Shumë kolegë ndër ne këtu por dhe shumë qytetarë ndjehen kaq shumë të shqetesuar rreth asaj që po ndodh në oborrin e politikës në Shqipëri. Pjesa jonë e opozitës braktisi parlamentin një vit më parë me një vendim që synonte të sensibilizonte qytetarët por dhe partenerët nderkombëtarë, mbi gjemën që e kish kapur këtë sallë. Hyrjen në parlament të personave me rekorde të tmershme kriminale.  Pas sensibilizimit të kësaj të vërtetë, pasi u pa nga të gjithë se vendi po ecte me shpejtësi drejt një shtegu që po mbytej, siç ndodh shpesh ketu, jo ne, por ndërkombetarët na detyruan, të uleshim bashkë, ne të hynim në Parlament dhe ju të PS të pranonit se çeshtja e dekriminalizimit të parlamentit dhe dekriminalizimi i politikës në përgjithësi, ishte një çeshtje fondamantale nga e cila nuk shpëtonit dot.

Dekriminalizimi i parlamenti sot merr përgjigje e cila erdhi  pa padyshim: pas miratimit me konsesus të marrëveshjes mes paleve me mbikqyrje ndërkombëtare, pas ekspertizës së çmuar të ekspertëve euroamerikane, të ambasadës italiane spicifikisht, që kishin hartuar ligjin Severino, pas punës së bërë nga ekspertët e PD, dhe pa as me të voglin dyshim, pas këmbënguljes dhe vendosmërisë së Lulzim Bashës për ta çuar deri në fund kauzën e PD, për të ndërtuar një politikë të pastër, me njerëz të virtyteshëm. Për t’i hequr vendit  njollën e krimit që ka pushtuar politikën e për të garantuar një të ardhme më të mirë për vendin ku rrisim femijët tanë.

Po pse erdhem deri ketu? Pse politika  shkoi drejt kriminializimit te shpejte te saj? Pse prej me shume se 2 vjet e gjysem, qytetaret pane drejtore policie te lidhur me krimin, drejtore doganash, drejtore te kalimit te kufirit, drejtues te larte dhe zyrtare te denuar per trafik droge dhe qeniesh njerezore?  Te gjithe  u emeruan pa konkurs sigurisht, pa kritere sigurisht, por me nje urdher personal nga lart, shume lart.

Nga mbine te gjithe keta perona me rekorde kriminale ne cdo post te administrates dhe perse brenda nje viti politika shkoi drejt kriminalizimit te saj ?

E gjithe kjo erdhi sepse dikush e kishte parashikuar ne zgjedhjet e fundit te bente marveshje me krimin, me njerezit e krimit, me mendimin se potenciali i krimit me njohje, force dhe para’ do ti sillte nje fitore politike. Kontrata ishte e qarte: ju me ndihmoni me potencialin tuaj ne zgjedhje, neser une ne qeveri ju ndihmoj juve.

Kjo kontrate me krimin, si nje instrument politik, eshte kontrata me e keqe dhe me vrastare per shtetin ligjor, vrastare per demokracine, vrastare per ekonomine qe vihet ne sherbim te tyre, per qytetaret, vendin per te ardhmen e tij. Raste kemi plot, nga vende fqinje me ne dhe deri ne Kolumbi e Meksike. Drejtues politike te  partive qe bejne kontrate me krimin, i shkelin syrin krimit dhe kujtojne se kur te vijne ne qeveri mund ta mbajne krimin nen kontroll. Me vone e kane kuptuar se krimi eshte ai qe ka shkelur mbi politiken dhe ka dominuar politiken sic po dominon ketu ne Shqiperi.  Se nese ka vende ku qeverite e luftojne krimin, ka vende ku qeverite i shkelin syrin krimit, ketu krimi u be nje me shtetin. Ketu krimi trafikon droge me makina deputetesh por shteti nuk guxon ti ndaloje dhe policia i le te lire, ketu krimi perleshet ne beteje me njeri tjetrin me 200 gezhoja ne mes te Tiranes dhe krimin nuk guxon ta ndaloje dhe as ti permende emrin, policia e shtetit.  Ketu krimi vret policine dhe shteti e le te lire te kaloje kufirin.

