Më ka ngelur një zakon mbase që kur pergatitesha për leksion me studentët, që të lexoj nëse ka ndonjë gjë të re, përveç atyre që dihen rreth një çeshtje, para se të flas.

Të njëjtën gjë bëra dhe sot në mëngjes teksa po mendoja se çfarë nuk kanë dëgjuar njerëzit këtë vit për dekrimininalizimin e politikës.

Mirëpo po të shkruash “dekriminalizim” në google, dalin një liste e gjate procesesh dekriminalizuese:

Dekriminalizim prostitucioni;

Dekriminalizim drogash;

Dekriminalizim homoseksualiteti;

Dekriminalizim i atyre qe ushtrojne dhune ne familje;

Dekriminalizim i veprave penale qe kryehen nga minorenet;

Dekriminalizim per vdekjen e asistuar eutanasine;

E keshtu me radhe.

Po te isha duke pergatitur leksion, te gjitha bashke ose tek e tek do te me benin pune meqe flitet per fenomene sociale.

Por nen “dekriminalizim parlamenti”  dilnin vetem lajmet nga Shqiperia. Asgje tjeter.

Edhe pse me ndonje nga ato dekriminalizimet me siper, ngjajme,rrezikojme te kemi pasuruar permes eksperiences tone ne kete parlament, fjalorin larush te politikes ne nivel global.

Para nje viti, fiks keto kohe opozita pergatiti nje platforme ceshtjesh me 5 pika te cilat do te ishin baza per te vendosur nje marredhenie me maxhorancen e cila do t i jepte fund bojkotit parlamentar, i cili ne fakt nisi po prej kriminalizimit te parlamentit.

Me 3 dhjetor po vjet ne Bruksel Knut Flekenstein dhe Eduart Kukan me pyesnin: cila eshte ceshtja me e rendesishme per ju nga keto 5 pika.

Largimi i personave me precedente kriminale nga parlamenti,- i thashe. Po te vazhdoje me kete model, ku paraja e piset, droga e krimi organizuar te kene perfaqesuesiit e tyre ne parlament, ne te tjeret se kemi te gjate.

Te dy bashke u angazhuan prej asaj dite per t’u marre ne emer te grupeve te tyre politike me kete ceshtje madhore e cila nuk besoj se e kishte rritur temperaturen ne parlament europian vetem se opozita shqiptare kishte bojkotuar parlamentin, por sepse informacioni i te gjithe atyre qe jane partnere te Shqiperise ne procesin e saj europianizues kishte filluar te kthjellohej.

Vazhdimin e dini te gjithe. Te dy europarlamentaret mberriten ne Tirane per te folur nga afer me kryetaret e partive dhe per ta na bindur te merrnim nje angazhim jo vetem ndaj njeri tjetrit, por dhe ndaj parlamentit europian se do te punonim sebashku ne menyre konsensuale me ndihmen e BE per ceshtjen e individeve me rekorde kriminale.

Keshtu per Krishtlindje vjet u beme me rezolute dhe opozita nisi te jetesonte kauzen me te rendesishme te saj ate te pastrimit te politikes nga krimi.

Sot ja ku jemi gati te gjithe per te votuar jo per detyrimin e nje resolute.

Ato i kemi shkelur me kembe sa e sa here, por per nje ceshtje e cila  sjell nje qasje tjeter per menyren sesi ne i qasemi te vertetave tona, edhe kur kete nuk na e kerkojne nderkombetaret te paret.

Ka vite qe ne na jepen detyrime dhe na caktohen titujt e reformave qe duhet te kryejme. Kjo jo sepse politikanet qe marrin rroge si europarlamentare kane me merak Shqiperine se ne, as se zyrtaret e Komisionit Europian jane me te devotshem se ne per te kuptuar realitet tona.

Perkundrazi, pse jane me larg dhe kur merren me hallet tona jane krejt te ftohte,ne jemi pjese e dites se tyre te punes dhe jo e jetes se tyre, nuk hezitojne te kerkojne shpesh edhe plotesime detyrimesh qe ne na duken te bezdisshme.

Me se shumti gjate ketyre viteve kane qelluar ne shenje edhe pse jo rralle nuk na kane kuptuar se needhe kur nuk i respektojme detyrimet qe na vene, nuk e bejme se nuk marrim seriozisht ata, por se ne nuk marrim seriozisht pergjegjesine tone per kete vend. Misionin tone ne kete parlament. Ne nuk marrim seriozisht ata qe na kane sjelle per te na degjuar  ne “ mentareve” se si behen punet me mire, se sa keq jane e shohin vete perdite.

Dhe si dekriminalizimi as pergjegjshmeria politike nuk vjen se gjendet gjithkund si standart europian per tu plotesuar.

Dekriminalizmi nuk ishte ne menyne e detyrimeve qe pala europiane i caktoi Shqiperise keto dy vjet, por u kthy ne detyrimin tone kryesor sepse lindi sinevoje se brendshmi.

Nuk na tha ndonje nderkombetar ne shtator te 2013 se kjo maxhorance eshte maxhorance edhe me deputete me cv kriminale ne te.

Nuk i tha njeri as maxhorances se rilindur ne 2013 qe ne e dime  se jeni shume edhe sepse nje pjese e mandateve tuaja jane mandate te marra nen arme, nen kercenim, nen blerje vote.

