Në 2012, Kryeministri i sotëm, asokohe kryetar i opozitës në marrjen e progress raportit ka thënë: citoj, “hapja e negociatave c’ka është në fakt procesi i konkretizimit të dhënies së statusit të vendit kandidat është absolutisht e varur nga cilësia e zgjedhjeve”.

Jam absolutisht dakord me këtë deklaratë.

Zgjedhjet  ku vota blihet, filmohet, ku adminstrata kërcënohet, ku kandidojnë njerëz me precedentë kriminale aq sa për herë të parë prej 2003 ne raport të OSBE ODHIR thuhet: frika për të votuar i pengoi njerëzit të hedhin votën. Këto janë shkak për të cilin rri varur pasoja e mos hapjes së negociatave me Shqiperinë.

Nuk besoj se Kryeministri ka ndryshuar mendim prej 2012. Po e citoj “jemi besimplotë se në vjeshtë ne do t’i japim Komisionit në dorë gjithçka të plotësuar, lidhur me të pestë prioritetet, nëse i referohemi detyrave të shkruara. Për këtë, unë i kërkova Komisionerit, që procesi të jetë i qëndrueshëm dhe i parashikueshëm dhe të mos kemi shtesa kati rrugës, por brenda kornizës të përcaktuar bashkërisht, Shqipëria të japë rezultate një më një, sipas detyrave të përcaktuara”. Citova kryeministrin me deklaratën  e tij gjatë konferencës për shtyp me Komisionerin Hahn në Mars të këtij viti.

“Shqipëria shumë shpejt do të hapë negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Ky është qëllimi që i ka vënë vetes Ministria e Integrimit, qëllim që është shprehur nga ministrja Klajda Gjosha, në analizën e 300 ditëve qeverisje. Citoj “Arritja për marrjen e statusit nuk i takon vetëm ministrisë, por të gjithë shqiptarëve. Shumë shpejt do hapim negociatat. Të gjithë së bashku do bëjmë hapjen e negociatave.” 24 korrik 2014.

“Kemi plotesuar 90 % te planit te veprimit”, thënë nga ministrja Klajda Gjosha më 21 Korrik 2015. Dmth me 10 % qe duhet te ishte realizuar pas letres qe kryeministri i çonte administratës ku i bente thirrje te shkundej, ne sot duhet te ishim te gezuar.

Po ndalem këtu se nuk më duket se ka ndonjëri ndonjë ndjesi kërshërore për të dëgjuar deklarata të këtij lloji.

Por sigurisht që Shqipërisë nuk kishte asnjë shans t’i hapeshin negociatat këtë vit.  Sigurisht nuk ka propozim për çelje negociatash pasi asnjë nga 5 prioritetet nuk është përmbushur për ta mundësuar këtë.

Pse BE nuk ka vendosur të negociojë me Shqipërinë? Se nuk ka ç’të negociojë dot me një skuadër që me gjuhën e frymën e progresraportit flet vetëm në deklarata të shpëlara. Kaq thjeshtë.

A na duhet raporti për të skanuar edhe njëherë stadin në të cilin ndodhet Shqipëria?

A na duhet gjuha e ujdisur edhe deshirë mirë e atyre që na vezhgojnë për të na bindur së shtetndërtimi dhe europianizmi janë ende procese ligjore dhe jo konkrete në këtë vend tonin?

Jo. Nuk kishim pse prisnim publikimin (e vonuar këtë vit) të raportit për të mësuar që reforma në drejtësi është në një fazë të hershme, as për të na dhënë pasqyrën se;

-që nga shtatori 2014, parlamenti ka hedhur poshtë të shtatë nominimet e presidentit për Gjykatën e Lartë dhe vendet e lira në fjalë janë ende për t’u plotësuar; numri i dënimeve të formës së prerë që cojnë në mënyrë efektive në shpërbërjen e organizatave kriminale mbetet i papërfillshëm në krahasim me vlerën e vlerësuar të tregut kriminal rajonal dhe të brendshëm;

Shqipëria duhet të krijojë një histori të hetimeve proaktive, ndjekjeve penale dhe dënimeve për rastet e krimit të organizuar, duke përfshirë pastrimin e parave, dhe shpërbërjen e rrjeteve kriminale në mënyrë efektive.

Ndikimi politik mbi organet e zbatimit të ligjit dhe gjyqësorit është një çështje shqetësuese apo se korrupsioni mbetet akoma korrupsion dhe ky  është gjeresisht i perhapur.

Apo se Kapitulli 24 trajton gjithashtu edhe cështjen e vizave dhe azilit. Vlerësohet se emigracioni i parregullt  është rritur në mënyrë të konsiderueshme që nga viti 2013, kur kjo qeveri ka ardhur në pushtet dhe ka arritur kulme të reja gjatë vitit 2014 dhe 2015. Numri i aplikimeve nga qytetarët shqipatrë është rritur me 51% nga viti 2013 në vitin 2014, duke arritur totalin e 16,795 personave. Nga janari në gusht 2015, vendet e schengenit raportojnë 45,000 aplikime nga qytetarët shqiptarë. Rritja e numrit të azilkërkuesve dhe sidomos krijimi i kushteve për të rikthyerit kanë qenë tema të ngritura jo pak herë nga unë në këtë sallë, duke i kërkuar qeverisë hartimin e strategjive dhe planeve emergjente për të adresuar këtë situatë.

