbi të bardhë në këto dokumenta, rritja e fondeve për kompaninë e ministrit nga viti 2014 me 3,5 milionë dollarë dhe në 8 muajt e parë të këtij viti, me 7 milionë dollarë.
Pra, fitimet e kompanisë që ka themeluar Beqja rriten në mënyrë marramendëse, sapo ai emërohet ministër shëndetësie.
Kjo është skema e vjedhjes, e zhvatjes e pasurimit me fondet publike, skemë e ndërtuar nga Edi Rama dhe ministrat e tij.
Një korrupsion skandaloz që e vë Beqën në krye të skuadrës së abuzuesve, por që duhet të vërë në lëvizje prokurorinë.
Kjo makutëri, kjo seri vjedhjesh po ndodh çdo ditë, teksa qytetarëve u merret shpirti, u merret dhe qindarka e fundit, teksa burgosen për një kupon ata që mezi sigurojnë ushqimin për fëmijet e tyre.
Deklarata për mediat e deputetes Arbiola Halimi, 19 Tetor 2015