Buxheti i vitit 2014, edhe pse u quajt nga qeveria si më i madhi në histori, ishte tamam nje piramidë me baze tre kendore qe u mbeshtet ne tri shtylla: ne bllokim të punësimit, ne mosmbështetje të përformancës ekonomike dhe në borxhe. borxhi qe parashikonte te merrte qeveria ishte 1,5 miljard dollare ose sa ¼ e borxhit publik qe ka ekonomia e vendit aktualisht. ky buxhet thjesht dëmtoi rëndë perspektivën e zhvillimit ekonomik të vendit, lezionoi në mënyrë ekstreme kohezionin aq të domosdoshëm shoqëror për të përballuar situata ekonomike si ajo në të cilën ndodhej ekonomia shqiptare dhe krijoi një perspektivë të zymtë, në mos më keq, i dha goditjen fatale ekonomisë sonë, për ta zhytur në honet e recesionit dhe të krizës si shumë ekonomi të tjera. Në fakt ky ishte një akt i pritshëm, pasi prej kohësh qeveritarët aktualë kanë ndërmarrë një fushatë agresive për të denigruar ekonominë e vendit, për të shuar çdo perspektivë që ende qytetarët shqiptarë shihnin tek e nesërmja e tyre, te neserme qe tashme ua vrau qeveria, ndaj dhe shqiptaret moren rruget e europes masivisht, si 20 vite me pare, kur dolen nga diktatura, por me nje ndryshim thelbesor_ atehere iknin me shpresen per tu kthyer nje dite, ndersa sot ikin nga syte kembet per mos u kthyer me kurre.
Rritja me 13% e borxhit publik, nën pretekstin e borxheve të lëna nga qeveria e mëparshme, të cilat sikurse faktohen në atë që janë futur në këtë buxhet nuk zënë më shumë se 2%, dëshmoi qëllimin e kësaj qeverie që t’i krijojë “komoditet” vetes për të qeverisur pa program, pa angazhim dhe pa vizion, qellim te cilit ia doli me se miri ta arrije. fundi i taksave proporcionale është fillimi i një regresioni për ekonominë dhe për qytetarët.
Paketa fiskale e taksimit progresiv goditi rëndë perspektivën e ekonomisë shqiptare dhe mjafton të lexoni fabulën e qeverise për buxhetin, ku rriti prodhimin e përgjithshëm të vendit me 400 milionë dollarë dhe nga ana tjetër, futi në buxhet 420 milionë dollarë të ardhura shtesë. Qe do të thotë se ekonomisë dhe konsumatorëve nuk u mbeti asgjë, as që të rrisin konsumin, as të investojnë. De facto qeveria pranoi me kete buxhet se ekonomia shqiptare në vitin 2014 do të jetë në recesion, gje qe e provon dhe buxheti faktik.
Paketa fiskale dhe buxhetore e aplikuar ne 2014, u provua se nuk ishte gje tjeter vecse nje hap fatal të kalimit të Shqipërisë nga stabiliteti në varfëri, nga qëndrueshmëria ekonomike në krize, nga drejtësia sociale në padrejtësi.
Ajo eshte kundër prodhimit, investimit, punës dhe dijes.
ajo ofron me shume taksa per te gjithe, me pak kursime per individet dhe me pak fitime per bizneset, per tu riinvestuar, pra me pak vende pune, me shume varferi, destabilitet te ekonomise dhe recession.
Me kete buxhet ju jeni qeveria e vetme në Europë që nuk planifikuat dhe as ofruat asnjë lehtësim dhe asnjë nxitës zhvillimi në kohë krize, ndaj sipërmarrjes së lirë, si motorri i zhvillimit të ekonomisë, i punës dhe punësimit të njerëzve.
• – ju jeni qeveria që e sheh sipërmarrjen jo si partnere, por si një lopë për ta mjelur, madje s hezitoni ti fusni ne burg edhe per nje kase apo kupon tatimor.
• – ju jeni qeveria e vetme në Europë që rrit taksat në përgjithësi dhe ato të zhvillimit e konsumit në veçanti, në kohë krize, duke shkuar në një drejtim krejtësisht e diametralisht të kundërt me politikat që ndjekin kursin e mëkëmbjes dhe shëndoshjes së ekonomive.
