Konventa e Kurbinit u zhvillua sot ku të tre kandidatët për kreun e Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këlliçi, Ervin Salianji dhe Orjela Nebijaj debatuan dhe shpallën platformën e tyre për vlerat e të rinjve. Debatin e Kurbinit e përshëndeti i ngarkuari i kryesisë së Partisë Demokratike Tritan Shehu i cili vlerësoi lart angazhimin e të rinjve në këtë proces të brendshëm zgjedhor.

Të tre kandidatët debatuan para të rinjve kurbinas mbi temën “Vlerat e të rinjve. Ambicjet në politikë dhe antivlerat”. Angazhimin në politikë të të rinjve e mirëpritën të tre kandidatët duke dhënë ide të ndryshme për të. Njëkohësisht ata vlerësuan dëshirën për ndryshim tek të rinjtë si një vlerë të rëndësishme e cila duhet të jetë pjesë e përditshme në jetën politike shqiptare.

Debati do zhvendoset nesër në qytetin e Sarandës ku një tjetër temë debati do preket nga kandidatët.


Njoftim per shtyp i Partise Demokratike, 25 Nentor 2015