Dhe e gjithe kjo kontrate me krimin ka proven edhe me te qarte para zgjedhjeve locale. Ambasadoret dorezuan dosjet  e kandidateve per kryetare bashkie te cilet kishin rekorde. Nuk na i dhane ne, por kerkesat per verifikim te atyre qe kishim kerkuar ne, ia dhane PS, ia dhane Rames personalisht.

Kur Lulzim Basha fliste per kandate me rekorde kriminale, Rama i pergjigjej se kishte deshmite e penalitetit, dhe se ishin si kristali. Kur Basha i thoshte se ishin te kerkuar nderkombetarisht me te pakten 2 emra, dhe gjurmet e gishtave i nxirnin ne drite, Rama thoshte se shenjat e gishtave nuk do ia merrte kurre se i prekte integritetin. Kur Basha thoshte se vendet e BE i kishin debuar per trafik droge, Rama i bente karshi nga shatrivanet: se cunat kishin qene te vegjel atehere dhe se nga te debuar, ishin kthyer ne te nderuar.

Kur Rama injoroi edhe nderkombetaret, ambasadoret iu drejtuan popullit qe te mos votonin personat me rekorde kriminale. Por  ne 21 qershor ata fituan sin je deshmi se krimi ia del te fitoje kur perdoret si instrument ne dore te politikes.  Kontrata me krimin tregoi se  mund te jete nje instrument politik per te marre pushtetin. Paraja, forca, pushteti i bashkuar edhe me shtetin, treguan se jane instrument ate mire per te fituar zgjedhjet.

Por ne e kemi te pamundur kete instrument. Ne nuk mund te ecim me instrumentin, ju konkuroni kriminele dhe ne konkurojme me kriminele. Ne e kemi te pamundur,  ndaj e kishim vene si kerkese fondamentale te aksionit tone politik dekriminalizmin e politikes. Vullneti politik i Lulzim Bashes dhe PD, i gjithe grupit parlamentar, mbeshtetja kaq e gjere e kesaj kauze solli pikerisht finalzimin e saj sot me kete ligj me mbeshtetje te gjere, e cila eshte  nje fitore e padiskutueshme e aksionit opozitar.

Ky ligj sot   ka 2 objektiva te qarte:

  • Te prishe kontraten me krimin e bere para zgjedhjeve, dhe te eleminoje cdo pasoje e ardhur nga ky shkak, pra dekriminalizmin, largimin e plote, te menjehereshem te gjithe atyre zyrtareve me rekorde te tmershme kriminale, kudo qe jane.
  • Te garantoje qe kjo fenomen i tmershem per vendin te mos perseritet me, mos lejoje kryetaret e partive qe te vendosin serish ne te ardhmen as ne parlament dhe as ne administrate publike, njerez me te rekorde te tmershme kriminale.

Jam i bindur se sot qytetaret qe po degjojne  do te me pyesin serish, po si? Si do behet largimi i njerezve te krimit nga politika? Si do mund te prishet kontrata qe Rama ka bere me krimin? Si do ti ndalojme kryetaret e Partive qe mos vendosin njerez te tille ne liste?

Kur me pyesnin nje vit me pare, kam thene se zgjidhjet jane shume te thjeshta, ligji shkruhet shume lehte, e shkruan cdo student i vitit te pare juridik, duhet vullneti politik, per te prishur kontraten me krimin dhe per te leshuar ata qe i ishin bere nje barre e madhe per Ramen.

