Më lejoni t’ju shpreh mirëseardhjen në këtë seancë, kushtuar të Drejtave të Fëmijëve, në prag të 20 Nëntorit- ditës së Deklaratës dhe Konventës së të Drejtave të Fëmijëve, të miratuara nga Kombet e Bashkuara respektivisht në vitet 1959-1989.  Shqipëria e ratifikoi këtë dokument 10 vjet më vonë në vitin 1999.

Këto dy dokumenta të rëndësishëm detyrojnë qeveritë e shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara t’i sigurojnë fëmijës mbrojtje dhe kujdesin e nevojshëm për mirëqënien e tij, duke pasur parasysh edhe të drejtat dhe detyrat e prindërve, apo të kujdestrëve të tyre ligjore .

Duke vlerësuar angazhimin personal të Kryetarit të Kuvendit dhe të shumë kolegëve dhe kolegeve deputetë për të lobuar për avancimin e të Drejtave të Fëmijevë si grupi i parlamentarëve “ Miq të fëmijëve”, doja të ndalesha te një realitet i trishtë, i raportuar pak ditë më parë edhe nga aktivistët e te Drejtave të Fëmijëve( kërkesa referohet nga Koalicioni për Arsimimin e Fëmijëve). Në statistikat e tyre të marra në terren, raportohet se:

– mbi 100.000 mijë fëmijë në Shqipëri jetojnë në kushte të varfërisë ekstreme;

– Raporte tronditëse vijnë sërish nga shkollat;

– mbi 40 % e fëmijëve, të cilët ndjekin arsimin parauniversitar janë të uritur, të paveshur dhe në kushte të diskriminimit social.

– Kërkesa për të siguruar një vakt ushqimi falas në shkollë për fëmijët e varfër dhe Rishikimi I ndihmës ekonomike për cdo familje është parë si zgjidhje urgjente nga aktivistët e të drejtave të fëmijëve.

– ndërkohë qe Organizatat ndërkombëtare vënë alarmin për numrin në rritje të fëmijëve të rrugës që tashmë ka shkuar mbi 50 mijë.

Pra, qindra mijëra fëmijë janë të uritur dhe nuk është e lehtë për asnjërin prej nesh të qëndrojmë mbi letra dhe dokumenta burokratikë, ndërsa familjet e mijëra fëmijëve shqiptarë, sot në Shqipëri janë pa bukë, ujë dhe drita !

Aktivistët thërrasin për aksionin e politikës në terren, por nga neglizhenca dhe korrupsioni shtëtror sot kemi  100.000 fëmijë të uritur.

Sot është momenti ti bëjmë pyetje vetes: a kemi bërë sa duhet ne deputetët për këta fëmijë? A ka bërë shoqëria civile aq sa duhet? Ligjet që kemi kaluar në Parlament a kanë ndikuar në përmirësimin e jetesës së tyre? Fakti që shifrat ulërasin të çon në atë që nuk kemi bërë sa duhet!!! Si shtet e shoqëri I kemi një borxh të madh fëmijëvë që janë e ardhmja e shoqërisë shqiptare.

E rëndësishme është të shohim realitetin, ta njohim e ta pranojmë atë e të reagojmë.

Fëmijët nuk i  njohin politikat, por ata janë të parët që ndjejnë dhe vuajnë pasojat e zbatimit apo keqzbatimit të tyre.

Fëmijët nuk i kuptojnë politikat, por shtetet ku lindin duhet t’ju sigurojnë të drejtën për një nivel jetese të mjaftueshëm për zhvillimin e tyre fizik, mendor, shpirtëror, moral dhe shoqëror.

Shtetet, ku lindin i sigurojnë fëmijës të drejtën për shërbimin shëndetësor, trajtimin e sëmundjes dhe riaftësimin e shëndetit, por sot buxheti social dhe shëndetësor është shkurtuar ndjeshëm nga Qeveria, dhe nga abuzimi I fondeve ka e bërë të pamundur kujdesin për qindra mijëra fëmijë në nevojë. vidhet për fondin politik…

Fëmijët nuk arrijnë të kuptojnë se pse për politikë, prindërit e tyre humbasin punën dhe ata ëndrrat e fëmijërisë.