Na duhet progresraporti per te na bindur se administrate publike eshte njera nga tortat qe jo ndahet por po shqyhet nje cope njeri nje cope tjetri dhe sot 9000 jane te larguar nga puna por dhe qindra te tjere nuk kthehen dot edhe pse kane nje vendim gjykate?

Na duhet qe progresraporti te n a thoshte se shkalla e papunesise eshte 17, 2 % dhe numri me i larte i te papuneve gjendet tek te rinjte? Apo se niveli i larte i  borxhi public eshte rrezik per stabilitetin e vendit?

Te nderuar kolege

Une e di si shkruhet, pergatitet, sterhollohet dhe paraqitet nje progress raport. Jam e bindur dhe mbase e ndergjegjshme se pse kam 10 vjet qe merrem me kete pune, se ky dokument ka vlere per kedo investitor, politikan qe i referohet Shqiperise. Per kete sado me vonese u publikua ky raport per gjetjet dhe sugjerimet qofte edhe per nervat,te gjithe i detyrohemi me nje faleminderit Komisionit Europian.

Dhe nje politikan me dy pare mend ne koke, e kupton se sa do te rendesishem te duam ne ta shpallim punen tone apo sado te ashper te jemi per te degjeneruar punen e paraardhesit, Shqiperia nuk eshte nje vend qe mban shume. Ka mekanizma qe keputen lehte, sepse politika i ka kthyer te tille.

Por ajo cfare ky raport nuk e na sjell dot te printuar eshte ajo qe ndodh realisht ne Shqipëri.

Raporti i BE nuk ben analize se pse 200 mijë shqiptare kane aplikuar brenda nje viti per te shkuar ne Amerike, se pse 100 mije te tjere kane ikur neper Europe, nuk thote dot raporti edhe Brenda prioritetit te drejtave te njeriut, se c drame jetojne dhe sa jane te miturit qe jane larguar ne azil. 712 lexova dje vetem nga Durrësi.  Kam qe nga marsi qe perseris dhe kerkoj te dhena e cfare jane e si jane e sa femije jane ata qe kane ikur kete vit. Skam degjuar asnje fjale asnje mase a duan libra kur te vijne, aa kane mbyllur ndonje dyqan prinderit dhe rrezikojne gjobe se nuk jane regjistruar, a keni menduar t’i ndihmoni a t imbeshtesni me shume zonat e prekura me kete buxhet te ri.

Nuk rrefen dot as tek prioriteti per te drejtat e njeriu se cdo te thote 38 mije qytetarë kane pare dyert e komisaritit per nje vit. Nuk thote dot si ka mundesi qe per nje 11 mije te arrestuar, gjykata apo prokuroria liron 5 mije sepse e quan te paligjshem arrestimin.

Nuk thote dot ky raport se pse po behet viti dhe procesi i dekriminalizimit apo i faktorizimit politok të ketij parlamenti per mire, nuk po mbyllet.

Nuk thote ky raport se si ka mundësi që paraqiten kandidatë me cv kriminale nga maxhoranca ne zgjedhjet lokale dhe fitojne?

Nuk thote dot se pse cifti i palumtur qe na qeveris, rri bashke si ai cifti qe fle me shpate ne mes njeri-tjetrit.

Nuk thote dot ky raport sa eshte niveli i mosbesimit tek politika ne Shqiperi?

As se cilet jane jo politikanet me te mire por politikanet me te korruptuar ?

Sepse keto nuk ajne ngjyra te raporteve nderkombetare.

Jane hallet tona.

Qeveria ka ne dore rezultatet. Opozita voten dhe fjalen por dhe te ndertoje shpresen. Ate qe e ben qyetetrain dy here te medohet para se te marre arratine.

Dhe ky raport kete gjetje s’na e jep dot. Ose s’ben dot askush ate qe duhet te bejme ne.

Meqë po diskurojmë për të drejtat e njeriut më lejoni të ndalem pak tek debate i fundit mbi propozimin e qeverisë për shpifjen. Askush nuk do të dëgjojë për veten 1 mijë të zeza kur ato janë të pavërteta. Por ky propozimi i ri për të kriminalizuar shpifjen, është për të ardhur shumë rëndë. Është në kundërshtim me çdo akt dhe të drejtë madje me çdo proces ligjor dhe kushtetues, apo të procesit integrues. Dikush më çoi që në aktin e të drejtave të njeriut të vitit 1698 që është baza në të cilin është ngritur i gjithë legjislacioni i Europës thuhet, po e citoj në anglisht: The freedom of speech and debates or proceedings in Parliament should not to be impeached or questioned in any court or place out of Parliament.


Fjala në Kuvend e deputetes së PD, Majlinda Bregu, 12 Nëntor 2015