• – nga ana tjetër, jeni e vetmja qeveri që rrit shpenzimet për luksin e vet dhe borxhin në kohë krize dhe fshin nga faqja e dheut investimet publike.
Ju po qeverisni mbeshtetur ne filozofine e abuzimit, grabitjes dhe zhvatjes se fondeve dhe pasurise publike. Ky eshte konkluzioni i raportit trondites se KLSH .
Dëmi i shkaktuar shtetit është i paprecedent plot 777 milionë euro, apo 1 miljard $ vetëm për vitin 2014, nderkohe qe 1 miljon shqiptare mezi mbijetojne ne mjerim…. Jetojne diktaturen e urise. 1 miljard $ abuzim I qeverisjes suaj jane parate e atyre shqiptareve te varfer qe zhyten ne erresire pa perenduar dielli si ne mesjete, se nuk mund te paguajne dot energjine, ose nese duan te shohin pakez drite nga llampa, I prêt burgu… jane parate e shqiptareve …. Fale te cilave , permes zullumit njemiljardsh dollaresh te abuzimit, ju jetoni ne boten e xhaguareve.
Shqiptare te dashur. Eshte më shumë se 2 milionë e 120 mije euro në ditë dëmi qe ju eshte shkaktuar juve dhe ekonomisë së vendit nga kjo qeverisje vetem ne nje dite… kafazi eshte pak per grabitqaret… ata nuk ngopen kurre…dhe te uritur do ti sulen prese perseri… nese nuk ndalen… po e bejne edhe tani ne 2015… 2 milionë e 120 mijë euro në ditë abuzim i qeverisjes, kur papunësia është rritur, kur eksodi ka njohur shifra rekord, kur varfëria është ne extrem, ku më shumë se 1/3 e popullsisë është në mjerim të plotë.
Raporti i KLSH, dëshmon atë çfarë ne kemi denoncuar, por edhe çdo shqiptar ka përjetuar.
Drejtoria e tatimeve dhe doganave, kanë mbledhur 70 milion EURO më pak të ardhura per buxhetin, duke mbushur xhepin e tyre dhe pushtetareve, ndonëse taksat për qytetarët u rritën. Dhe kjo thuhet qartë në raportin e KLSH! Kulacin per vete, kerbacin per popullin, sarajet e keshtjellat per vete, burgun per te varferit.. vete jetojne ne boten e xhaguareve, por 1/3 e shqiptareve ne boten e skamjes dhe mizerjes… kjo eshte filozofia e qeverisjes…
institucionet qeveritare kanë abuzuar duke u zhvatur shqiptareve plot 1 miljard dollare. parajsa per vete, ferri per popullin.
Ka abuzuar edhe ai, kerbaci I qeverise ndaj te varferve, OSHEE, me 32 mln euro, duke mbingarkuar me 9 miljone euro shqiptaret dhe duke u treguar dhe burgun.
Në 2014, nga tenderat e CEZ dhe OSHEE çdo qytetar ka humbur 300 euro nga ky abuzim.
Ky Buxhet e goditi per vdekje ekonominë e cila vazhdon te jete ne koma…
Investimet publike, të cilat janë shpenzimet e vetme produktive të buxhetit jane më të ulëtat në 8 vitet e fundit, ose rreth 5.5 miliarde leke me pak sesa plani rilindas per kete vit, ose pothuajse 5 miliarde leke me pak sesa fakti i vitit 2013. Vite më parë, John Maynard Keynes, një nga ekonomistët më autoritarë të të gjitha kohërave do të thoshte: “Sa herë që qeveria kursen 5 paund, i ka hequr ditën e punës dikujt.” Pikërisht kjo është ajo që po bën politika fiskale në Shqipëri.
Në kohë krizash ekonomike, kur sektori privat është i trembur dhe ul kërkesën për mallra dhe shërbime, janë qeveritë ato të cilat vendosen në linjën e parë të aktivitetit ekonomik. Duke rritur shpenzimet për investime, qeveritë konsumojnë, krijojnë kërkesë në ekonomi dhe hapin vende të reja pune. Kjo më pas shkakton një efekt pozitiv kaskadë, përmes të ashtuquajtuarit multiplikator fiskal, ku një lek shpenzim i qeverisë e rrit prodhimin më shumë se aq. Në terminologjinë ekonomike, këto janë ato që njihen si politikat kundërciklike ose stimujt fiskal.