Fëmijët romë nuk arrijnë të kuptojnë pse nuk zbatohet në Shqipëri Dekada e Romëve? Pse ata gjithnjë injorohen, lihen ne harresë, përvec situatave mjerane kur keqpërdoren politikisht?? Fëmijët nuk e kuptojnë pse familjet e tyre shteti I shpërngul pa asnjë masë paraprake duke I lënë në mëshirë të fatit?? Cfarë do bëhet me këta fëmijë?? A do e ngremë zërin në deputetet, a do e ngrejë zërin‎ Shoqëria Civile në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve të çdo fëmije, të çdo familje pa asnjë dallim politik??

Po me Fëmijët e familjeve azilante që po I kthejnë në Shqipëri ‎çfarë po ndodh? Kush po mendon për ta kur ende Qeveria nuk ka asnjë strategji të reintegrimi të tyre?? Ky duhet të jetë prioritet I punës së këtij grupi, duke pasur parasysh që prinderit e tyre shitën gjithshka kishin, e ikën për të mos u kthyer më??

Fëmijët vuajnë, qajnë për të sharat dhe dhunën fizike që ushtrohet shpesh mbi ta nga shoqëria, edukatorët, mësuesit e ndonjëherë për fat të keq edhe nga prindërit e tyre.

Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm që dhunën në familje nuk e eleminojmë dot potësisht, por me politikat, punën, lidhet dhe vendosmërinë tonë mund ta minimizojmë atë. Ndaj një hap tjetër për tu ndërmarrë është ringritja dhe funksionimi I mekanizmave të mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve në nivel Qarku dhe Bashkie (që pas zgjedhjeve lokale nuk funksionon në asnjë Bashki) si dhe mekanizmi I mbrojtjes se grave nga dhuna në familje.

Fëmijët nuk e kuptojnë, pse plan veprimet për të drejtat e tyre përcaktohën në zyra dhe aty, ku ata jetojnë dhe ndërtojnë endrrat e jetës, të gjithë ne mungojmë… !

Fëmijët nuk e kuptojnë pse “disa burokratë të rritur” paguhen për t’i lënë ata dhe familjet  e tyre të varfëra, dhe as ne, në këtë sallë nuk ia kemi dalë ta bëjmë Shtetin, Parlamentin, Shoqërinë Civile dhe Median, shtëpinë e të Drejtave të Fëmijëve.

Nelson Mandela do të thoshte : There can be no keener revelation of a society’s soul than the ëay in ëhich it treats its children” !

Ndaj ky takim I parë më jep shpresën që ne duhet e do bëjmë më shumë për fëmijët tanë. Ndaj ju ftoj të gjithëve ju që jeni sot në këtë sallë, por edhe ata që nuk kanë mundur të vijnë, që t’i bashkangjiten nismës së këtij grupi, e lë të bëhemi të gjithë së bashku, pa dallime politike, atë cka ne mundemi për ta!!

Çështje si kjo e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve janë çështje që duhet të tejkalojnë cdo axhendë politike, dhe nuk duhet kurrësesi të kqepërdoren pëe kapital politik.

Ndaj të gjithë në këtë pikë duhet të flasim me një zë, të kemi një strategji të përbashkët, të kemi një plan të vetëm pune dhe një objektiv të përbashkët për të cilin të gjithë si shoqëri, duhet të punojmë: mirëqenien dhe lumturinë e fëmijëve tanë, realizimin e ëndërrave të tyre.

Arritja e këtij objektivi nuk është i lehtë, por jo i pamundur!!

Ju faleminderit


Fjala e kryetares së Komisionit të Cështjeve sociale, Albana Vokshi në  grupin parlamentar “Miq të Fëmijëve”, në Kuvendin e Shqipërisë, 4 Nentor 2015