Kryebashkiaket dhe këshilltarët bashkiakë të Partisë Demokratike në bashkitë e vendit kanë dorëzuar pranë Këshillave Bashkiake kërkesën për të ulur me 30 % taksat mbi pronën. Kërkesa për të ulur maksimalisht taksat mbi pronën vjen pas apelit publik të kryetarit të opozitës Lulzim Basha.

Taksat mbi pronën u rrit deri katërfish në dy vitet e fundit duke rënduar barrën e taksave që paguajnë veçanërisht bizneset e vogla të cilat ndodhen në kushtet e mbijetesës. Ulja me 30 % e taksës do të ndikojë direkt në buxhetin e bizneseve dhe familjeve të tyre. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se me marrjen e besimit nga shqiptarët, taksa mbi pronën do të shkojë në nivelet që ka qënë para vitit 2007.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 1 Nëntor 2015