Në vitin 2008-2009 qeveria Berisha e përdori në mënyrë agresive stimulin fiskal, duke shpenzuar deri në 10 për qind të prodhimit kombëtar për investime publike. Sipas FMN-së, keto politika ishin një nga arsyet kryesore që e mbajten ekonominë larg recesionit,
Është fakt qe Shqipëria tashmë e ka mbipërdorur huamarrjen dhe nuk mund të mbështesë më rritjen ekonomike tek borxhi. Por kjo qeveria nuk shpenzoi dot as paratë e taksave. Për ta thënë më thjesht, në 2014, qeveria ka hequr para nga tregu përmes taksave te rritura 50% që jua mblodhi qytetarëve dhe nuk I rihodhi në ekonomi, duke vrarë rritjen ekonomike .
Apatia e politikës fiskale në zërin e investimeve eshte një kosto e drejtëpërdrejtë që i ngarkohet ekonomisë.
E cila frenoi gjallërimin e kërkesës dhe rritjen ekonomike. Kjo eshte Një hara-kiri ekonomik, ose krizë e vetëkrijuar. pra buxheti nuk e ndihmoi ekonominë. Perkundrazi…
Qeveria perdori nje procedure ekstraligjore, Leter Kreditet, me te cilat pagoi kompanite private me miliarda leke ne avance (pa kryer punet) ne daten 31 dhjetor. Ndonese nuk ka studime, demi qe mund t’i jete bere ekonomise nga kjo eshte ndoshta me shume se 1% ngadalesim rritje ekonomike.
Ndaj, ky buxhet e DERRMOI KAPITALIN FIZIK
2- Kaluan plot 365 dite te vitit 2014 dhe ndonese qeveria parashikoi qe te shpenzoje 1.1 miliarde leke per zerin “kompensim per shtresat ne nevoje“, as edhe nje qindarke nuk eshte paguar per kete ze. Per me teper, ne vend qe ky fond te shkonte per keto shtresa, qeveria vendosi ta perdorte per “shpermblimet e fundvitit”, shperblime me karakter klientelist dhe politik.
Dy vitet e mevonshme kriza ka qene edhe me e thelle. EDHE PSE Gjasat jane qe rritja nr te VARFERVE GJATE 2014 te kete qene me dramatike, buxheti paguan 20 deri me pak. Kjo ka hedhur kosto te llahtarshme mbi shoqerine dhe ekonomine. tragjedite dhe vetevrasjet e deshmojne kete. Pra ky buxhet THJESHT E MASAKROI .
KAPITALIN HUMAN
3-DEFICITI BUXHETOR
per vitin 2014 rezulton ne masen 72.1 miliarde leke, APO rreth 5.2 miliarde leke me te larte sesa deficiti i vitit 2013, duke thyer rregullin e arte te vendosur dhe te respektuar nga qeverisja e meparshme, rregullin: shpenzimet per investime te jene me te larta sesa deficiti, me qellim qe borxh te merret vetem per investime dhe jo edhe per shpenzime korente.
PRA, Politika fiskale ishte dhe vazhdon te jete ne apati.
Ne kohe krizash dhe situatash te veshtira ekonomike, qeverite perpiqen qe permes politikave buxhetore aktive te ndihmojne ekonomine. A E beri buxheti 2014 kete? Sigurisht qe JO sepse permes pasivitetit, buxheti I vuri shkopinj nen rrota ekonomise. Kjo eshte e tmerrshme per nje vend.
Niveli i jetesës ka rene
Në fund të vitit 2014, paga mesatare ishte, sipas Bankës së Shqipërisë 5.8 për qind më e ulët së një vit më parë.