Nuk interesohej njeri as se si ka mundesi qe zonat kryesore nga te cilat vinin deputete me rekorde kriminale, ishin zona me elektorat me shumice te djathte.’

Jo. Edhe per ne te opozites kur ju rrefenim miqve tane se c hall kishte parlamenti i sotem, jam e sigurt qe ju tingellonte si skenar kinemaje, i defryeshem sa per tu degjuar.

Kaloi ne heshtje gati edhe blerja e votave ne Korce, dy muaj pasi kishit ardhur ju ne pushtet. Ju kujtohet besoj fjalimi i fundit i Sokol Olldashit kur tha ketu ka vend ose per ne ose per kriminelet. Te dyja palet bashke nuk mund te rrijne.

U desh me shume se nje vit per te gjetur veshe per te degjuar ato qe po thuheshin ketu se pari.

Ndaj nese duam patjeter ta quajme fitore kete process, me shume se konsensusi politik qe na ben sot bashke per ta votuar, per mua fitorja e vertete eshte se ne i vume titullin vete hallit ta madh qe ka ky parlament.

Dhe kjo per mua  nuk eshte njolla e zeze e politikes tone qeprej dites se votimit do te behet e murrme dhe derisa te zbatohet do te na hiqet krejt.

Ka plot njolla te dukshme e te padukshme, skenare po aq te ndyre sa dekriminalizimi, marredhenie me pakte qe vetem politike s jane, peshen e turpit te se ciles nuk e ndjejne vetem ata qe pushtetin e kane njesoj jetik si ajrin.

Por dekriminalizimi nese do te perfundoje sic duhet i ka kthyer Shqiperise politiken.

Nuk kishin marre peng vetem parlamentin apo maxhorancen deputetet me te kaluar kriminale. As ata qe drejtojne bashki sot dhe do te preken nga ky ligj, skane marre peng bashkite e pushtetin local. As ata qe jane ne administrate s’kane marre peng adminstrimin e ketij vendi. Jo.

Por te gjithe bashke, se pari nga kryetaret e ketyre partive qe u investuan fort per ta lidhur krimin me politiken, kane marre peng politiken. Ose me sakte besimin te politika.

Ky dekriminalizimi ishte rasti tipik per te kuptuar

-se me hallin tend duhet te merresh vete,

-se nje maxhorance politike  mund te formesohet ne mungese te cdo parimi, por si cdo lidhje e krijuar vetem ne baze hesapi, ora e shkaterrimit i vjen  me shpejt edhe se ju vete e kishit menduar.

-se kjo saga me kriminele qe blejne pushtetin dhe pushteti duhet t’ ua shperbleje, po nuk mori fund me kurajo do te na vere perfund te gjitheve.

Sot ky ndergjegjesim sapo ka filluar te marre forme.

Dhe nuk ka reforme me te rendesishme ose te domosdoshme, para zbatimit te ketij ligji.

As reforma ne drejtesi , as lufta kunder korrupsionit, as kunder krimit te organizuar, as decentralizmi i pushtetit local, as forcimi i administrates publike, as dhe respektimi i te drejtave te njeriut ne burg, nuk do kishte asnje kuptim nese per kedo nga keto,doren ne salle ketu,do ta ngrinin edhe ata qe me doren tjeter nderkohe, vidhnin prona, fshihnin trafikantet e droges ne makine, blejne gjyqtaret, kercenojne koleget, qellojne me arme mes dites.

Kjo ishte kauze e jona.

Kur eshte e drejte pak rendesi ka nese e duan te gjithe njesoj.

Por prej sot nga barra e krimineleve me pushtet duhet te fillojme te clrohemi te gjithe.

Nese do ta cojme deri ne fund, eshte sigurisht me mire vone se kurre por do shpetojme te gjithe.

Nuk di nese do shpetoje edhe maxhorancen nga vetshkaterrimi qe nisi po diten qe fitoi edhe prej kriminalizimit.

Por nese nuk ju shpeton dot, beni gajret. Me keq se ç ‘i kene bere vetes duke u fryre me blerje votash e kercenime kriminelesh, nuk do t ju beje gje me.

Por, perseri, kjo nuk eshte pengmarrja e vetme qe na rri para sysh. Ky proces institucionalizon luften kunder nje kercenimi real ku permbajtja e politikes vec rrezikut te injorances, po mbushej me ego kriminale.

Nisi nga ne, por per t’i bere balle kohes nuk mjafton vetem zbatimi. Jo.

Duhet ndertuar modeli politik si vokacion per ndryshim, sic nisi.

Dekriminalizimi eshte vetem nje problem.

Pasoje e konsolidimit te te berit politike kryetaresh.

Kryetari dhe partia sigurisht qe e kane ne dore verifikimin e figurave politike qe promovojne.

Dhe sic ju vishen fitoret po aq dhe pergjegjesite duhet t i mbajne pa u tut.

Dhe ne fakt kot te themi se morfologjia e liderit te nje partie, eshte problem sistemi. Eshte se pari ceshtje personaliteti. Ka lider autoritare qe nuk pyesin askend dhe marrin vendime ne koke te tyre,ka dhe lider qe nuk marrin vendime hic.

Ndaj urime qe pranuam se ne nuk jemi jashte struktures se pengmarrjes ne kete shoqeri.

Vetem se sapo e kemi nisur.


Fjala në Kuvend e deputetetes së Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, 26 Nëntor 2015