Sot me te me mire apo me te keq vullneti politik eshte prezent. Dhe zgjidhjet teknike jane kaq te thjeshta. Modelet italiane, britanike, amerikane, australiane qe  u morren dhe u implementuan si teknikat me te mira e  bashkokohore i bejne me te thjeshta zgjidhjet.

Njerezit me te drejte pyesin: ku jane keta zyrtare me rekorde kriminale? Kush jane? Si do i gjeni? Si do i largoni?

Problemi   teknik qe kishin ekspertet  e PD ishte ceshtja e identifikimit te personave se ne Shqiperi indvidet me rekorde mbanin me shume se dy emera, dhe identetit i tyre ishte i pamundur per tu zbuluar pa shenjat daktiloskopike, shenjat e duarve qe rregjistrohen ne autoritet e huaja. Ne listen e 140 deputeteve dhe 61 kryetareve te bashkive ne nuk nuk kemi asnje me emerin Besnik Morina, Kastriot Heba, etj, por ata figurojne qe jane ketu mes nesh.

Shenjat e gishtave ishin celesi dhe debati. Kaq. Shenjat e gishtave te lidhura me kompjuterin e interpolit dhe printeri do nxjerre emrat nje e nga nje. Kaq e thjeshte nese duam ti largojme.. Baza e te dhenave eshte aty. Ndaj identifikimi do te behet menjehere nga institucionet qe eshte rrene dakord. Nese nuk pranojne  me kerkese te forcave politike. Marrja e te dhenave pastaj garantohet lehtesisht nepermjet te konventave te bashkepunimit te ndersjelle.

E pra,  nese nga ky identitifikim do te dale se nje deputet, kryetar bashkie, kryetar qarku, keshilltar, drejtor,  cdo funksionar,  ka rekorde te tmershme kriminale qe kane lidhje me trafiqet, vrasjet, pengamarrjet, grabitjet, mbajtjen e armeve te zjarit pa lejem  e te pakten 30 vepra te tjera, te renda, ketij deputeti apo funksionari do te nderpritet menjehere mandati, dhe nuk do te lejohet kurre gjate gjithe jetes qe te marre pjese ne funksione publike. E njejta mase do te ndermeret nese ky funksionar, eshte ne kerkim nderkombetar, per keto vepra, duke u pezulluar te drejtat deri ne perfundim te gjykimit.

E njejta mase do te ndermeret edhe ndaj atyre te cilet jane debuar nga shtetet e BE per te njejtat shkaqe si me siper.

Nese zyrtari eshte denuar per vepra me te lehta, dhe ka kryer denimin, nuk mund te ushtroje asnje funksion pa  ka kaluar 20 vjet.

Efektet e ketij ligji jane te menjehereshme. Kontrata qe politika ka bere krimin zgjidhet menjehere. Te gjithe ata qe kane mandatet e marra bazuar ne rekordet kriminale, te cilat do te rezultojne gjate verifikimit, do te duhet te zgjidhin kontraten dhe te largohen nga funksionet publike.

Pas miratimit te ketij ligji, asnje kandidat tjeter me rekorde kriminale nuk do kete mundesi te hyje ne administraten publike, sepse duhet te kaloje nepermjet nje chekimi te plote, jo me deshmi penaliteti, as me vetedeklarim, por me verifikim deri ne gishtat e duarve, duke krijuar nje parlament dhe nja administrate pa njerez me rekorde te tmershme kriminale dhe per te dhene qytetareve ate qe meritojne.

Te gjitha mekanizmat dhe instrumentat qe jane implementuar ketu, se bashku me paketen e ndryshime Kushtetuese, qe do te heqin komponentin e palevishmerise pas marrjes se mandatit ketu, do te bejne te mundur heqjen e njolles me te madhe te turpit qe u vendos mbi oborrin  e politikes, administrates dhe parlamentit ne vecanti.

Por ligji dhe teknika eshte e thjeshte. Problemi do ngelet vullneti per ta zbatuar qe mos zihemi serish ketu. Une nuk mund te paragjykoj por di te them se koleget e mi do te jene ketu me vullnet te hekurt qe dekriminalizimit ti shkohet deri ne fund.