I vetëm ky tregues flet shumë. Por ka dy implikime madhore, të cilat qëndrojnë mbi të gjitha. Së pari, paga nuk është asgjë tjetër, përvecsse çmimi i punës dhe ashtu si çmimi i çdo të mire tjetër, përcaktohet nga mekanizmi i kërkesë-ofertës. Ajo rritet kur ka pakësim të ofertës nga individët ose rritje të kërkesës nga biznesi dhe ulet kur ka shtim të krahut të punës ose rënie të kërkesës nga ndërmarrjet. Meqënëse shqiptarët nuk u shtuan vitin e kaluar, përkundrazi u pakësuan duke marrë rrugët e kurbetit, shkaku i shtrëngimit në tregun e punës duket te jete ai i dyti. Ekonomia nuk prodhon vende pune.
Së dyti, në tortën e të ardhurave totale që sigurojnë familjet shqiptare, gjysma vijnë prej punës. Kur ky zë tkurret, gjasat janë që gjysma e familjeve të përjetojnë përkeqësim në nivelin e jetesës. Por sërish, puna nuk është zëri i vetëm i të ardhurave që është ndrydhur. Dërgesat e emigrantëve, fitimet e biznesit, dividentet dhe pothuajse i gjithë spektri i të ardhurave janë në rënie sipas shifrave te ketij buxheti. Rritja ekonomike për familjet shqiptare vitin e kaluar ishte thjesht një iluzion.
Er ekonomine ajo ishte rreth 2 për qind. Por e vetme shifra e rritjes ekonomike nuk e tregon të gjithë historinë.
Së pari një pjesë e rritjes, që ekonomia regjistroi vitin e kaluar është e lidhur drejtëpërdrejtë me stimulin fiskal. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, në 2014-ën qytetarët u ngarkuan dy herë më shumë me borxh se sa mesatarja e tre viteve të meparshme. Në një farë mënyre, kjo është rritje ekonomike në kurriz të së ardhmes.
Së dyti, ambienti rrethues vjet ishte shumë më i favorshëm. Bashkimi Europian, partneri më i madh, ekonomik i Shqipërisë, vitin e kaluar shënoi një rritje ekonomike prej 1.3 për qind. Dy vitet paraardhëse 2012-2013, ekonomia e BE ishte në recesion, me rënie respektivisht -0.5 dhe -0.1 për qind. Dhe ecuria e ekonomisë europiane është përcaktuese për Shqipërinë. Në këtë sens, pyetja a e shfrytëzoi ekonomia shqiptare sa duhet ambientin e favorshëm për të gjeneruar rritje- merr pergjigje negtive.
Rritja ekonomike vazhdon të jetë anemike.
Por cilat jane grupimet shoqerore qe kane vuajtur me shume pasojat e ketij buxheti ?
- Jane qytetaret e thjeshte te cilet kane mare me shkak sherbime edhe per shkak te uljes se te ardhurave te pushtetit vendor si rezultat I renies me 13.5% te te ardhurave nga biznesi I vogel
- Jane te perndjekurit politike, pasi ne vitin 2014 jane shperndare 3 milliard me pak se ne 2013
- Ish pronaret, te cilet kane mare 30.6% me pak se 2013
- Jane shtresat ne nevoje te cilet pothuajse nuk moren asgje nga fondi 1.1 milliard lek I parashikuar.
- Jane bizneset te cilet jane ballafaquar me nje ambient mbytes me taxa me te larta, konkurrence te pandershme per shkak te evazionit dhe kontrabandes qeveritare, me dhunen e institucioneve shteterore
- Gjithashtu kane e kane pesuar investimet publike dhe si rjedhim gjithe shqiptaret pasi ne 2014 jane realizuar 5.5 milliard lek me pas se plani dhe 5 milliard me pak se 2013.
- Gjithashtu e pesojne perseri gjithe qytetaret nepermjet rritjes se deficitit me pothuaj 5 miliard lek krahasuar me 2013. Deficit I cili eshte krijuar per shpenzime operative dhe jo per investime.
Ajo cka perjetuan dhe po perjetojne shqiptaret , por jo oligarket pushtetare apo financiare, te ngjason me fatin e Thanasit tek ai filmi i vjetër grek Thanas , shtrengo rripin.. Kur Pacienti eshte ne koma. Dhe kura nuk jep efekt, ajo duhet te ndryshohet.
Fjala në Kuvend e deputetes Liljana Elmazi, 5 Nëntor 2015