Te nderuar kolege,

Ne mbledhjen e komisionit une votova pro ne parim, pro ne te gjitha nenent e dakordesuara, por abstenova ne miratimin ne teresi te ligjit sepse koleget nuk pranuan te miratonin 2 nene qe kishte kerkuar grupi paralamentar.

  • Neni para kishte te bente me perjashtim nga parlamenti te atyre deputeteve qe gjate nje mandati, GJK kishte vendosur tu hiqte mandatin se kishin abuzuar me pushtetin, pra kishin marre tendera publike. Nuk kane kryer krime banale, por kane shkelur Kushtetuten. Une i qendrova nenit sepse mendoj se nese nje deputet perfiton tendera nen kostumin e deputetit, ai nuk duhet te jete me deputet. Por votimi kunder nga PS, e nxjerr shume keq vete PS. Sepse ajo u thote deputeteve te saj, turruni merrni tendera sepse ketu do jeni serish. Ky model eshte model i shemtuar, dhe nese nuk ndalet sot do te kthehet heret a vone ne nje njolle edhe me te rende se kjo qe po heqim sot.

  • Neni i dyte kishte te bente me perdorimin e droges. Edhe ky nen nuk u votua nga PS. Por une mendoj se edhe ky nen e e nxjerr keq PS qe nuk pranon te beje testin e droges. Qytetaret duan te dine pse nuk e beni testin e droges? Nese ne e themi eja ta bejme dhe ju refuzoni, ne kete histori keq e me keq dilni ju, sepse nuk keni argument. Nese thoni se nuk keni perdorues, dakorde, ejani ta bejme. PD ka deklaruar se do kerkoje falje publike per secilin prej atyre qe e ka kauzuar politikisht. Ne ket rast dilni ju te fituar. Nese thoni  po, ka nga ne qe e perdorin por kjo nuk perben problem, une them se ka problem, e para sepse marrja e blerja e lendeve narkotike behet ne menyre kriminale, dhe e kam te pamundur te pranoj qe kryeminister, apo minister te kem njerez qe ushqejene krimin e organizuar ne Shqiperi. E dyta po ashtu e kam te pamundur qe te pranoj se vendimet per vendin, per te ardhmen e femijve te mi, te merren ne subkoshienen e njerezve teresisht te kontaminuar nga drogat e forta. Modelet jane pafund, sic ishin per shenjat e gishtave qe e mbajtet peng per kaq muaj, nga Europa e deri ne shtetet e Bashkuara. Por serish refuzimi ju nxjerr juve keq tek qytetaret.

GJithesesi edhe kjo do jete debat nga koleget me pas.

Ne fund doja te thoja  se shembulli sesi u arrit kjo pakete kur ka vullnet eshte nje shembull i mire parlamentar, shembulli kur palet ulen pa kompleksin dhe urdherin politik per te gjetur zgjdihjet me te mira, dhe qe sigurisht erdhi kur lideri supreme e pranoi se nuk mund ti mbante mbi shpine.

Nese do te kishim ndjekur te njejten procedure edhe ne hartimin e drafteve te reformes ne drejtesi, pa fsheftesi, ne mungese te plote sinqeriteti, pa hipokrizi do te kishim nje draft te perbashket, nje strategji te perbashket, me objektiva te qarte, per te spastruar gjyqtaret e prokuroret e korruptuar, per te eleminiuar korporativizmin ne drejtesi, per te zhdukur ndikimin politik ne drejtesi, duke garnatuar nje gjyqesor, te paster, jashte cdo ndikimi politik, pavarsisht nese sot eshte Rama dhe nese Basha Kryminister.

Gjate retorikave ne javet e fundit, pasi u be e qarte arritja per dekriminalizimin, disa kolege ketu thane se reforma ne drejtesi  do te bente dekriminalizmin e parlamentit. Kjo e  gjitha eshte retorike, sepse keta qe largohen sot kane mbaruar pune me drejtesine me se shumti, me ate shqiptare po e po, por llogarite disa i kane te hapura me drejtesine eurpiane, per te cilen nuk besoj se as une dhe as koleget qe kane folur, mund te reformojne.

Por kemi mundesi ama qe te hartojme paketa te tilla qe te pastrojme drejtesine, te krijojme nje gjyqesor te forte, me integritet, me perkushtim, te mirepaguar dhe mbi te gjitha te garantuar qe nuk ka lidhje me politiken. Kete gje mund ta arrijme vetem e vetem nese vendosim qe drejtesia aty jashte nuk do kete lidhje me ne. Nese ne shkepusim pazarin politik qe bejme me drejtesine. Nese drejtesia nuk i bindet urdherit politik per te denuar deputet e opozites se fyen kryeminisitrin dhe deputet e mazhorances te lavderohen ne vendime skandaloze se rrahen deputetin e opozites. As qe deputetet e qeverise lirohen edhe kur qellojne brenda komisiaritit me dy kobure. Jo kolege kjo nuk shkon.

Ate dite nje ambasador i rendesishem me tha ne mengjes: nuk dija cti thoja vajzes sime kur me pyeti: “babi cfare cfare ligji duhet ti thuash qeveritareve shqiptare te bejne qe deputetet mos qellojne zgjedhesit me dy kobure si ne filmat me ëest?”

Ja pra se reforma ne drejtesi na intereson kaq shume dhe ne. Sepse duam ta shkeputim nga pazari politik qe eshte lidhur.

Dhe pazari nuk shkeputet nese drejtesine ne e marrim nen vehte, as nese i emerojme NE kryetarin e KLD, as nese emerojme NE kryetarin KLP, as nese  emerojme NE prokuroin e pergjithshem, te emerojme ne ketu, me sa vota te doni, gjithe komisionin qe te spastroje gjyqtrare, te emerojme ne, gjithe antaret e ILD qe te do kontrollojne dhe shkarkojne gjyqtaret e prokuroret. JO kjo nuk funksionon.

NUk iken pazari politik nese emerimet ne drejtesi i ben Edi Rama kryeminister, nuk iken as nese i ben Lulzim Basha kryeminister, dhe ky eshte parimi.

E verteta eshte se drejtesia eshte keq. E kapur, e korruptuar, e nenshtruar. Por  nuk behet me e mire drejtesia nese NE ketu e emerojme te gjithe ata qe do ti kontrollojne. JO. Kjo do e beje me keq drejtesine, do e beje te me kapur drejtesine, dhe shpata e te keqes do bjere mbi qytetaret.

Shihni se çfarë ka ndodhur me këtë model në Sërbi, ku ai që e nisi, njëlloj si ky këtu, me shkarkime, spastrime dhe mbushje me militante, nuk ia doli se erdhën zgjedhjet dhe pushteti ndryshoi. Ky që erdhi, e mbajti me fort se i pari, normal, pushteti të pelqen ti kesh të gjithë nën vete. Atje janë dy palë gjyqtarë e prokurorë, ca të njerit e ca të tjetrit, ca me vendime gjyqsore për t’u kthyer e ca të tjerë, gati për t’i ikur. Kurrë drejtesia nuk ka qënë më keq, më e nënshtruar më thonë ekspertët ndërkombëtare.

Ndaj në fund të fjalës sime sot po them serish me durim e këmbëngulje edhe njëherë, sa nuk është vonë tërhiquni nga ai draft i tmershëm ku politika kap kokë e këmbë  drejtësinë. Me atë draft drejtësia do bëhet edhe më keq.

Ju faleminderit.


Fjala në Kuvend e deputetit të Partise Demokratike, Eduard Halimi, 26 Nentor 2015